BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te nxihesh? Mundemi, por ashtu si duhet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te nxihesh? Mundemi, por ashtu si duhet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/4/2010, 17:03

    Te nxihesh? Mundemi, por ashtu si duhet! Images

    Tani qe dielli po nxehet serish duhet te rikujojme se si te mbrohemi prej tj. Dielli, sigurojne dermatologet, ben mire edhe per nje efekt anti-kancer. Por ka dhe efekt te kundert, nese nuk ruhemi me menēuri ndaj tij.

    Jo me doren lart kunder diellit: Rrezet e diellit bejne efekt edhe ndaj nje mbrojtjeje anti-kanceroze. Keshtu, le t’i themi po nxirjes ne respekt te kuptueshmerise dhe zgjuaresise. Jane dy dhe rregulla te thjeshta baze per t’u respektuar: te besh kujdes me oraret, ne te cilat ekspozohesh ne diell dhe te perdorsh mbrojtje diellore. ‘dielli dhe nxirja - thote dermatologu italian Patrizio Mulas - jane diskriminuar per nje kohe te gjate, por duhet thene se, i perdorur me zgjuaresi, Dielli ka efekte te rendesishme tek shendeti dhe ushtron edhe nje aksion anti-tumoral. Mund te behet i rrezikshem, nese teprohet me ekspozimin’.

    Secili duhet te sensibilizohet qe te mos e teproje dhe te limitoje rrezet diellore. Vemendje te veēante i duhet rezervuar tipave “skoceze te kuq’, subjekte me lekure te bardhe, shpesh me njolla, floke bionde apo te kuq, sy te ēelur, qe nuk nxihen kurre dhe pergjithesisht skuqen (jane me te ndjeshem, sepse jane me pak te mbrojtur nga melamina). ‘Rekomandimi i pare – nenvizon Natale Cascinelli, referent ne Organizaten Boterore te Shendetit – eshte te mos neglizhojme’. Djegiet nuk duhen marre lehte, sepse mes faktoreve kryesore te rrezikut te disa tumoreve te lekures (ato epiteliale), eshte pikerisht ekspozimi ne diell kur je femije apo i ri, bashke me lekuren dhe syte e qarte dhe nje shtim i numrit te nishaneve, qe mund te formojne lesione parakanceroze. ‘Ne fakt, – sakteson Cascinelli -, rastet e ketij kanceri te lekures i kane sidomos ata qe punojne ne natyre, si peshkataret, fshataret apo ne ato zona te trupit qe lihen zbuluar’. Perkundrazi, nuk eshte deshmuar ne nivel shkencor nje lidhje direkte mes rrezeve ultravjollce dhe shfaqjes se nje melanome, qe eshte nje tumor me i hasur ne zona te trupit, normalisht me pak te ekspozuara ndaj diellit.

    dielli mik – Ne ēdo rast, dielli mbetet nje aleat i shendetit. Mjaft duke menduar qe vitamina D lind nga nje derivat i kolesterolit, i pranishem ne nenshtresat e lekures. Kur rrezet ultravjollce bien mbi lekuren tone, kjo substance e dhjamosur ne fillim transformohet ne vitamine D, e vlefshme per te ushqyer kockat tona, skeletin tone. Keshtu, sipas kerkimeve te fundit, nje ekspozim konstant prej dy oresh ditor minimizon 50% rrezikun e zhvillimit te tumorit te prostates, se gjirit dhe kolones vertebrale. Vitamina D, e lidhur me rrezet diellore, vepron edhe kunder semundjeve infektive, auto-imune dhe kardiovaskulare.

    te nxihesh si duhetPer ke i jep rendesi lekures – Kujdesi eshte, si gjithmone, fjala rutine. Nje tregues i pare kategorik vlen sidomos per femijet, per te cilet ekspozimi ne oret e pikut (nga 11 deri ne 15) duhet te jete i evituar. Me mire t’i zhvendosesh aktivitetet perjashta ne orare te tjera: oraret me te mira jane te mengjesit heret dhe te mbasdites vone. Edhe te rriturit, gjithashtu, duhet te evitojne oret me te nxehta dhe te vene mbrojtes tek floket, syze dielli, sidomos ne ditet e para. Kujdes me ēadrat dhe banjat. Siē nenvizon Mulas: ‘Duhet te perdorim krem mbrojtes, edhe pse jemi poshte ēadres ku, megjithate, futet 50% e diellit. Edhe nese qendrohet ne uje, sepse rrezet e diellit ultravjollce penetrojne nje meter thelle. Tjeter keshille eshte te perdorni filtra rezistente ndaj ujit’. Rreziku nuk mbetet vetem ne plazh. Ne lartesi, barrierat atmosferike jane me te larta. Keshtu, rrezatimi ultravjollce perthithet me pak. Pa llogaritur qe vendet e fresketa jane ne gjendje te ridergojne gati 80% te rrezatimit diellor (rera e thare deri ne 25%). Ja perse edhe ne male ruajtja e lekures dhe syve eshte e detyrueshme.

    Limitet e kremit diellor – Duket qarte qe mbrojtja e vertete per lekuren nuk jane kremerat diellore, por sensi i mases, duke pasur gjithmone parasysh qe nuk ekziston ne bote nje pomade e afte te filtroje nje qind per qind rrezatimin ultravjollce dhe, keshtu, nuk mund te sigurojne nje mbrojtje absolute. As ajo e destinuar per te sapolindurit dhe femijet. Nga vera e 2008-es eshte ndaluar per vendet e BE-se qe te shiten prodhime qe thone se mbrojne 100% nga dielli. Ndaj, mos i zgjasni qendrimet ne diell apo tek llambat e nxirjes ne qendra estetike, sepse shkaktojne edhe plakje te lekures apo njolla.

    Dermatologu – Alarmi i fundit ne fakt i tumoreve te lekures merr emrin cheratosi diellor. Sipas mjekeve, dallohet me renie te lekures perreth vendit te tumorit, i cili pak nga pak mund te transformohet dhe rritet dhe as operacionet kirurgjikale nuk garantojne rritjen apo jo te te tjera berthamave kanceroze. Personat e predispozuar jane fototipet 1 dhe 2. Por jane ne rrezik dhe ata qe kalojne shume kohe ne diell. Semundja godet sot 3% te popullsise mbi 50 vjeē, por duke prekur edhe ata te cileve nuk iu iken nxirja as ne dimer. Per keta, se paku, nje here ne jete pas moshes 30-vjeēare eshte mire te bejne nje kontroll tek mjeku. Parandalimi eshte themelor. Duhet bere kujdes tek ndryshimi i ngjyres, forma e nishaneve ekzistuese apo shfaqja e formave te ēuditshme ne trup.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:44