BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Big Brother, Bertina lė shtėpinė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Big Brother, Bertina lė shtėpinė

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/3/2010, 12:21

    Big Brother, Bertina lė shtėpinė 1berti10

    Big Brother” nė “Top Channel”. Prania e Fabrizio Corona-s, mbretit tė paparacėve italianė brenda shtėpisė, surpriza e babait tė Oltės dhe Domenikės, ka prekur jo vetėm banorėt, por edhe publikun. Largimi i Bertinės prej shtėpisė sė “Big Brother” ka shkaktuar jo pak mėrzi pėr atė vetė, Erionin, por edhe mes banorėve tė tjerė.

    Tė nominuarit eliminimi

    Mes Hakiut, Klodit, Oltės e Bertinės ka qenė pikėrisht kjo e fundit, vajza nga Delvina, e cila ėshtė larguar pėrfundimisht prej shtėpisė sė “Big Brother”. Erioni, djali me tė cilin Bertina ka njė lidhje brenda shtėpisė nuk e ka fshehur mėrzinė dhe nervozizmin pėr largimin e saj.

    Ada: Dua tė njihem mė mirė me Erionin

    Ajo tregon pėr publikun se ka kaluar njė javė shumė tė mirė jashtė shtėpisė sė “Big Brother”. Ajo tha se ėshtė zhgėnjyer prej Klodit edhe pse e ka falur, ajo e ka tė vėshtirė ta ndjekė atė. Pyetjes sė Arjan Konomit se me cilin do tė kishte miqėsi po tė vazhdonte tė qėndronte aty brenda ajo iu pėrgjigj ndoshta me Mandin. Mė pas asaj iu dha mundėsia tė fliste me Klodin, Erionin dhe Oltėn. Ajo i tha Klodit qė do ishte mirė tė falte vetė veten pa i dhėnė mė shumė shpjegime. “Duke tė parė nga ekrani ti nuk mė jep asnjė lloj efekti”, i tha ajo. Ndėrsa Oltės i tha qė e ka ndier shumė mungesėn e saj. Pėr sa i pėrket Erionit, Ada tha se do tė donte qė kur tė dilte jashtė ta njihte mė mirė atė. Pėr sa i pėrket Erionit, Ada tha se do tė donte qė kur tė dilte jashtė ta njihte mė mirė atė. Bertina tha se duhet tė sqarojė kėtė muhabet deri nė fund. Ndėrsa Ada duke u larguar nė lidhje me kėtė ēėshtje tha se atė qė nuk e dha aty brenda e dha pėrjashta.

    Fitojnė provėn e javės

    Gjatė spektaklit, konkurrentėt kanė pedaluar dy biēikleta. Kjo situatė lidhej me provėn e tyre tė javės, e cila parashikonte qė ata duhet tė pedalonin vazhdimisht nė mėnyrė qė tė evitonin fikjen e njė drite e cila lidhej drejtpėrdrejt me pedalen derisa tė pėrmbushnin kėshtu plot 8 kilovat energji. Ata kanė vazhduar kėshtu derisa Vėllai i Madh ka vendosur tė binte gongu i pėrfundimit tė provės. Ai ka vendosur ta shpallė kėtė lojė tė fituar. Si rrjedhojė buxheti i tyre ėshtė 600 lekė pėr person. Por duke qenė se banorėt e kanė tejkaluar kėtė provė, atėherė “Big Brother” ka vendosur t’u dhurojė edhe njė surprizė tjetėr gjatė javės sė ardhshme.

    Fabrizio Corona, nė “Big Brother”

    Njė i ftuar special ka marrė pjesė nė spektaklin e mbrėmshėm tė “Big Brother Albania”. Fabrizio Corona, mbreti i paparacėve, italianė njėkohėsisht edhe personazh i njohur i botės sė spektaklit ka hyrė nė shtėpi nė dhomėn e bardhė ku janė vendosur fotot e realizuara prej banorėve me veshje tė Bonavitės dhe ai zgjodhi tri fotografitė mė tė bukura sipas tij. Ai ėshtė imazhi i Bonavitės. Gjatė kėsaj vizite ai kishte nė dorė edhe dy zarfe tė kuq, njėrin pėr Oltėn e tjetrin pėr Domenikėn. Pasi takon tė gjithė banorėt dhe u dorėzon zarfet vajzave, ai largohet nga shtėpia e “Big Brother”. Veē pranisė sė tij nė “Big Brother” Fabrizio Corona do tė jetė i pranishėm edhe nė programin “E Diell” qė do tė transmetohet si ēdo javė, sot nė “Top Channel”.

    Baballarėt, surprizė pėr Domenikėn dhe Oltėn

    Olta ėshtė e para qė hap zarfin. Ajo shikon njė faqe gazete ku babai i saj ka thėnė se ėshtė zhgėnjyer prej saj. Ai ka thėnė se kjo qė shikon nuk ėshtė vajza e tij. Kėto fjalė tė rėnda e kanė prekur shumė atė. Ndėrkaq, Arbana e fton tė shkojė nė dhomėn e kuqe e cila ėshtė mobiluar me objektet e shtėpisė sė saj, kolltukun, njė vazo me lule, dy tavolina tė vogla mbi njėrėn prej sė cilės ėshtė vendosur njė kuti bizhuterish, si dhe njė kornizė me foton e familjes. Arbana i shpjegon publikut se fjalėt e tė atit tė Oltės, tė shprehura nė artikullin e gazetės, kishin pėr objektiv marrjen e njė reagimi tė saj. Olta me tė atin ka pasur pėrherė njė raport kompleks, por tė fortė. Olta takohet me tė atin dhe mėson qė artikulli i botuar nė suplementin “Big Brother” ka qenė vetėm njė shaka. Edhe Domenika ka hapur zarfin e saj. Ajo shikon nė monitor njė mesazh prej dy motrave tė saj, Nomei dhe Klaudja, tė cilat i kėrkojnė tė bashkohen sė bashku dhe i shprehin mungesėn. Njėkohėsisht nė monitor shfaqet edhe njė mesazh prej tė atit qė i thotė se do ta kėrkojė derisa tė ketė tė rrahurat e fundit tė zemrės. Arbana i kėrkon qė kur tė jetė mė e qetė me ide mė tė qarta tė mendojė pėr t’u rilidhur me babanė dhe motrat e saj. Pėr tė mbyllur ose hapur portėn e zemrės saj. Ajo thotė se zemra edhe pse ėshtė e mbyllur ka njė hapėsirė tė hapur pėr t’i lėnė vend shpresės.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 18:03