BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja pėrse jemi skllevėr tė cigares!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja pėrse jemi skllevėr tė cigares!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/3/2009, 15:53


    E dimė se mbajmė erė tė rėndė, na pėrēmojnė e na bėn dėm, megjithatė vazhdojmė…
    Depresioni, varėsia, dėshira pėr tė qenė trendy, mungesa e vullnetit…


    :cigare: :cigare: :cigare: :cigare:

    Nė Evropėn Perėndimore, sipas statistikave tė fundit njė nė 4 persona pinė duhan, edhe pse tashmė e dinė mirė se njė zakon i tillė po u merr ditėt e jetės. Ndėrkohė, 7 ndėr dhjetė duhanpirės janė nė kėrkim tė gjetjes sė mėnyrave pėr ta lėnė duhanin, por nė mė tė shumtėn e rasteve e kanė tmerrėsisht tė vėshtirė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. A mos vallė janė tė pavullnetshėm, apo tė pandėrgjegjshėm. Ēėshtja ėshtė sigurisht shumė mė komplekse se kaq. Ja disa nga arsyet.

    Varėsia

    Duhani krijon tė njėjtėn shkallė varėsie te pėrdoruesit sa edhe heroina, kokaina, apo alkooli. Tė rrallė janė ata qė arrijnė tė shijojnė vėrtet cigaren e parė dhe krijimi i varėsisė, zakonisht, ndodh pėr shkak tė presionit tė shoqėrisė. Nikotina, pėrbėrėsi
    kryesor i duhanit, ėshtė njė substancė kimike mė pak e dėmshme se kafeina, e cila krijon gjithashtu varėsi. Industria e duhanit ka investuar shumė qė ta bėjė duhanin
    sa mė tė tretshėm nga organizmi i njeriut. Aktualisht, nikotina, duke u pėrhapur nga enėt e gjakut mbėrrin nė tru brenda njė kohe prej 7 sekondash. Kjo pėrveēse ėshtė e dėmshme dhe krijon njė varėsi mė tė madhe, shkakton edhe mosfunksionimin e ēdo lloj
    substance qė pėrdoret pėr heqjen e varėsisė. Sapo nikotina mbėrrin nė tru, receptorėt e tij kanė aftėsi qė tė stimulojnė prodhimin e dopaminės, substanca trunore qė na krijon gjendjen e kėnaqėsisė. E ndėrsa efekti i thithjes sė parė mbaron, njeriu ka nevojė pėr njė tjetėr thithje, kėtė herė jo pėr tė ndier kėnaqėsi, por pėr tė hequr simptomat e ankthit, nervozizmit e depresionit, qė shkaktohen tė gjitha nga nikotina. Ajo ēka njerėzit e pėrjetojnė fillimisht si kėnaqėsi, apo relaksim ėshtė njė gėnjeshtėr, njė kurth.

    Truri mėson qė ta tolerojė nikotinėn shumė shpejt. Pėr sa i pėrket varėsisė ka disa shkallė varėsie dhe kjo ka tė bėjė me moshėn kur nis pirja e duhanit, sasia e cigareve dhe mėnyra e kalimit tė saj nė mushkėri.

    Depresioni i padiagnostikuar

    Nikotina ėshtė pa dyshim njė drogė qė ka tė bėjė me ndryshimin e humorit dhe sipas
    disa psikologėve ajo pėrmban disa substanca antidepresive, qė shpesh janė shumė mė tė efektshme se prozaku. Nė vitin 2005, njė klinikė nė Britaninė e Madhe, pas njė sondazhi vuri re probleme me depresionin. Sipas tyre, pirja e duhanit ishte mėnyra
    e vetme pėr t‘u shoqėrizuar. Mes atyre qė u diagnostikuan me ērregullime ankthi, apo depresioni, thuajse mė shumė se gjysma ishin duhanpirės tė rregullt. Shifra ėshtė shumė mė e lartė te skizofrenikėt dhe ata me psikoza. Kur kėta persona e thithin duhanin thellė dhe shpesh, pėr shembull kjo ka njė efekt shumė qetėsues, sepse nė vetvete frymėmarrja e shpeshtė dhe e thellė ėshtė relaksuese, por nuk do tė thotė aspak se ėshtė nikotina ajo qė tė qetėson. Tė lėsh duhanin ėshtė njė sfidė e vėshtirė, por kur ia del mbanė arrin qė tė kesh mė shumė vetėbesim. Njė nga armiqtė mė tė mėdhenj tė njeriut ėshtė industria e duhanit qė gjithmonė i ka inkurajuar duhanpirėsit qė tė ndihen si njė pakicė e persekutuar.

    Mungesa e mbėshtetjes

    Duhanpirėsit pėrpiqen qė tė heqin dorė shumė herė para se kjo tė ndodhė nė tė vėrtetė, pra tė arrihet suksesi. Njė numėr i madh e lėnė pėrgjysmė pėrpjekjen duke mos pasur besim te vetja se do t‘ia dalin mbanė. Ka vende ku sipėrmarrja e lėnies sė duhanit ėshtė individuale, por ka vende tė tjera ku ka organizata qė tė ofrojnė ndihmė kur t‘i vendos tė ndėrmarrėsh hapin e madh. Nė Britaninė e Madhe po rritet gjithnjė e mė shumė numri i personave qė po e lėnė duhanin falė ndihmės sė shoqatave tė posaēme qė kanė njė strategji tė mirėfi lltė ku bėhen bashkė meditimi, konsultat dhe ilaēet e posaēme. Te kėto tė fundit bėn pjesė njė medikament me bazė nikotine NHS; Zyban njė antidepresant qė ul ndjeshėm ankthet dhe Champix, tableta e fundit antiduhan misioni i sė cilės ėshtė reduktimi i nikotinės nė tru.

    Dėshira pėr t‘u dukur interesantė

    Njė nga sukseset mė tė mėdha tė fushatave kundėr duhanpirjes ėshtė bindja e njerėzve se duhani bėn qė tė mbash erė tė keqe, ėshtė antisocial dhe bėn qė tė tė largohen njerėzit, pa pėrmendur kėtu dėmin qė i shkakton shėndetit. Ndėrkohė, modeli i futur
    nga mediat apo kinematografi a ka qenė i kundėrt, pra qė duhani ėshtė shenjė e virilitetit mashkullor dhe elegancės femėrore. Industria e duhanit infi ltroi qė nė fillim nė Hollivud dhe nė industritė e tjera kinematografi ke pėr tė krijuar dalėngadalė imazhin qė ka pasur cigarja, deri pak kohė mė parė. Industria e duhanit arriti qė tė bindė producentėt e filmave hollivudianė qė cigarja ishte thelbėsore pėr tė skalitur personazhe tė ndryshme. Kėshtu, njė mashkull me njė cigare ishte mė shumė rebel, mė interesant dhe mė viril se njė tjetėr qė nuk pinte cigare, ndėrsa nė rastin e femrave, njė cigare nė duart e tyre i bėnte mė elegante dhe joshėse. Edhe pse fushatat e vazhdueshme antiduhan ia kanė dalė qė tė prishin kėtė imazh tė krijuar nga Hollivudi prej dhjetėra vitesh, problemi mė i madh janė femrat qė vazhdojnė ende ta konsiderojnė duhanin si pjesė pėrbėrėse tė sharmit dhe elegancės sė tyre. Pėr femrat,
    njė nga shkaqet e pirjes sė duhanit ėshtė edhe mbipesha, duke qenė se nėse ato do tė ndalonin befas sė piri duhan do tė shtonin dukshėm.

    Mohimi

    Asnjė shkencėtar sot nuk do tė guxonte qė tė deklaronte se duhani nuk pėrbėn rrezik pėr shėndetin. Megjithatė, shumė duhanpirės, vazhdojnė tė bėjnė strucin dhe tė mendojnė se statistikat nuk i pėrfshijnė dhe se janė imunė. Kėtė e bazojnė edhe nė shembujt e personave tė moēėm qė pavarėsisht pėrdorimit tė duhanit kanė pasur njė jetė shumė tė gjatė e tė shėndetshme. Kjo ėshtė e vėrtetė, por gjithsesi, bėhet fjalė pėr njė pėrjashtim, qė njerėzit bėjnė mirė tė mos e marrin si tė vėrtetė. Sipas specialistėve,
    shumė njerėz e mohojnė rrezikshmėrinė e duhanit, sidomos kur janė tė rinj duke menduar se e kanė jetėn pėrpara dhe do tė kenė kohė ta lenė.
    Zakoni
    Shumė negative ėshtė edhe rutina dhe tė mėsuarit me pirjen e duhanit rregullisht, qė jo gjithmonė ka tė bėjė me varėsinė direkte ndaj nikotinės. Duhani shpesh shndėrrohet nė njė zakon tė jetės sė pėrditshme njėsoj si tė ngrėnėt, tė pirėt, apo tė larėt. Dhe tė heqėsh njė zakon ėshtė po aq e vėshtirė sa edhe tė shmangėsh njė varėsi droge.

    Situata shoqėrore

    Humbjet e ndryshme e shtojnė fuqinė e nikotinės pėr ta bėrė personin tė varur. Kėshtu, tė burgosurit janė duhanxhinjtė mė tė mėdhenj. 9 nė 10 pinė duhan nė mėnyrė tė rregullt. Po kėshtu, tė varur nga duhani janė nėnat e vetme, emigrantėt dhe ata qė kanė probleme tė shėndetit mendor.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 15:50