BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Me ke flet per veten?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Me ke flet per veten?

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/4/2010, 23:17

    Me ke flet per veten? Images

    Na ndodhe shpesh te kemi probleme ose te jemi te lumtur per nje ngjarje te vecante dhe te deshirojme ti ndajme keto gjendje shpirterore me dike. Por duhet te kemi kujdes se ke degjues te zgjedhim per te mos mbetur te zhgenjyer pasi mund ti kemi thene me shume se c'duhet.

    Vetem me femra

    Nga kendveshtrimi emotiv, femrat flasin me shume se meshkujt, mbi te gjitha ato qe bejne pjese ne grupin e zakonshem, ato i besojne njera tjetres historine kronike hap pas hapi te jetes se tyre. Per femren konfidenca transformohet ne nje ritual periodik, nje kenaqesi e cila atyre i duhet per tu shprehur, per te shpjeguar, ekzaminuar.

    Keshilla: Ti japesh cilesdo lloji konfidence te njejte nuk eshte teper prodhuese, kur nje problem kerkon nje vemendje te vecante. Ndaj bisedat e "kohes se lire" me grupin me te ngushte shoqeror rezervoji ato per mikeshen tende me te cilen kuptohesh me mire.

    Me nje te panjohur

    Rrefimet e saj jane te perqendruara ne fushen personale, marredheniet me partnerin, problemet me femijet, ndonje shqetesim shendetsore...
    Ja pse kjo lloj femre preferon te flasi me kenaqesi me nje te panjohur, te cilin mund ta kete takuar ne sallen e pritjes se spitalit apo gjate nje udhetimi.

    Keshilla: Asnjehere mos krijoni besim tek te panjohurit, kjo fraze i thuhet shpesh femijeve, por ky rregull vlen shume edhe per te rriturit.

    Me prinderit

    Ndoshta rastesisht apo per hir te zakonit mund ti besoni boten tuaj shpirterore edhe personave te familjes, me te cilet mbi te gjitha keni lidhje gjaku edhe pse keni mundesi te medha te zgjidhni me ke te flisni: nje moter, vella, kunat, kusherire dhe ndonjehere dhe teze apo halle. Por per rrefimet kjo femer tenton ta fshije nga lista ate qe konsideron si "armiken e perjetshme"-vjerren.

    Keshilla: Duke bere ndjonje perjashtim, nje person i familjes nuk arrin te te jape keshilla te paaneshme, sepse gjykimi eshte shume i ndikuar nga afeksionet e lidhjes se gjakut. Fakti qe ben pjese ne familje, nuk do te thote se jane te pagabueshem: edhe nje prind mund te gaboje.

    Duke "lundruar" ne internet

    Pervec telefonit, i cili eshte versioni tipik "per te bere muhabet", femrat i shfrytezojne te gjitha mundesite e fundit te ofruara si mjet komunikimi: interneti. E ulur perpara kompjuterit i tregon sekretet e vogla dhe te medha nje prej bashkefoleseje virtuale.

    Keshilla: Nese ti je njera nga ato qe perdor kete menyre per te komunikuar, atehere mbaj parasysh qe te mos shprehesh asnjehere konfidencete marre nga miqte "virtuale". Heret a vone do te merrej vesh dhe do te konsideronin si nje person tek i cili smund ti kihet besim.

    Me ato qe kane "uniforme"

    Mund te jete parukieri, masazhatori, trajneri personal ose mesuesi i anglishtes, estetisti etj. Vetem ata qe nuk "shkojne ne pune", disa persona arrijne te shkarkojne ngarkesat e tyre emotive te brendeshme duke treguar ndjesite dhe ngjarjet qe nuk do te mund tja tregonin dot te tjereve.

    Keshilla: Uniforma nuk konfirmon automatikisht cilesite njerezore dhe ndjeshmerine e nevojshme per te degjuar dhe per te sygjeruar zgjidhje te vlefshme. Seleksiono me mire personat te cileve mund ti besosh.

    Me kedo

    Cdo here qe duhet te marre nje vendim, kjo femer ka frike se mos gabon dhe nuk di cfare te beje. Per ate eshte e domosdoshme ti tregoje per pasigurite kujtdo qe eshte i gatshem ta degjoje. Pamundesia per zgjedhjen e bashkebiseduesve e ben te kete ide me konfuze dhe te reagoje pa reflektuar.

    Keshilla: Meso qe te reflektosh me vetveten, dhe meso te besh dallimin midis keshillave te vlefshme ose ato qe te interesojne ty. pastaj, nese vertet nuk arrin ti marresh vete vendimet, mjaft i kerkove mendim te gjitheve, di ti besh edhe vete gabimet, pa ndihmen e te tjereve.

    Vetem me meshkuj

    Ka disa qe flasin vetem me meshkuj, i cili mund te jete i cilesdo kategori, shoku, bashkeshorti, ish i dashuri, kolegu etj me te cilin ka vite qe njihet. Eshte aq e gezuar nga marredhia qe ka me gjinine tjeter aq sa nje femre nuk do ti kerkonte keshille per nje pale kepuce... Por i dashuri apo cilido mund ti keqkuptoje disa lloje rrefimesh.

    Keshille: Ne lidhje me disa argumenta nje mashkull mund te jete me pak i fiksuar se sa femrat, por mundet edhe qe te mashtroje ate qe rrefehet, duke shfaqur "interesa" me anen e kesaj miqesie te thjeshte.

    Me mikeshat ne telefon

    Keni deshire te bisedoni, te shfryheni ne momentin kur jeni duke shkuar ne pune ose gjendeni ne mes te trafikut dhe ndiheni vetem? Kjo tip gruaje e fillon diten duke i telefonuar mikeshave per ti thene te rejat e fundit, kete mund ta beje edhe kur eshte ulur ne divan ose e zhytyr ne vaske. Pak rendesi ka kush eshte ne linjen tjeter. E rendesishme eshte qe flisni ju sa me shume, -e ngjashme me nje monolog- keto lloj bisedash kane te njejtin funksion si te jesh tek psikologu.

    Keshilla: Kush flet shume, shpesh mund te zbuloje gjera personale, te cilat do te ishte me mire ti mbanit per vete. Sepse nje here qe mund te tregoni me shume sec duhet mund te kompromentoje pergjithemone nje raport, ose mund te marresh reagime te paparashikueshme.

    Vetem me mikeshen e zemres

    Disa gra zgjedhin mikeshen e zemres, sepse ajo eshte gjithemone ne te mire e ne te keqe dhe nuk te le ne balte ne momentin qe ke nevoje per te. Ajo di te jete e kuptueshme, por edhe objektive, komenton pa te gjykuar, mund te behet edhe e ashper, por jo te jete ndeshkuese, di te gjeje momentin e duhur per te nderhyre, di te perdori tonin e duhur per te folur e per te te kundershtuar me qetesi dhe me embelsi.

    Keshille: Mikesha e zemres eshte nje tip pjese tjeter e vetes sone dhe per kete , jep pergjigje t qe presim, por kjo sdo te thote qe ato gjithemone mund te na ndihmojne. Zgjidh nje rruge te mesme. Shfryhu me te, por flit edhe me ndonje te cilit i beson. Pastaj krahasoji dy llojet e mendimeve.

    Mos harroni

    te rrefehesh ka te beje me nje sforcim emotiv nga te dyja anet dhe jo gjithemone jep rrezultatet e deshiruara.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 19:30