BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesės

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 04:10

    Tensioni i gjakut lidhet me humbjen e kujtesės

    --------------------------------------------------------------------------------

    Njė nga shqetėsimet mė tė mėdha nė fushėn e shėndetit, nė Shtetet e Bashkuara ėshtė shtimi me ritme tė shpejta i degradimit tė trurit ose siē quhet ndryshe Dementia, qė sjell humbjen e kujtesės tek tė moshuarit.

    Demetia, ne disa raste quhet demenca, ėshtė njė simptomė e Alcajmerit, dhe thuhet se 20 pėrqind e amerikanėve mbi moshėn 80 vjeē vuajnė nga ky degradim i trurit. Por njė studim i ri e lidh dementian me tensionin dhe rekomandohet qė njė trajtim i thjeshtė i tensionit tė gjakut mund tė ulė rrezikun e humbjes sė kujtesės mes tė moshuarve.

    Mė shumė se 3 milionė amerikanė tė moshės 70 vjeē e lartė vuajnė nga dementia dhe 5 milionė tė tjerė vuajnė nga njė lloj humbjeje kujtese qė i vė ata nė rrezik tė lartė pėr t'u prekur nga dementia.

    Aktualisht nuk ekziston ndonjė mėnyrė e provuar pėr shmangjen e dementias, megjithėse studimet nė kėtė fushė tregojnė se arsimi i lartė, tė mirėushqyerit dhe ushtrime tė rregullta fizike mund ta pakėsojnė kėtė rrezik.

    Kohėt e fundit, njė studim i ri doli me idenė se edhe duke ulur tensionin e gjakut njerėzit mund tė pakėsojnė gjasat pėr t'u prekur nga dementia.

    Shkencėtarėt krahasuan rezultatet e njė studimi nė shkallė ndėrkombėtare mbi tensionin e gjakut mes rreth 3 mijė pacientėve mbi moshėn 80 vjeē, dhe vunė re se trajtimi i tensionit tė gjakut me barna tė quajtur Diuretikė dhe ACE pakėsoi 13 pėrqind mundėsitė e prekjes nga dementja.

    Me kėto rezultate nė duar, shkencėtarėt tani thonė se kujtesa duket se ndihmohet nga pėrmirėsimi i qarkullimit tė gjakut. Megjithėse tė tjerė bėjnė thirrje pėr studime mė tė gjėra e mė afatgjatė pėr tė vėrtetuar kėto rezultate.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:24