BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Deri kur ...?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Deri kur ...?

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:18

    Artistja Majlinda Kelmendi ėshtė pjesėmarrėse nė ekspozitėn e hapur disa ditė mė parė titulluar “Martesa e Bardhė”, njė ekspozitė qė nėpėrmjet veprave tė tyre artistėt u bėjnė apel qė qytetarėt e Kosovės tė pėrfshihen nė procesin e liberalizmit. Ndėrsa tė bien nė sy dy veprat artistike tė piktores Kelmendi tė titulluara “Burokracia” dhe “Ballkani”. “Po, marrė pjesė nė kėtė projekt -ekspozitė me njė performancė dhe dy piktura nga cikli im “Ballkani”. Sigurisht qė nėpėrmjet konceptit tė punimeve tė mia dhe figuracionit qė kam zgjedhur, kompozimit, kam shprehur shqetėsimin tim pėr situatėn qė ne jetojmė nė mėnyrė artistike dhe bashkėkohore”, u shpreh pėr “Botėn sot”, piktorja e mirėnjohur.

    Sipas saj ndoshta kjo ekspozitė nuk do ta zgjidh pėrfundimisht problemet por, ajo kėmbėngul se iniciativa tė tilla janė shumė tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme nė shoqėrinė ku jetojmė. “Ėshtė e vėrtet qė nuk janė pėrcaktuese, por ama sensibilizon opinionin dhe politikėn nė mėnyrėn dhe formėn qė zgjedh pėr tė trajtuar temėn dhe problemin qė e shqetėson shoqėrinė ku jeton dhe vetė artistėt qė janė pjesė e saj”, thotė artistja, e cila, ashtu si artistėt e tjerė, pėrdorin artin e tyre, si gjuha mė e mirė pėr tė komunikuar dhe pėr tė mos qėndruar indiferentė ndaj kėtyre probleme, pasi ata janė pjesė e rėndėsishme e shoqėrisė.

    Ndėrsa pėr sa u pėrket dy veprave tė saj, janė dy koncepte shumė tė veēanta, tė goditura, ndoshta pikėrisht pėr kėtė pėrbėjnė edhe stilin e veēantė apo tiparet e personalitetit tė piktores. “ Nė punimin “Burokracia”, pra njeriu i mbėrthyer nė litarė, tregon privimin nga liria fizike dhe nga liria e tė vepruarit dhe tė menduarit. Ky ėshtė i riu ynė, njeriu ynė i getoizuar i kufizuar nga burokracia evropiane e vizave, pėr tė vepruar si subjekt sovran, pėr tė lėvizur si qenie e lirė nėpėr vendet e Evropės, botės. Pra ky njeri nuk ik nga liria, por ėshtė i privuar nga ajo. Nuk dihet nė ėshtė ky paradoks i kohės, apo imperativ i kapitalit dhe i politikės selektive evropiane? Sidoqoftė tė jetė, tė zhvishet njeriu nga identiteti e virtyti i vet njerėzor e pastaj tė lidhet me litarė, nuk ėshtė imazh i mirė e aq mė pak i bukur, nė fillimin e kėtij mileniumi”, shpjegon piktorja.

    Ndėrkaq nė veprėn e dytė tė prezantuar kemi “Ballkanin”, autorja komunikon nėpėrmjet kėsaj vepre me institucionet tė cilat e kanė nė dorė ta ndryshojnė kėtė situatė. “Tė jesh i mbyllur nė kohėn e lirisė, tė jesh i cunguar nė kohėn e demokracisė, tė integrohesh dhe mos pranohesh, tė kėrkojnė tė zhvillohesh dhe nė vend tė bllokohesh. Ekzistojnė elitat me prejardhje tė vjetėr, por ne kėrkojmė dritėn e gjelbėr...Deri kur ...?”, shprehet Mr. Kelmendi, duke shpresuar se kjo ekspozitė tė ketė veēanėrisht efekt nė Bruksel.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 17:10