BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lamtumirė F1, bėj tifo pėr Alonson”

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Lamtumirė F1, bėj tifo pėr Alonson”

    Mesazh nga Albatros 14/3/2010, 20:05

    I pėrjashtuari “i bujshėm”, Flavio Briatore: Fernandon e kam mik. Ai dhe Hamiltoni janė mė tė shpejtėt

    Flavio Briatore ėshtė pėrjashtuar pėrgjithmonė nga veprimtaritė e organizuara nga FIA-s, pėr shkak tė skandalit nė Singapor, ku i kėrkoi Pikes tė pėrplasej me njė makinė tjetėr pėr tė favorizuar fitoren e Alonson, me futjen nė pistė tė “makinės sė shpėtimit”. Gjykata civile e hodhi poshtė kėtė tezė, duke e shpallur tė pafajshėm ish-drejtuesin e Renault-it. Gjithsesi, Briatore e ka mbyllur njė e herė e pėrgjithmonė karrierėn e tij me garat.

    Tashmė jemi nė vigjilje tė garės sė parė tė F.1 dhe Flavio Briatore pas shumė vitesh nuk ėshtė mė nė bokse…

    Do ta shoh garėn nė tv, duke ndjekur ata qė njoh prej vitesh. Mbetem i pasionuar pas F.1, edhe pse do tė kishte qenė mė mirė ta kisha lėnė nė vitin 2006, pas titullit tė dytė tė Alonsos. Atėherė i kisha fituar tė gjitha sfidat e mia dhe ndieja dėshirėn pėr t’u marrė me diēka tjetėr. Mė pas, nė vitin 2008, Alonso u kthye pas njė sezoni tė vėshtirė te McLaren dhe pėr miqėsi preferova t’i qėndroja pranė. F.1 mė ka dhėnė shumė famė, njohje, kėnaqėsi.

    Ju u larguat pas skandalit me Piken nė Singapor. FIA iu ka skualifikuar pėrjetėsisht dhe Gjykata e Lartė e Parisit e rrėzoi kėtė vendim.

    Me tė drejtė. Kam kaluar dy muaj, gjatė tė cilėve trajtohesha si kriminel. Vetėm unė e di se ēfarė kam kaluar e si jam ndier. Mė pas erdhi lehtėsimi, edhe pse pas disa muajsh do tė jetė apeli i kėrkuar nga Federata. Jam i qetė, e kam bėrė detyrėn e komandantit tė njė anijeje qė rrezikonte tė fundosej, pra dhashė dorėheqjen. Unė mora pėrsipėr pėrgjegjėsinė morale tė skandalit, por historia e vėrtetė ende nuk ka dalė nė shesh. Apeli mė dha lirinė dhe krenarinė, jam mirė tani.
    Eshtė krijuar ideja se ju jeni shkarkuar nga Renault.

    Renault bėri minimumin qė duhej tė bėnte, por nuk prisja shumė.

    Ēfarė keni bėrė nė kėta muaj?

    Atė qė kam lėnė pas dore nė 17 vitet e fundit: kam kaluar kohė me familjen, miqtė, kam bėrė gjėra tė thjeshta si shėtitjet ose pushimet pranė detit. Kam qenė njė muaj e gjysmė nė Kenia duke medituar dhe duke u kujdesur pėr veten.

    Le tė flasim pėr makinat. Cilat janė favoritet e sezonit?

    Skuderitė e zakonshme: Ferrari, McLaren, Mercedes, Red Bull.

    Kush ka mė shumė shanse?

    Flas shpesh me Alonson. Mė tregon se Ferrari ėshtė mirė kėtė sezon dhe se ndihet mirė te ajo skuadėr. Askush nuk ėshtė mė i zoti se ai nė menaxhimin e garės. Bėn edhe fare pak gabime.

    Pilotėt mė tė mirė tė momentit?

    Alonso dhe Hamilton. Pastaj ėshtė Masa, qė duhet tė ketė konsistencė. Por ėshtė shumė i shpejtė.
    Vjet dominoi Brawn me makinė nė limitet e rregullores. Mund tė ndodhė prapė?

    Mendoj qė Brawn ishte pėrtej (rregullores). Kishte shumė konfuzion nė lidhje me difuzorėt, sistemin kers, mbi gjithēka. ishte njė kampionat i pazakontė, i parregullt. Shpresoj qė ky i tanishmi tė jetė mė transparent.

    Heqja e furnizimeve do tė sjellė ndryshime?

    Do tė favorizojė pilotėt mė tė zgjuar, qė nuk do t’i prishin gomat. Pit stop do jenė spektakolarė, me ndalesa 2-3 sekonda nė krahasim me 7 mė parė. Pėrgjegjėsitė e mekanikėve nė ndėrrimin e gomave do tė rriten, por ky dihet qė ėshtė sport ekipor.

    A janė tė drejta pikėt pėr fituesin?

    Sistemi i kėtij viti e pengon skuderinė qė e gjen formėn mė tė mirė nė mes tė sezonit, pasi nuk mund tė rekuperojė mė. Botėrori mund tė mbyllet para kohe kėshtu.

    Po kthimi i Shumakerit?

    Do ta ketė tė vėshtirė me njė shok skuadre si Niko Rozberg. Jam skeptik pėr kthimet e tė mėdhenjve. Nuk do tė jetė e lehtė pėr tė, por kthimi i tij e gjallėroi F.1.

    Shumi me Beneton, qė drejtohej prej jush fitoi dy botėrorė. A keni biseduar mė nė momentet e vėshtira?

    Jo. Kur mora vesh qė do tė kthehej, i dėrgova njė sms. M’u pėrgjigj duke mė falėnderuar.

    Eshtė njė F.1 qė ka humbur skuadra tė mėdha si Bmw dhe Toyota e ka tani skuadra shumė tė vogla…
    Po, mini skuadra qė nuk e di a do t’ia dalin ta mbyllin sezonin. Dy janė skuderitė e mėdha, Ferrari dhe Mercedes. Sistemi ėshtė i sėmurė, kostot janė shumė tė larta dhe nuk fitohen para pėr tė justifikuar investimet. Nuk e shoh mirė tė ardhmen po nuk u shkruan rregullat nga e para.

    Nuk ka F.1 nė tė ardhmen tuaj, ndoshta si pronar skuadre?

    E pėrjashtoj 100 pėr qind.

    - Pra jeni i gatshėm tė futeni nė futbollin italian… pėr Juventusin?

    Bėni shaka? Modeli i futbollit ėshtė edhe mė keq se F.1. Do ta marr shtruar. Nuk kam nevojė t’i sajoj vetes njė punė. Pas 1 ose 2 vitesh do tė rifilloj tė punoj.

    Keni lėnė edhe presidencėn e Kuins Park Rejnxhėrs, skuadra juaj e futbollit.

    E bėra pėr tė mos krijuar siklete pėr Federatėn Angleze tė Futbollit pas skandalit tė Singaporit. Jam tėrhequr, por kam ende aksionet e mia sė bashku me Eklestonen dhe indianin Mittal.

    Po me Eklestonen si shkoni?

    Pas 20 vitesh kontakte tė vazhdueshme ėshtė e vėshtirė tė thuash qė nuk je mik me tė. Nė kaosin qė u krijua mė ka ndenjur pranė.

    Po Moslei?

    Nuk e kam parė e as e kam dėgjuar mė pėr tė.
    Do tė bėheni baba…
    Foshnja do tė lindė pas disa ditėsh. Mjekėt thonė se ėshtė mashkull. Kam njė ide pėr emrin, por gruaja Elizabeta ėshtė kundėr. Duhet ta bind.
    Ke njė fėmijė tjetėr me Klum.

    Njė vajzė, Leni. Eshtė pesė vjeēe dhe ėshtė adoptuar nga Seal, bashkėshorti i Heidit, njė njeri i veēantė. Nuk e kam parė mė Lenin, por jeta ėshtė e gjatė dhe do tė shihemi sėrish.

    Ēfarė kėshillash do t’i jepnit birit tuaj, pasi tė rritet aq sa mund t’iu kuptojė?

    Nuk e di, por do ta ēoj nė shkollat publike, qė tė jetė i barabartė me tė tjerėt, siē ka qenė edhe pėr mua. Shoh se fėmijėt e shumė miqve tė mi janė tė pėrkėdhelur dhe tė bezdisshėm. Do t’i jap njė edukim tė mirė tim biri dhe kjo do tė jetė puna ime e vėrtetė vitet qė vijnė. Larg F.1, larg njerėzve.

    Zhan Todt: Briatore duhet tė ndėshkohet

    Bosi i Formulės 1, Zhan Todt, ėshtė i bindur se ish-drejtuesi i Renault, Flavio Briatore, do tė ndėshkohet pėr rolin e tij nė skandalin e garės sė Singaporit. Briatore u pezullua nga FIA pėr rolin e tij nė pėrplasjen e Nelson Pikesė nė vitin 2008, por ky ndėshkim u rrėzua nga apeli. “Ne nuk mund tė harrojmė se njė makinė ka pėrplasur me qėllim njė makinė tjetėr dhe kjo nuk mund tė jetė pa pasoja”, ka thėnė Todt. Ai ka shtuar se FIA do ta apelonte ēėshtjen.

    Briatore e fitoi gjyqin nė Gjykatėn e Instancės sė Lartė nė Paris, sepse ish-presidenti i FIA-s, Maks Moslei, qė kishte drejtuar seancėn e ndėshkoi atė, duke vepruar si prokuror, avokat dhe juri. Vendimi gjithashtu ka hedhur poshtė pezullimin pesėvjeēar tė drejtorit inxhinjerik tė Renault, Pat Simonds, pėr rolin e tij nė skandal. Gjykata vendosi se vendimi ishte ilegal, por FIA ėshtė pėrpjekur qė tė tregojė se vendimi i gjykatės franceze nuk e nxori tė pafajshėm dyshen e Renault pėr komplotin e pėrplasjes sė makinės. Todt ka thėnė se FIA do tė formonte struktura tė reja, qė e ndanin sektorin e hetimeve dhe tė dėnimeve brenda FIA-s.

    Nik Krou, president i senatit tė FIA-s, ka thėnė se Todt ka miratimin e kėtij organizmi pėr ta ēuar deri nė fund kėtė ēėshtje. Nė njė konferencė pėr shtyp me drejtuesit e FIA-s, Todt ka thėnė se bosi i tė drejtave komerciale tė F1, Berni Eklestone, ka pasur njė takim me Kėshillin Botėror tė FIA-s tė enjten dhe ėshtė rėnė dakord se India do tė debutojė nė kalendarin e F1 nė vitin 2011. Gara do tė mbahet nė njė pistė tė re qė po ndėrtohet nė periferi tė Nju Delhit.

    Eshtė njoftuar gjithashtu se FIA do tė jetė anėtare e Agjencisė Botėrore Kundėr Dopingut (Wada), kurse Todt ka kėrkuar futjen e rregullės 107%. Ky rregull, qė ka vepruar nė sezonet 1996 deri 2002, ka kėrkuar qė pilotėt tė arrijnė njė kohė mė tė shpejtė nė kualifikime sepse ndryshe do tė dėshtojnė qė tė kualifikohen. Megjithatė, nuk pritet qė ky rreg

      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:48