BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    MKRS ndau ēmimet letrare vjetore!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje MKRS ndau ēmimet letrare vjetore!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/3/2010, 12:28

    MKRS ndau ēmimet letrare vjetore! Mkmk1-10

    Nė njė ceremoni solemne, e cila u mbajt nė ambientet e Galerisė sė Arteve tė Kosovės, nė prani tė shkrimtarėve, publicistėve dhe mediave tė shkruara e elektronike, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit bėri ndarjen e Ēmimit Kombėtar Letrar pėr Vepėr Jetėsore “Azem Shkreli” dhe tė ēmimeve letrare vjetore.Nė kėtė ceremoni solemne Ministri Valton Beqiri dhe Zėvendėsministrja Lirije Kajtazi bėnė ndarjen e ēmimeve letrare, me tė cilat, nė bazė tė vendimit tė jurisė profesionale, u nderuan: shkrimtari Nazmi Rrahmani me Ēmimin Kombėtar pėr Vepėr Jetėsore “Azem Shkreli”, shkrimtari Gėzim Aliu me Ēmimin letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 nė prozė pėr romanin “Nė klubin e tė shėmtuarve”, poeti Ag Apolloni me Ēmimin letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 pėr poezi pėr veprėn “Zomb”, eseisti Ibrahim Berisha me Ēmimin letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 pėr kritikė, eseistikė pėr veprėn “Konvergjenca intelektuale” dhe pėrkthyesi Bekim Bejta me Ēmimin letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit 2010 pėr vepėr tė pėrkthyer pėr veprėn “Raga – afrim i kontinentit tė padukshėm” nga Jean-Marie Gustave le Clezio, tė pėrkthyer nga gjuha frėnge.

    Gjatė kėtij akti solemn, Ministri Valton Beqiri mbajti njė fjalė rasti nė tė cilėn tha se organizimi i kėsaj ceremonie ėshtė edhe njė dėshmi e angazhimit dhe pėrkushtimit institucional tė MKRS-sė pėr mbėshtetjen, stimulimin dhe promovimin e vlerave tė letėrsisė sonė kombėtare. Nė kėtė kontekst, shtoi ai, sivjet MKRS e ka zgjeruar gamėn e ēmimeve letrare, disa nga tė cilat jepen pėr herė tė parė. Mė tutje, Ministri Beqiri i pėrgėzoi laureatėt e ēmimeve letrare pėr vitin 2009, duke theksuar se MKRS do tė vazhdojė ta mbėshtesė krijimtarinė letrare jo vetėm pėrmes kėtyre ēmimeve, por edhe pėrmes botimit dhe promovimit tė saj.Nė emėr tė laureatėve tė shpėrblyer, foli shkrimtari Nazmi Rrahmani, i cili pasi e falenderoi MKRS-nė dhe jurinė profesionale pėr ndarjen e kėtyre ēmimeve letrare tha se ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr tė dhe pėr autorėt e tjerė tė nderuar me kėto ēmime, duke shtuar se ndjen keqardhje qė kėtė privilegj tė veēantė nuk e kanė pėrjetuar edhe shumė autorė tė tjerė meritorė, tė cilėt tashmė nuk janė mė nė mesin tonė.

    Ai, gjithashtu, i falenderoi edhe lexuesit, tė cilėt, sipas tij, pėrmes leximit tė tyre tė parreshtur, e kanė stimuluar dhe e kanė mbajtur gjallė frymėzimin dhe artin krijues nė letrat shqipe.Ndėrkaq, nė kėt ceremoni solemne u tha se MKRS tashmė ka vendosur qė mjetet materiale tė ēmimit tė refuzuar nga shkrimtari Rexhep Hoxha t’i destinojė pėr botimin e letėrsisė pėr fėmijė.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 08:34