BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rruga e ligjit apo ligji i rruges

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Rruga e ligjit apo ligji i rruges

    Mesazh nga Kleandra 10/5/2010, 18:43

    ZAMIR GJURGJI

    Rruga e  ligjit  apo  ligji  i rruges Stilograf42

    “Prilli bėn lulen e maji ka nderin”, ėshtė kjo
    njė fjalė e urtė
    popullore kur dikush bėn njė punė, por frytet ia
    rrėmbėn njė tjetėr.
    Populli opozitar iu pėrgjigj nė fundprill thirrjes
    sė kreut tė
    opozitės shqiptare z.Edi Rama pėr tė mbushur kokė mė kokė
    sipėrfaqen
    drejtkėndore tė njė pjese tė bulevardit qendror tė
    kryeqytetit(nga
    dritarja e kryeministrit e deri te kėmba e parė e urės
    sė Lanės), si
    dhe kokrra-kokrra hapėsirėn po drejtkėndore tė njė
    segmenti tjetėr
    tė bulevardit(nga kėmba e dytė e Urės sė Lanės dhe deri
    tek
    ish-monumentet e Leninit e Stalinit). Pėr tė pėrshkruar kėtė
    hapėsirė
    tė “popullatės opozitare” mjafton tė kqyrėsh vėmendshėm edhe
    foton
    qė ofronte nė ditėn e parė tė majit njė nga tė pėrditshmet qė
    kuron
    “24 orė mbi 24” – nėse duhet tė pėrkthej fjalė pėr fjalė njė
    shprehje
    tė gjuhės italiane – imazhin publik e politik tė kryebashkiakut

    kryeopozitar, z.Edi Rama. Ky ėshtė njė pėrshkrim objektiv(pa pretenduar

    absoluten) nė statusin e njė qytetari tė thjeshtė, i pajisur edhe me
    kėrshėrinė
    mė brishtė pėr tė parė, vėrejtur, matur e vėzhguar ēka
    ndodh(i) nė
    kapėrcyell tė prill-majit nė zemėr tė kryeqytetit. Nė kėtė
    kuptim,
    nuk kam ndėrmend tė shprehem sadopak subjektivisht pėr tė vėnė

    punė dijet e pėrftuara nga arsimimi fillor: t’i drejtohem tabelės sė
    shumėzimit
    pėr tė gjetur se Sip= gjat. x gjer., e qė shifrėn e dalė nė
    metėr
    katror ta shumėzoj mė pas me numėrin e njerėzve tė ngjeshur nė njė

    metėr kuadrat, dhe ...Nė fund tė fundit, gabimi ėshtė njerėzor. Prandaj

    edhe 200.000 i shpallur nga opozita dhe 20.000 nga shumė njerėz tė
    thjeshtė
    tė vendit tim, nuk ndryshojnė edhe aq. Thjesht njė zero, asgjė

    shumė. Ndoshta opozita shprehet me tė “vjetra” dhe ne tė tjerėt “me

    reja”, e kėtu zė fill keqkuptimi shifror.



    Njė mik i imi
    tifoz denbabaden i Tironės, mė zinte be e rrufe se
    edhe kur luanin
    me “morrin e kuq” tė viteve tė monizmit, turma e
    tifozėve bardheblu
    dhe kuqeflakė qė dilnin nga “Qemal Stafa” e
    pėrshkonin bulevardin
    pėr t’u kthyer nė shtėpi, nuk zinte mė pak
    sipėrfaqe sa kish zėnė nė
    fundprill “populli opozitar”. Pėrkundrazi.(
    Edhe kur nė stadium nuk
    kishe ku tė hidhje kokrrėn e mollės, ai deri nė
    20.000 veta e kish’
    kapacitetin). E solla pak nė kujtesė atė kohė dhe
    imazh, dhe mė
    rezultoi se ishte vėrtet ashtu. Kushdo qė ka qenė
    “anti-ruzh” para
    viteve ’90-tė, mund tė dėshmojė si pėr atė mori
    njerėzish, ashtu
    edhe pėr sipėrfaqen njerėzore.





    Megjithatė,
    lufta e shifrave nuk ishte thelbi i demonstratės
    “civile” tė
    fundprillit. Orėt e para tė majit treguan diē’ krejt tjetėr:
    Lufta
    civile u shndėrrua nė thelbin e demonstrimit tė fillimmajit...
    edhe
    kur “populli opozitar” u kthye nė shtėpi, e “zėri i popullit
    opozitar”
    iu drejtua ‘vendbanesave provizore’. Tashmė, aradhėt e
    politikės
    opozitare gjenden tė plandosur nė zemėr tė kryeqytetit, kanė
    ngrehur
    ēadrat e kėrkojnė tė legalizojnė vendqėndrimin e tyre me
    “barrikada
    njerėzore”(Edi Rama), me “Ja vdekje-Ja liri(Saimir Tahiri),
    me
    revolucion(Spartak Ngjela), me luftė gurėsh(protestuesit nga
    Shkodra).



    Maji, i njohur ndryshe edhe si muaji i luleve, ngjan tė jetė
    muaji i
    barutit qė nuk duhet lėnė tė laget, i revolucioneve
    anti-NATO dhe
    anti-liberalizim vizash. Nėse njė vit mė parė opozita u
    mor me “orėn e
    Bushit”, kėtė vit merret me simbolin e NATO-s, qė u
    nėpėrkėmb sheshazi
    dhe u pėrdhos pikėrisht njė ditė pasi z.Rasmusen
    foli shkoqur nė
    Tiranė.Kjo tregon se bijtė e nipat e Byrosė Politikė
    tė Enverit - ata tė
    Bllokut- mund tė ndėrrojnė qimen por jo zakonin
    e “anti-imperializmit
    amerikan”. Atyre nuk ua ndjen fare pėr
    NATO-n, SHBA a BE. Ata mbeten
    thjeshte sozitė e anti-globalistėve
    grekė tė rrugėve tė Athinės e
    Selanikut. Anti-Nato po aq sa ata.
    Anti-BE mė shumė se edhe vetė ata.
    Thjesht anti-gjithēkaje
    kombėtare, pasi kanė qenė e mbeten “dy popuj
    miq”.


    Ndodh
    shpesh qė kujtesa tė ndih shumė nė raste tė tilla
    “revolucionesh”,
    sidomos tani kur disa mbiemra janė po aq aktivė sa edhe
    nė vitin
    1944( Klosi, Bushati, Gjoni, Beqja, Balluku, Koleka, Peza,
    Gjinushi,
    Ngjela, etj). Bijtė e bllokmenėve tė vjetėr janė sot mė shumė
    se
    kurrė afėr “luftės finale”(20 metra larg ish-shtėpisė sė Enverit), po
    aq tė vendosur(Ja vdekje-Ja liri), dhe me tė njejtin koncept politik(me
    votat plumb pėr armikun-kėrcėnim pėr ‘24 dhe 97-tė tė re). Ata janė po
    ata.
    S’kanė ndryshuar simbolikė, mbeten konseguentė nė vijėn e masave:
    “populli
    nė kėmbė, partia nė ballė”.



    Pak para se tė thyhej
    prilli, Nolit iu thurrėn lavde pa hesap... pak
    pasi hyri maji, u
    lėshuan po pa hesap breshėritė verbale ndaj “Zogut”
    tė ri e tė
    vjetėr. Mesazhi ėshtė i qartė: nė kohėn e Nolit nuk kishte
    jetė
    parlamentare, u rrėzua njeriu qė mbretėronte me mbėshtetje
    perėndimore(pasaporta
    shqiptare tė shpinta pa viza kudo nė perėndim), u
    nxit individi me
    mbėshtetje e afeksion lindor(Kremlinit) dhe politikani i
    mjeteve e
    metodave revolucionare tė marrjes sė pushtetit(Revolucioni i
    qershorit-1924).



    Nolistėt ideologjikė dhe enveristėt biologjikė ishin, janė e
    mbeten
    ithtarė tė marrjes me dhunė tė “pushtetit tė popullit”.
    Pastaj i njejti
    “avaz i Mukjes”: luftė imperializmit amerikan dhe
    atij perėndimor,
    qeverisje me forcat “e veta”, “ē’do populli bėn
    partia, ē’thotė partia
    bėn populli”. Vetėm se kur atyre u “ribėhet
    pushka top”, nuk kallet
    vetėm Shqipėria e rajoni, pasi i druhem
    faktit se a do tė ketė mė
    mundėsi njė ambasador radhe amerikan tė
    vėrė kėmbė nė Shqipėrinė e
    fanarit rindriēues?! Nėse “rreziku
    anglo-amerikan” mbetet sot epidemik
    nė gjirin e e socialistėve,
    nesėr pa frikė mund tė shndėrrohet nė
    pandemik( Mjafton t’i
    kushtohet vėmendje njė artikulli tė Lisandėr
    Saraēit, botuar sė
    fundmi nė njė tė pėrditshme shqiptare). Kėsisoj, nėse
    ndjesia
    ‘antiamerikanofobike’ gjen shesh nė Beograd e Athinė, ajo po
    shpėrfaqet
    sheshit edhe nė zemėr tė kryeqytetit, aty ku “dyqindedy
    petritėt”
    kanė bėrė konak.



    Populli ynė ka njė shprehje qė
    gjithkush prej shqiptarėve ia di
    kuptimin : “si besa e gjarprit”.
    Druaj tė besoj se ambasadorit amerikan
    ia kanė pėrkthyer siē duhet
    kėtė shprehje idiomatike si nė ‘anglishten
    britanike’ ashtu edhe nė
    “anglishten amerikane”. Nėse do tė isha i
    bindur se kjo shprehje
    popullore (i) ėshtė pėrkthyer saktė, atėherė
    vetėm atėherė mund tė
    mė zinte top gjumi i natės dhe tė fortbesoja:
    Thjesht ēėshtje kohe,
    ėndrra e njė nate vere..
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Rruga e ligjit apo ligji i rruges

    Mesazh nga Vizitor 12/10/2010, 21:39

    qyqa macja :P

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 02:25