BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bie lexueshmėria nė Kosovė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bie lexueshmėria nė Kosovė

    Mesazh nga Albatros 25/2/2010, 19:04

    Megjithėse mungojnė statistikat, vlerėsohet se shkalla e lexueshmėrisė nė Kosovė po bie nė mėnyrė drastike.

    Nė njė anketė tė zhvillluar nė Prishtinė, sipas njė pėrzgjedhjeje krejt tė rastėsishme nga rreth 20 veta, mė shumė se gjysma prej tyre, kanė thėnė se kurrė nuk kanė lexuar asnjė libėr, ndėrkohė qė ka pasur edhe pėrgjigje se libri i fundit i lexuar ka qenė “Meshari” i Buzukut.

    Ata qė merren me botimin, shpėrndarjen dhe shitjen e librit thonė se kjo ėshtė pasojė e politikave tė gabuara tė qeverisė nė raport me librin, por edhe e defekteve tė sistemit shkollor.

    Nazmi Rrahmani kryetar i shoqatės sė botuesve tė Kosovės thotė se pozita e pafavorshme e librit nuk ėshtė rezultat i politikave tė gabuara nė disa vjetėt e fundit, por ajo daton shumė vite mė parė.

    “Problemi i librit nė pėrgjithėsi nė Kosovė ėshtė ēėshtje qė ka mbetur pa u zgjidhur, ose pa u trajtuar, problem i cili ka nisur qė para kohės sė luftės me shkatėrrimin institucional tė kulturės nė pėrgjithėsi, kur u bė shkatėrrimi i bibliotekave dhe institucioneve qė merreshin me kulturėn.”

    “Politika kulturore duhet ta ndėrrojnė qėndrimin e tyre ndaj librit si vlerė, dhe nė bazė tė kėrkesave qė ka bėrė edhe shoqata, edhe ligji pėr veprimtarinė botuese, i cili ėshtė aprovuar para shumė vjetėsh dhe ende nuk zbatohet nė Kosovė, libri do tė duhej tė shpallej vlerė me rėndė si tė vecantė, e mbase vetėm atėherė libri do ta merrte vendin qė i takon nė shoqėri”.

    Sali Bashota, Drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, thotė se telashet me botimin, shpėrndarjen dhe leximin e librit janė tė kahmotshme, njė ndėr to ai thotė tė jetė botimi i librit nė pak ekzemplarė, dhe pėr mė tepėr mungesa e njė rrjeti funksional pėr shpėrndarjen e tij, dhe mungesa e formave nxitė se qė e afrojnė librin me lexuesin.

    “Derisa nė Kosovė botohen libra nė vetėm 500 ekzemplarė, nga 50 000 sa janė botuar dikur, atėherė kjo flet pėr probleme tė hapura qė duhet tė diskutohen rreth komunikimit me librin, shpėrndarjen e tij dhe format tjera nxitėse, qė kanė tė bėjnė me leximin nė radhė tė parė. Bibliotekat e Kosovės ende nuk kanė njė rrjet funksional pėr shpėrndarjen e librit, dhe ato nuk kanė fonde pėr tė blerė tituj tė ri.

    Tė gjitha institucionet qė merren me librin do tė duhej tė diskutojnė mė gjėrėsisht dhe tė gjejnė forma nxitėse tė afrimit tė librit me lexuesin, sepse edhe lexuesi i sotė m ė shtė nė dilemė , se cfarė libri i ofrohet” Abdullah Zeneli, pronar i shtė pisė botuese nė Prishtinė “Buzuku”, thotė se “Ėshtė e pakuptueshme se si edhe botimet shumė tė rėndėsishme, madje edhe bestseller-et, nuk mund tė gjenden nė bibliotekat e Kosovės.

    Situata e rėndė sociale, ēmimet relativisht tė larta tė librit dhe pamundėsia qė ai tė huazohet nė biblioteka janė vetėm disa prej arsyeve pse libri nė Kosovė ėshtė nė pozitė tė palakmueshme ”

    Mirėpo zoti Zeneli thotė se numri i lexuesve nė Kosovė ėshtė shumė mė i madh nga sa duket dhe thuhet. Zeneli tha se ėshtė krejtėsisht qesharake se Ministria e Kulturės tė gjithė fondin pėr librin e ka gjithsejt 24 mijė euro.

    Ndėrkaq Hasan Zekaj nga zyra e publikimeve nė Ministrinė e Kulturės thotė se Ministria e Kulturės me politikat e saj ka bėrė jashtė zakonisht shumė, duke financuar disa botime tė rėndėsishme, tė cilat, siē shprehet ai, ia vlen qė t’i ketė lexuesi.

    Nė kohėn kur gati tė gjitha kafenetė e kryeqytetit janė plotė, bibliotekat dhe libraritė janė pothuajse bosh. Ato presin ne heshtje mysafirėt tė cilet i vizitojnė, rrallė e pėr mall.

    Gjėja mė e pa kėrkuar nė Kosovė pėr momentin mbetet libri. Tregtarėt dhe botuesit thonė se po u falimenton biznesi me librat, ndėrkaq shumica e qytetareve tė anketuar thonė tė mos ju kujtohet se kur e kanė lexuar pėr herė tė fundit njė libėr.

    “Fotokopjimi i librit ėshtė njė fenomen shumė i pėrhapur, dhe i kundėrligjshėm, ky po e rrėnon, po e shkatėrron librin. Sipas njė sondazhi 90 % e studentėve kosovarė sot mėsojmė nga tekstet e fotokopjuara.

    Liridon Mexhuani, njė tjetėr librashitės nė Prishtinė thotė se blerėsit janė tė moshave tė ndryshme, por mė tė shpeshtė thotė tė jenė studentėt.

    “Librat mė tė kėrkuar janė ata me pėrmbajtje psikologjike, historike, botimet e reja, romanet e autorėve shqiptar dhe atyre tė huaj, fjalorė tė gjuhėve tė huaja, por mė sė shumti shiten botimet e reja dhe tekstet universitare”.

    Nė kohėn kur gati tė gjitha kafenetė e kryeqytetit janė plotė, bibliotekat dhe libraritė janė pothuajse bosh. Ato presin ne heshtje mysafirėt tė cilet i vizitojnė, rrallė e permallė. Gjėja mė e pakėrkuar nė Kosovė pėr momentin mbetet libri.

    Tregtarėt dhe botuesit thone se po u falimenton biznesi me librat, nderkaq shumica e qytetareve tė anketuar thonė tė mos iu kujtohet se kur e kanė lexuar pėr herė tė fundit njė libėr.

    Nė njė anketė tė zhvilluar nė ambientet e Fakultetit tė Filologjisė, ku janė edhe degė te gjuhėve, dhe tė Bibliotekės Kombėtare, tė intervistuarit thonė se kryesisht lexojnė libra universitar, dhe kanė shumė pak kohė pėr tė lexuar libra tė tjerė .

    Pėrfundimisht, leximi i librit nė Kosovė, ka rėnė nė shkallėn mė tė ultė tė mundshme, saqė mund tė ta kujtojė edhe atė shprehjen e njohur “na ishte njė herė e dikur...”.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 14:45