BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/4/2010, 17:29

    Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt! Images

    Gratė zakonisht pėrballen me kėto probleme tek tė 70-at dhe 60-at, rreth dhjetė vjet mė vonė se meshkujt, tė cilėt preken nga kėto siptoma tek tė 50-at dhe 60-at. Pėr njė kohė tė gjatė, doktorėt mendonin se ky ndryshim vinte pėr shkak tė estrogjenit. Por studimet kanė treguar se nuk mund tė jetė kjo arsyeja, dhe tashmė e dimė se po t’u japėsh estrogjen grave qė kanė kaluar menopauzėn ėshtė e dėmshme pėr to. Njė arsye pėr shfaqjen mė vonė tė sėmundjeve kardio-vaskulare mund tė jetė fakti se femrat kanė relativisht deficencė hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat nė fund tė adoleshencės, pėr shkak tė menstruacioneve.

    Hekuri luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė qelizat tona, duke prodhuar radikale tė lira, tė cilėt u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-sė, ēka mund tė ndikojė nė plakjen e qelizave. Nė fakt, nė dietat tona, mishi ėshtė burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit ėshtė mbase njė prej arsyeve kryesore pse ėshtė e shėndetshme tė jesh vegjetarian. Ca kohė mė parė u zhvillua njė studim shumė i mirė qė vėzhgonte konsumin e mishit tė kuq dhe sėmundjeve tė zemrės nė Leiden, Holandė. Nė rajonet, ku njerėzit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmėn e rrezikut tė infarkteve, nė krahasim me popullsinė qė konsumonte mish tė kuq.

    Njė mundėsi tjetėr mė e ndėrlikuar (pėr jetėgjatėsinė e femrave) ėshtė se femrat kanė dy kromozome X, ndėrkohė qė meshkujt kanė njė. Kur qelizat plaken ose dėmtohen, ato kanė mundėsi zgjedhjeje pėr sa u pėrket gjeneve, ose njė kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmė nė kėtė mėnyrė: kemi njė grup kromozomesh, tė gjitha plaken bashkėrisht. Nė disa qeliza, gjenet nė njėrin kromozom X janė aktive; nė qelizat e tjera, rastėsisht, tė njėjtat gjene me variacione tė ndryshme janė aktive nė kromozomin tjetėr X.

    Mos harroni, tė gjithė kemi tė njėjtat gjene, arsyeja pse ndryshojmė ėshtė sepse shprehim variacione tė ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave tė ndryshme tė njė makine. Tani, nėse njėri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese pėr qelizat nė krahasim me tjetrin, atėherė qelizat me avantazh do tė dominojnė, ndėrkohė qė tė tjerat do tė vdesin duke lėnė pas mė shumė qeliza me gjene nė kromozomin e favorizuar X.

    Kėshtu, tek gratė, qelizat mund tė mbrohen nga njė variacion lehtėsisht mė i mirė i njė gjeni nė kromozomin e dytė. meshkujt nuk e kanė kėtė shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk ėshtė akoma e qartė se sa i fortė ėshtė ky ndikim. Kam parė meshkuj, tė cilėt e kanė dėmtuar fizikun e tyre nė mėnyrė tė tmerrshme me kalimin e kohės, duke pirė duhan dhe alkool, tė cilėt kanė mbushur 100 vjeē e mė shumė, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė shumė e rrallė. Ato mund tė kenė pasur kombinimin e duhur tė disa variacioneve shumė tė rralla gjenetike qė ne i quajmė “gjenet qė mundėsojnė jetėgjatėsinė”, pėr tė cilėt ne jemi shumė tė interesuar.

    Ndėrkohė, individė tė tjerė mund tė mbajnė njė regjim tė hekurt pėrgjatė gjithė jetės dhe tė mos i kalojnė tė 80-at. Kjo mund tė ndodhė pėr arsye se ato mund tė kenė qė e quajmė “gjenet e sėmundjes”, disa variacione gjenetike qė janė relativisht tė dėmshme pėr to. Tani, disa prej kėtyre (gjeneve tė sėmundjeve) mund tė ndodhen nė kromozomin X (ēka do tė thotė se femrat, tė cilat kanė dhe njė kromozom tjetėr X, me tė cilin ta kompensojnė kanė avantazh).

    Por realisht ėshtė shumė e komplikuar. Ka dhe disa arsye tė tjera pse meshkujt vdesin mė herėt se femrat. meshkujt, nė fund tė adoleshencės sė tyre kalojnė njė fazė qė quhet “stuhia e testoteronit”. Nivelet e hormoneve mund tė jenė shumė tė larta dhe tė ndryshueshme dhe mund tė shkaktojnė sjellje tė rrezikshme tek tė rinjtė. Ato nuk vėnė rripat e sigurimit, pinė shumė alkool, mund tė jenė agresivė dhe tė pėrdorin armė e kėshtu me radhė.

    Kėto sjellje ndikojnė nė shkallėn mė tė lartė tė vdekjeve. Njė pjesė tjetėr ku shohim shkallė mė tė lartė vdekshmėrie tek meshkujt ėshtė tek ata qė vuajnė nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetėr. Nėse ata tentojnė tė vetėvriten ato ia dalin mė me sukses se femrat. Nė pėrgjithėsi, rreth 70 pėr qind e faktorėve qė pėrcaktojnė jetėgjatėsinė janė faktorė mjedisorė qė varen nga sjellja juaj dhe mėnyra e jetesės. Ka gjasa qė vetėm 30 pėr qind tė pėrcaktohet nga gjenet. dhe ky ėshtė lajm shumė i mirė. Sepse ne mund tė jetojmė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė kapim tė 100-at.

    Por nė pėrgjithėsi, ka tre gjera qė meshkujt i bėjnė me keq se femrat. Ato pinė mė shumė duhan. Ato hanė mė shumė ushqime qė shkaktojnė rritjen e kolesterolit. dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanė me stresin aq mirė sa femrat. Ato e brendėsojnė stresin nė vend qė ta lėnė atė tė ikė, edhe pse kjo ėshtė njė pikė mjaft e diskutueshme pėr momentin. Por sidoqoftė, stresi luan njė rol tė rėndėsishėm nė sėmundjet kardio-vaskulare.

    Nėse gjithsecili do tė kujdesej pėr shėndetin dhe mirėqenien e tij, njerėzit do tė jetojnė mesatarisht deri nė 85 vjeē dhe nė vitin 2050 rreth 800 000 amerikanė do tė festojnė 100-vjetorin. Sipas mjekėve edhe pse njerėzit pėsojnė plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund tė qėndrojė e re deri nė vdekje, nėse do tė ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e tė shmanget stresi. Fuqia e trupit sigurisht qė ulet me kalimin e moshės.

    Faktorėt pozitivė pėr jetėn e njeriut

    Shumė studime kanė treguar faktorėt tė cilėt janė pozitivė pėr jetėn e njeriut, duke ndikuar nė jetėgjatėsinė e tij. Por 35 pėr qind pėr jetėgjatėsinė pėrgjigjen gjenet e njeriut, pėr tė cilėt shkenca dhe mjekėsia e deritanishme ka shumė pak nė kontroll. Por studimet e ndryshme mjekėsore kanė treguar se shmangja e probleme kardiake dhe tė gjakut do tė ishte njė faktor i rėndėsishėm pėr tė jetuar mė gjatė.

    Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tė adoptuar mėnyra tė reja tė sjelluri tė cilat do tė ndikonin pozitivisht nė shėndetin dhe jetėgjatėsinė tuaj. Por kėto kompozime qelizash kancerogjene nė trupin e njeriut nuk janė tė ndikuara nga mosha. Pėr tė shmangur kėto probleme qenėsore nuk kanė munguar edhe studimet e dietologėve, tė cilėt shprehen se ėshtė e rėndėsishme tė shmangen kaloritė e tepėrta.

    Rėndėsia e ushtrimit fizik gjatė ditės

    Koha pėr tė rinjtė duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar tė 60-at gjykon se nėse do t’i kishe kushtuar vetėm njė orė nga dita jote aktivitetit fizik, do tė ndiheshe mė mirė.
    E nė tė vėrtetė sipas mjekėve dhe shkencės duke ushtruar aktivitete fizike vetėm disa orė nga dita juaj, pėrfshirė edhe aktivitete aerobike do tė uleshin rastet e shfaqjeve tė problemeve kardiake, ngrirjes sė muskujve apo thyerjes sė kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojnė artritet dhe ndikojnė nė fleksibilitetin e muskujve dhe balancėn e trupit.
    studime tė tjera nė vija tė trasha kanė theksuar se aktiviteti fizik ėshtė njė faktor pozitiv nė jetėgjatėsinė e njeriut si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Shumė njerėz kanė njė fizik tė mirė dhe zemėr tė shėndetshme pikėrisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojnė dhjamosjen e organeve tė trupit, apo dobėsimin e muskujve.

    pse femrat jetojnė mė gjatė se meshkujt

    Nė botėn e industrializuar, femrat jetojnė 5 deri nė 10 vite mė shumė sesa meshkujt. Ndėr njerėzit qė i kanė kaluar 100 vjeē, 85 pėrqind janė femra. Njė arsye e rėndėsishme ėshtė avantazhet qė femrat kanė ndaj meshkujve, pėr sa i pėrket sėmundjeve kardio-vaskulare, siē ėshtė ataku nė zemėr dhe infarkti.

    Gratė zakonisht pėrballen me kėto probleme tek tė 70-at dhe 60-at, rreth dhjetė vjet mė vonė se meshkujt, tė cilėt preken nga kėto simptoma tek tė 50-at dhe 60-at. Pėr njė kohė tė gjatė, doktorėt mendonin se ky ndryshim vinte pėr shkak tė estrogjenit. Por studimet kanė treguar se nuk mund tė jetė kjo arsyeja, dhe tashmė e dimė se po t’u japėsh estrogjen grave qė kanė kaluar menopauzėn ėshtė e dėmshme pėr to.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:52