BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Letėrsia dhe qyteti

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Letėrsia dhe qyteti

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/3/2010, 15:50

    Studiuesit e letėrsisė evidentojnė gjurmėt e qytetit dhe modeleve qė enden nė veprat e autorėve shqiptarė tė shekullit tė njėzetė. Konica hap dialogun, Kadare e dominon.

    Me botimin sė fundit tė akteve tė Konferencės Shkencore Ndėrkombėtare "Letėrsia dhe qyteti" mbajtur nė vjeshtė 2009, kemi njė panoramė ku studiues tė letėrsisė evidentojnė gjurmėt e qytetit dhe modeleve tė tij qė enden nė veprat e autorėve shqiptarė tė shekullit tė njėzetė.

    Tek vėshtrimi mbi Qytetin e provincėn, Sabri Hamiti lė mėnjanė qytetin si metaforė dhe mit tė qėndresės, dhe merret me atė letėrsi e cila lidhet me qytetin si mėnyrė e jetesės, si ndjeshmėri, mendėsi, mėnyrė e komunikimit, mė nė fund si kulturė qytetėrimi. Hamitit vendos tė parin nė rend ndėr shkrimtarė shqiptarė, Faik Konicėn si nismėtarin e risive tė modernitetit.

    "Me Dr. Gjiplėrėn, si personazh intelektual e si vepėr, Konica jep njė pėrshkrim tė Durrėsit e tė Tiranės tė viteve '20 tė shekullit '20, duke bėrė mė tepėr njė kirurgji tė jetės sociale e mendore, duke diferencuar shtresimet shoqėrore e mentalitetet e kėtyre rretheve, pėr tė ngritur njė kritikė pėrmbysėse tė tyre, duke pasur pėr bazė teorinė e tij mbi levantinizmin e qyteteve shqiptare."
    Sipas Hamitit, dhe kėtu janė nė mendje tė gjithė autorėt e pėrfshirė nė diskutim, vetėm prozatorėt modernė tė letėrsisė shqipe na ndihmojnė tė hyjmė nė trajtimin e vėrtetė tė temės.

    Ai pėrmend Shkodrėn e viteve '30 ashtu siē e "prezanton" Ernest Koliqi te "Tregtar famujsh" duke portretuar marrėdhėniet ndėrmjet shtresave tė qytetit: tė tregtarit e tė shkrimtarit, tė gruas e tė mashkullit, tė idealistit e pragmatistit, tė dashurisė e tė interesit, tė dijes autentike e tė shpifjes, tė kulturės, tė intelektualit e tė pseudointelektualit. Kurse Migjeni me "Novelat e qytetit tė veriut" e sheh Shkodrėn qendrėn e tragjedisė e tė mjerimit psikologjik e social.

    E me radhė Korēa e Sterjo Spasses tek romani "Pse?!", Dibėr-Tirana e Haki Stėrmillit tek "Sikur tė isha djalė", Gjirokastra patriarkale e Musine Kokalarit tek vepra "Siē mė thotė nėnua plakė", Gjirokastra e paradokseve sipas Kadaresė, Tirana virtuale prapė sipas Kadaresė, Anton Pashku tek tregimi "Kėnaqėsitė e Megapolisit" e paraqet qytetin e madh si traumė dhe antitraumė njerėzore.

    Hamiti e kalon nė mėnyrė sintetike pothuajse gjithė shekullin letrar, e prapė, atij ēėshtja i mbetet e hapur: "Sa mund tė ketė fisnikėri tė shpirtit e kulturė aty ku ka mjerim tė trupit e luftė pėr mbijetesė, qoftė ne qendėr, qoftė nė periferi."

    Pėr prof. Dr. Artan Fugėn studimi i korit antik nė tragjedinė greke sipas njė kėndvėshtrimi tė mbėshtetur te vepra e F. Niēes "Lindja e Tragjedisė" e ēon tek pėrfundimi: arti nga njėra anė i ikėn qytetit real dhe ndėrton njė qytet tė dytė virtual. Ndėrton njė realitet qė funksionon ndryshe. Por, nga ana tjetėr, ai rizbret nė tokė, sepse ėshtė i detyruar tė flasė njė gjuhė qė e kuptojnė qė njerėzit.

    Matteo Mandalą nga Universiteti i Palermos bėn "dy shėtitje tiranase tė Besnik Strugės", duke iu referuar njė vepre shumė tė pėrfolur ose si e letėrsisė sė realizmit socialist ose jashtė skemės sė kėsaj metode: "Dimri i vetmisė sė madhe" tė Ismail Kadaresė i botuar mė 1973. Mandalą heq paralele me poetikėn e dy veprave tė James Joyce-it "Dublinasit" dhe "Uliksi", kur merret me rravgimet nėpėr Tiranė tė protagonistit tė romanit.

    Studiuesi flet pėr njė ismailand, njė kryeqytet shqiptar qė Kadareja i pėrshkruan me realizėm tė skajshėm joyce-jan rrugėt, sheshet, pallatet, statujat, dyqanet, ndėrmarrjet. Por personazhi, sikur nuk ėshtė i kėsaj bote.

    "Duke menduar gabimisht se Dimri i vetmisė sė madhe ėshtė njė roman historik, ergo edhe personazhet, tė gjithė pa pėrjashtim, janė figura historike. Kuptohet menjėherė se kjo lloj pėrqasjeje ėshtė krejt e gabuar, por dyshoj qė me tė njėjtėn shpejtėsi kapet se sa i ndėrlikuar ėshtė problemi i personazhit letrar."

    Mandalą thotė se edhe Kadareja, duke shėtitur nė bulevard nė drejtim tė shtėpisė sė tij nė rrugėn e Dibrės, pėrktheu realitetin nė letėrsi, jetėn nė art. "Nuk pėrjashtohet fakti qė Besnik Struga tė jetė dyzimi i Kadaresė Ismailandi."

    Po me Kadarenė dhe letėrsinė e tij ėshtė marrė prof. Jean-Paul Champseix nga Universiteti Creteil i Parisit kur flet pėr qytetin si "njė cak apo njė strofull pėr zotin K...". Shqipėria tradicionale nėpėrmjet fshatit (Prilli i thyer) kurse qyteti njė pikė referimi komplekse.

    Champseix flet pėr qytetin e lindjes sė autorit (Kronikė nė gur) dhe pėr qytetin e rrethuar qė ka si karakteristikė tė tėrheqė armiqtė (Kėshtjella, Dimri i vetmisė sė madhe, Nėntori i njė kryeqyteti, Pėrbindėshi apo Darka e gabuar). Ai del nė pėrfundimin se qyteti i lindjes farkėton njė mentalitet, sugjeron njė estetikė krejtėsisht mbrojtėse ndaj ēmendurive tė kohės, por ai gjithashtu merr parasysh rreziqe.

    Po me lėndėn kadarejane merren nė interpretimet e tyre pėr marrėdhėniet e letėrsisė me qytetin edhe studiuesit Bashkim Kuēuku dhe Shaban Sinani. I pari mbėshtetet tek romani "Kronikė nė gur" pėr tė trajtuar konceptin e qytetit-personazh, ndėrsa i dyti pėr karakterin urban tė jetės njerėzore nė romanin "Dimri i vetmisė sė madhe".

    Pėr Persida Asllanin prozatorėt e parė modernė ndėrtojnė me kėmbėngulje praninė e njė qyteti tė shumėfishtė: si hapėsirė, si panoramė, si interier, si gjendje, si strukturim mendor, si ndėrgjegje, si erotikė, si ligjėrim, si grupim, si individualizim.

    Pėrmend kėtu Konicėn, Migjenin, Koliqin, Spassen, Kokalarin. Kurse kur flet pėr Fishtėn pohon se "veē qytetit tė tij politik, ai na ka dhuruar gjatė viteve '30 edhe njė nga refleksionet e para konkrete mbi organizimin arkitekturor dhe urbanistik tė qytetit nė faqet e "Hyllit tė Dritės", nė udhėpėrshkrimin "Udhtim nė Turki tė Re" (1932-1933). Ai provon, madje siē ka bėrė shumė mė gjerė dhe me refleksionin estetik, njė formulim "teorik" tė qytetit."

    Te "Tripoli(si) letrar nė Shqipėrinė e shek.XX" Prof. Dr. Ymer Ēiraku ngre treqytetėsin nė metaforė tek e cila ai sheh tė projektuara lidhjet e shumėfishta tė qytetit me letėrsinė "e kundruar kjo simbiozė konkretisht nė tre qytete: Shkodėr, Pogradec, Gjirokastėr".

    Ēiraku iu referohet kėtyre tre qyteteve jo thjesht si vendet ku u lindėn autorė kryesorė tė letėrsisė shqipe, respektivisht Migjeni dhe Koliqi, Kuteli e Poradeci, Kadare dhe Kokalari. Porse nė veprėn e tyre kėta krijues "kanė performuar artistikisht kozmosin e kėtyre qyteteve."

    Agron Tufa tek "Rrėnjėt e lirikės urbane", pasi jep njė pėrkufizim tė urbanizmit si reflektim nė letėrsi i qytetit tė madh, ėshtė i mendimit se nuk ka njė paradigmė letrare tė qytetit. Sipas tij qyteti "lind me ndonjė pėrmendje tė rrallė, mė tepėr si kundėrvėnie qetėsisė pastorale shqiptare me metropolet e huaja (motivet e kurbetit, syrgjynit, distancės sė largėt".

    Tufa del nė pėrfundimin se poetėt shqiptarė "nuk duan" t'ia hyjnė dialogut me qytetin; poetėt e traditės klasike "nuk e pėrballojnė psikologjikisht qytetin" pėrveēse si ornament romantik, ēka tregon se janė tė papėrgatitur pėr njė vetėdije tė tillė.

    Do duheshin pritur vitet '60 qė qyteti tė zinte vendin qė nuk e kishte pasur nė letrat shqipe. I kėtij mendimi ėshtė studiuesja Laura Smaqi e cila nė shėnimin me shumė interes "Pamje qytetėse nė 30 vjet poezi ('60-'80) dallon disa tipe qytetesh: qyteti i hekurt industrial (jep shembullin e poezisė "Ėndėrr industriale" tė I.

    Kadaresė); qyteti si shenjė semiotike ku objekte, monumente, vende tė caktuara vishen me kuptime tė ndryshme nė kohė (shembuj nga poezi tė Xhevahir Spahiut, Bardhyl Londos) qyteti si portret njerėzor, si nostalgji e kohės sė shkuar dhe si peizazh natyror (poezi nga Rudolf Marku) dhe tipi i qytetit si metaforė e njeriut (Fatos Arapi) etj.

    Megjithėse u quajt ndėrkombėtare, konferenca "Letėrsia dhe qyteti" e organizuar nga Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė, Departamenti i Letėrsisė nė bashkėpunim me Aleancėn Franceze, nuk ishte e tillė. Kjo nuk do tė thotė se studiues shqiptarė nuk janė gati ta shohin letėrsinė brenda temave tė tilla, edhe atėherė kur duket sikur letėrsisė shqipe i kėrkohet diēka qė s'e ka.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 12:20