Intervistė me shkrimtarin gjerman
Ju keni filluar tė botoni vetėm pas viteve 90. Cila ka qenė arsyeja, qė ju nuk jeni shfaqur mė parė si shkrimtar?
Libri im i parė ėshtė botuar nė vitin 1995. Kam provuar dhe kam dashur gjithmonė tė shkruaj, por nuk e di pse nuk kam botuar mė parė. Ndoshta sepse duhet tė arrija njė farė pjekurie, ndoshta duhet tė pėrjetoja disa eksperienca, pėrfshirė kėtu edhe ndryshimet e mėdha tė 1989-s. Asnjėherė nuk ia kam dėrguar dikujt dorėshkrimet e mia, ka qenė thjesht njė lloj pamundėsie.
Ju keni jetuar nė Gjermaninė Lindore para se Muri i Berlinit tė shembej. Si e keni pėrjetuar kėtė ngjarje?
Ēdo eksperiencė e re nė jetė tė bėn ti kthehesh sė shkuarės. Rėnia e Murit tė Berlinit ka qenė njė ngjarje e madhe e jetės sime. Pėr mua, e pėr tė tjerė qė vinin nga Gjermania Lindore ndryshuan jo vetėm paratė, ushqimi, veshja, televizioni, por ndryshoi gjithēka. Madje ndryshoi edhe dashuria e koncepti i saj. Tashmė, 20 vjet mė pas ne kemi humbur shansin pėr tė ndryshuar ashtu si duhej disa gjėra. Kapitalizmi nuk e solli zhvillimin nė rrugėn e duhur, sepse ēdo aspekt i shoqėrisė u ekonomizua, gjithēka ėshtė shndėrruar nė biznes: mjekėsia, edukimi, aspekti social, kultura dhe mendoj se ky ėshtė njė problem i madh.
Si ėshtė pėr ju Gjermania sot?
Mendoj se si shumica e vendeve tė Evropės Perėndimore synohet vetėm zhvillim, zhvillim, zhvillim. Kjo ėshtė rruga e gabuar. Njėzet vjet mė parė varfėria nuk ishte njė problem. Prej 10 vjetėsh ėshtė kthyer nė njė shqetėsim tė madh, sepse shumė njerėz fitojnė 300-350 euro nė muaj dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė jetosh me kaq para nė Gjermani.
Adami dhe Evelina, tregon njė histori dashurie nė pėrpjekjen pėr tu arratisur drejt Perėndimit nė vitin 1989. Pse keni zgjedhur pikėrisht kėtė mit?
Kjo nuk ėshtė karakteristikė vetėm e kėtij libri. Mendoj se letėrsia i rimerr herė pas here dhe i ritregon historitė e vjetra duke vėnė eksperiencėn personale nė kėtė histori. Adami dhe Evelina ėshtė rimarrja e mitit tė tundimit, e dilemės sė madhe qė solli viti 1989 jo vetėm pėr gjermanėt: tė rrinin apo tė iknin? Kam dashur tė rimarr edhe njėherė argumentin e pėrjetėsisė, vdekjen dhe frikėn ndaj saj. Nėse Adami dhe Eva ishin veēse njė hap larg nga Parajsa, tashmė njerėzit ishin veēse njė hap larg nga fėmijėria, nga pėrgjegjėsia pėr ta marrė vetė nė dorė jetėn. Tė gjitha kėto gjėra erdhėn bashkė nė kėtė roman, tė cilin e kam shkruar gjatė 2007-2008.
Na ndihmon letėrsia tė mos harrojmė?
Letėrsia ka njė ndikim tė mirė nė kujtimet tona. Sigurisht qė nė kohėn e diktaturės, pėr tė cilėn jam shumė i gėzuar qė mbaroi, letėrsia kishte njė rol mė tė madh, sepse nuk kishte as gazeta, as radio dhe as televizion. Normalisht letėrsia duhet tė jetė kritike dhe tė mos ketė kufizime. Por ndonjėherė, kryesisht nė Gjermaninė Lindore, disa shkrimtarė u persekutuan pėr veprat e tyre. Pas vitit 89 askush nuk pyeti mė pėr ta, ata mund tė kenė vepra, famė, por nuk kanė mundėsi tė jetojnė mirė.
Ju e vizitoni pėr herė tė parė Shqipėrinė. Cilat janė pėrshtypjet e para?
Unė kisha dėgjuar pėr Shqipėrinė kohė mė parė. Dikur koleksionoja pulla dhe kisha shumė tė tilla prej Shqipėrisė. Pėr ne Shqipėria ishte vend i mbyllur, njė nga vendet e shumta qė smund ti shihnim, njė vend i ēuditshėm qė sishte as Lindje as Perėndim.Jam gjithmonė i interesuar pėr vende me tė cilat kemi tė njėjtin sfond historik, qė vijmė nga komunizmi. Normalisht gjėrat pėr Shqipėrinė ishin shumė mė tė vėshtira, por ne arrijmė tė kuptohemi shumė mė mirė sesa ato vende tė cilat nuk kanė tė shkuarėn tonė. Sot kohėrat kanė ndryshuar. Ashtu si edhe te ne, kėtu ka mjaft biznesmenė tė huaj qė kanė ardhur tė investojnė dhe nė kėtė kuadėr mendoj se kemi shumė mė shumė tė pėrbashkėta tani. Dua tė di mė shumė pėr kėtė vend. Kam vetėm pak kohė kėtu, por kam lexuar dhe kam dėshirė pėr ta njohur sa mė shumė.