BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gesi Tupja- Fėmija i Hėnės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Gesi Tupja- Fėmija i Hėnės

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:25

    Gesi Tupja- Fėmija i Hėnės Analiz10

    E me gjithė kėto, misioni qė kreu e vijon tė kryejė libri i Edmon Tupjes i kalon pėrmasat e sė zakonshmes sė Shqipėri. Pasi, edhe unė jam mė shumė e informuar pėr autizimin, edhe mikja ime qė kishte turp tė rrėfente se i biri vuante nga autizmi, edhe vajza ime kur e lexoi librin mėsoi se sa shumė kujdes duhej tė ketė njė njeri kur pėrgatitet tė bėhet prind e ndodhte pėrballė njė fenomeni tė tillė. Cili prej nesh do donte tė gjendej pėrballė njė problemi tė tillė? Por kur je dhe nuk di si tė veprosh me fėmijėn tėnd, ėshtė e dhimbshme, ėshtė e trishtueshme. Kėtė dhimbje, kėtė trishtim, nė librin e Tupjes mėsojmė se si ta menaxhojmė, si ta edukojmė, si ta pėrcjellim nė ato gjymtyrė tė shoqėrisė qė edhe pse janė tė ftohta, duhen vėnė nė punė, duhen sensibilizuar, derisa tu dhembin gjithė kockat, derisa tė kuptojnė se Gesi mund tė ishte edhe fėmija i tyre, apo Arlinda nga fshati i humbur i Gramshit mund tė ishte vajza e dikujt, e mund tė kishin edhe ėndrra kėta fėmijė tė gozhduar nga gjendja autike.

    Jo ėndrra pėr parą, pėr pasuri, pėr ambicie ndėrplanetare, por thjesht ėndrra pėr tė shijuar fėmijėrinė, rininė dhe jetėn e tyre nė njė shoqėri tė civilizuar dhe tė kulturuar qė di tė dojė, qė mėson tė dojė dhe respektojė kėdo qė ka fatin tė nisė rrugėn e jetės, tė startojė jo si tė tjerėt, me atlete, por zbathur, duke ndjerė dhimbje nė ēdo hap, duke i therur ēdo vėshtrim nė boshllėk. “Kur dhimbja premton dashuri”- ka tre fjalė shumė tė rėndėsishme brenda saj. Secila prej tyre ėshtė njė kambanė pėr ēdo njėrin prej nesh dhe njė shumėsi alarmesh pėr shoqėrinė nė tėrėsi. Gesi, miku im i panjohur nuk del nga shtėpia, vėshtron tej dritares, ka mure rreth vetes, por ėshtė ēasti qė shoqėria tė dalė pėrtej kėtyre mureve tė indiferencės, tė mosvėmendjes, tė moskujdesit dhe tė shpalosė alternativat qė kėta fėmijė tė kenė njė tė ardhme tė shkruar tė sigurtė; nė mos kėta, fėmijėt qė do lindin me terrin autik qė do t’u bėhet i errėt mė shumė nga indiferenca e madhe shoqėrore. Gesi me vėshtrimin e tij nė kopertinėn e librit shikon njė tė ardhme tė mjegullt; po a thua e ka ndjeshmėrinė tė vėshtrojė qartė tė paktėn njė ditė? Atė qė nuk e bėn dot Gesi Tupja, po e bėn me guxim, babai i tij, shkrimtari dhe ati, mėsuesi dhe kėshilluesi i ēdo detaji tė pėrjetuar. Dhe kjo ėshtė njė vlerė e panjohur nė librat e botuar nė Shqipėri.

    Gjesti shumė i rrallė dhe fisnik i gruas qė sponsorizoi dhe ndihmoi botimin e kėtij libri, Holta Dulaku, ėshtė shembull nga tė paktit qė kur njeriu kupton vlerėn njerėzore, ai bėhet pėrftuesi i madh dhe i rėndėsishėm i kėtij gjesti. Libra nė Shqipėri botohen me bollėk, kaq shumė sa gati - gati vlera e tyre ėshtė mė e sigurtė si letėr, si lėndė djegėse, sesa si vlerė kulturore. Nė kėtė rast, me ndihmėn financiare pėr botimin e librit tė Edmon Tupjes, zj.Dulaku dhe shtėpia botuese “Ombra GVG” ka perceptuar njė standard tė lartė tė mėnyrės se si jetohet nė shoqėrinė tonė. Ajo ka kuptuar se nuk mjafton tė kesh mundėsi, por tė dish t’i shpėrndash ato nė tė mirė tė shoqėrisė. Gėzohem qė njė gjest i tillė vjen prej njė gruaje, sepse gratė nė pėrgjithėsi kanė guximin e madh, kanė intuitėn e lartė, por kanė pushtetin e vogėl. Dhe e fundit, qė nuk ėshtė njė batutė e thjeshtė, por njė gjykim largpamės, sipas meje. Do t’i jepja ēdo ēmim tė mundshėm librit tė Edmond Tupjes, tė madh apo tė vogėl, kombėtar, apo lokal, letrar apo social, filozofik, apo politik, shėndetėsor, apo mėsimor, tė ēdo lloj fushe qė kėrkon njė libėr pėr konkurs.

    Sepse nė fund tė fundit misioni i librit nė njė shoqėri ėshtė edukimi i shoqėrisė, emancipimi i saj, sensibilizimi dhe vėmendja e madhe. Njė libėr nuk pėrmbys shoqėri, por pėrmbys paragjykime. Dhe misioni i babait ndaj njė fėmijė autik, duke u rrekur ta afrojė me diellin, pėrkushtimi i tij i madh, guximi pėr tė shpresuar, jo shumė pėr tė birin, por pėr dhjetėra e qindra tė tjerė qė vuajnė po aq sa ai, ėshtė mision human, qytetar, njerėzor, dhe njė model kulture i panjohur deri mė tash. Duke shpresuar tė thithė vėshtrimin e gjithė shoqėrisė, Edmon Tupja me librin e tij, mė mbetet vetėm tė guxoj:- Vėshtromė pak, Ges! Pa frikė!

      Ora ėshtė 8/5/2024, 16:26