BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Femrat dhe hormonet e tyre!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Femrat dhe hormonet e tyre!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/3/2010, 16:09

    Femrat dhe hormonet e tyre! Images

    Ēdo femėr e di qė kur ėshtė e mėrzitur, e pėrlotur, me dėshirė tė ulėt pėr seks, menjėherė e para gjė qė i vjen nė mend ėshtė se kjo gjendje mund tė lidhet me hormonet e saj. Pjesa mė e madhe e tyre janė tė mėrzitura nga kjo gjendje dhe nuk mund tė durojnė dot faktin se ende nuk ka njė pėrgjigje e saktė pėr kėtė situatė qė krijohet herė pas herė. Dėshira e njė femre pėr tė kuptuar hormonet dhe trupin e saj ėshtė njė fenomen shumė i bukur. Mė shumė se 100 vjet mė parė, femrat nuk kishin mjete mbrojtėse tė sigurta, ndaj dhe sillnin mė shumė fėmijė nė jetė. Kėto femra kishin 50% mundėsi pėr tė arritur menopauzėn dhe ėshtė vėrtetuar qė shumė pak prej tyre gjenin kohėn pėr tė menduar pėr hormonet dhe dėshirėn e tyre seksuale, edhe pse kjo do tė mund t’i ndihmonte shumė.

    Hormonet


    Ditėt e sotme mendohet se jetėgjatėsia e njeriut ėshtė 85 vjeē. Kjo do tė thotė se, individi mbetet mė gjatė aktiv, ka mundėsinė pėr tė pėrzgjedhur familjen qė do tė dėshironte tė kishte dhe pjesa mė e madhe e njerėzve do tė mund tė kenė lidhje tė vazhdueshme seksuale tė rėndėsishme nė jetėn e tyre. Kjo do tė thotė se, shėndeti dhe opsionet e zgjedhjes pėr njė femėr janė mė tė mira dhe me pėrmirėsimin e gjendjes sė gjėrave ajo do tė kėrkojė cilėsi mė tė lartė jetese, sidomos nė dhomėn e gjumit. Ka shumė femra tė cilat ndjejnė se hormonet e tyre janė shkaktare pėr pėrkeqėsimin e gjendjes nė jetėn seksuale. Nė ditėt e sotme njė nga problemet seksuale mė tė mėdha ėshtė humbja e dėshirės pėr tė bėrė seks. Ka pasur shumė hamendėsime se hormonet femėrore bėhen shkak pėr humbjen e dėshirės seksuale, por a ka ndonjė tė dhėnė se hormonet janė vėrtet “fajtore”?

    Kėrkimet

    E vėrteta ėshtė qė edhe pse shumė kėrkime janė bėrė, asnjė nuk ka arritur tė dalė nė njė pėrfundim definitiv nė lidhjen mes hormoneve dhe dėshirės pėr seks. Pse? Sepse deri nė studimet mė tė fundit, studiuesit e kanė konsideruar atė si shumė tė ndėrlikuar dhe polemik. Ėshtė interesante tė thuhet se pjesa mė e madhe e femrave besojnė se humbja e libidos ka tė bėjė drejtpėrdrejt me hormonet, por njė pjesė e madhe e tyre nuk kanė njė ēelės pėr tė kuptuar se ēfarė hormonesh kanė dhe cili ėshtė funksioni i tyre.

    Sipas studiueses, Christine Webber, njė nga shpjegimet mė tė mundshme mund tė ishte: Vezoret e njė femre prodhojnė njė sasi tė madhe tė hormoneve seksuale femėror estrogjen dhe progesteron, por gjithashtu prodhojnė edhe sasi tė vogėl tė hormoneve mashkullorė, testosteron dhe androstenedion. Si femrat edhe meshkujt kanė dy hormone shumė tė rėndėsishme tė cilat sekretohen nga gjėndra e hipofizės. Dita e parė e ciklit menstrual ėshtė Dita e parė e periodave. Nė njė cikėl mujor dy gjėra kryesore ndodhin: Niveli i estrogjenit rritet ngadalė gjatė gjysmės sė muajit dhe ulet me shpejtėsi gjatė ovulacionit, i cili ndodh gjatė ditės sė 14 dhe humbet gradualisht deri nė ditėn e periodave. Niveli i progesteronit rritet me shpejtėsi gjatė ovulacionit dhe mė pas ulet menjėherė para periodave.

    Lidhja me seksin

    Natyrshėm lind pyetja se cila ėshtė lidhja mes tyre dhe nivelit tė dėshirės pėr seks. Nėse pyet disa femra nėse ndihen mė shumė seksi nė njė periudhė tė caktuar tė muajit, ato do tė pėrgjigjen padyshim po, por periudha kohore nuk do tė jetė e njėjtė pėr tė gjitha. Mė shumė se gjysma e femrave, tė cilat kanė pasur luhatje, thonė se ndjehen mė shumė “tė ndezura” dy javė pėrpara ciklit, ndėrsa gjysma tjetėr shprehen se ndihen mė “tė shfrenuara” pak kohė pėrpara ose edhe gjatė ciklit menstrual. Nėse tė gjitha femrat kanė ndryshime hormonale, pse nuk ndihen tė gjitha seksi, apo jo nė tė njėjtėn pikė tė ciklit menstrual? E vėrteta ėshtė se askush nuk di tė japė njė pėrgjigje.

    Megjithatė, studiuesja Webber shprehet se, sipas teorisė sė saj femrat tė cilat ankohen se u rritet dėshira pėr seks para ciklit ėshtė se u pėlqen ndjesia e tė kryerit marrėdhėnie kur pjesa e jashtme e vagjinės ėshtė “e mbushur”. Duket se kjo ndjeshmėri e lartė e vagjinės vjen si pasojė e aftėsisė pėr ta ndjerė edhe mė shumė organin mashkullor brenda vetes, nė gjendje trupore. Kjo gjendje mund tė jetė njė “kundėrpėrgjigje” e ndjesive tė ndryshme fizike nė organin gjenital tė femrės.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 13:53