BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mendimet e rrjedhshme

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mendimet e rrjedhshme

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/5/2010, 16:56

    Mendimet e rrjedhshme Images

    Nje dite te bukur keshilltari juaj financiar, ose miku qe ju jep keshilla per bursen, ju telefonon per t’ju njoftuar se ka gjetur nje strategji te re investimi. Ai ju ve ne dijeni se nuk eshte me e nevojshme te njohesh rentabilitetin, borxhet, apo cilesine e produkteve te firmave, mjafton te investoni tek ato qe kane nje emer te lehte per t’u shqiptuar. Nuk duket ndonje ide kushedi se ēfare, megjithate nese deshironi t’u jepni te drejte disa studimeve te fundit, kjo mund te jete nje ide brilante.

    Nje nga temat kryesore te psikologjise bashkekohore eshte e ashtuquajtura “rrjedhshmeria njohese”, e cila mat se sa e lehte eshte te mendosh per nje argument te rendesishem. Mesa duket njerezit preferojne te mendojne me mire per gjerat e thjeshta se sa per ato te veshtirat. E thene ne kete menyre, gjerat duken shume intuitive, por tani psikologet kane filluar te zbulojne se deri ne ē’pike rrjedhshmeria e mendimeve orienton gjykimin tone me pak nga ē’e imagjinojme. Nje grup studiuesish, per shembull, kane vene re se rendimenti ne burse i firmave, emri i te cilave shqiptohet me thjesht, eshte me i larte se i atyre qe kane emer te veshtire. Gjithsesi nderhyrje te ketij lloji mund t’i shtyjne njerezit te jene me te kuptueshem, me te kthjellet e me te sinqerte ne defektet e tyre.

    Pikerisht sepse ndikon ne menyren tone te te menduarit, “rrjedhshmeria njohese” ka nje peshe ne te gjitha vendimet tona: nga produktet qe blejme, te personat prej te cileve terhiqemi dhe kandidatet per te cilet votojme. Me fjale te tjera, sa here eshte e nevojshme te vleresojme nje informacion, duhet vene ne perdorim “rrjedhshmeria njohese”. eshte nje element shume i rendesishem per te kuptuar se ēfare fshihet pas ndjenjave si terheqja, bindja dhe dyshimi.

    Zbulimet e studiuesve mbi rrjedhshmerine jane te rendesishme per ate qe eshte i interesuar te nxise keto ndjenja. “Ēdo blerje qe bejme, ēdo here qe bisedojme me dike, ēdo gjykim qe shprehim, mund te nxirret ne baze te asaj qe ne dime”, thote nje psikolog nga Universiteti i Nju Jorkut. “Nese arrijme te kuptojme se ne ē’menyre ‘rrjedhshmeria njohese’ ndikon ne gjykim, atehere do t’i njihnim me mire mekanizmat me te cilat gjykojme”.

    Nje grup studiuesish e ka thelluar edhe me tej menyren se si keto zbulime mund te shfrytezohen nga ata qe merren me reklama, mesuesit, politikanet dhe te gjithe personat qe ne profesionin e tyre ushtrojne forma te ndryshme bindje. Disa rezultate jane befasuese. Per shembull nese duam qe dikush te reflektoje mbi nje pyetje, eshte mire qe ta formulojme ne nje menyre jo shume te qarte. Nese duhet te japim besim, gjeja me e mire eshte te shkruajme nje liste te detajuar te te gjitha defekteve tona.

    Nese diēka na duket e thjeshte per t’u deshifruar (per shembull nje tekst, forma e nje objekti, ose te veēantat e fytyres se nje personi), kjo gje nenkupton ne nje fare menyre qe e kemi pare me shume kujdes me pare. Ne fakt, “rrjedhshmeria njohese” tregon familjaritet. Sipas disa psikologeve, per shembull, “deja vu” konsiston ne faktin se genjehemi nga lehtesia e paparashikuar me te cilin arrijme te kapim nje informacion: per kete arsye e interpretojme si nje kujtim te diēkaje qe e kemi shikuar me pare, ose te nje vendi te cilin e kemi vizituar.

    Objekte familjare

    Psikologet hedhin hipoteza se nje preference instinktive na duket familjare, per arsye se eshte koherente me ambientin parahistorik ku eshte zhvilluar truri yne. Fillimisht para se te mendonim qe gjerat e panjohura ishin te parrezikshme, duhet te vleresonim me shume kujdes. Gjerat familjare ishin ato per te cilat kishim shprehur nje gjykim, keshtu qe ishte normale te mos shpenzonim kohe dhe energji per t’i ekzaminuar. Robert Schwarz, docent psikologjie ne Universitetin e Miēiganit, tregon se psikologu Robert Zajonic zakonisht e shpjegonte keshtu logjiken evolutive ne baze te sjelljeve. “Ndjesia instiktive e familjaritetit, e vendosur nga thjeshtesia e bashkepunimit, eshte nje lloj stenografie. Nuk na leverdis qe te analizojme gjithmone diēka qe na duket familjare”. Animi yne drejt asaj qe na duket familjare mund te ndodhe edhe ne situata te ndryshme.

    Studimet e fundit tregojne se personat i atribuojne nje karakteristike specifike asaj qe u duket si familjare. Le te marrim si shembull bukurine. Psikologet kane zbuluar efektin e ashtuquajtur “beauty-in-averangeness”: nese dikujt i kerkohet te tregoje fytyren me te bukur brenda nje grupi, zakonisht zgjedhja bie mbi ate qe ka tiparet me te zakonshme mes gjithe pjesetareve te grupit. Kjo gje nuk vlen vetem per fytyren: e njejta gje ndodh kur behet fjale per nje qen, makine, apo nje ore. Sipas disa studiuesve, njerezit jane te prirur te perceptojne si fytyra te bukura, qente dhe oret me te zakonshme, sepse eshte e lehte per t’i mbajtur e perdorur. Pra, me fjale te tjera, kane me shume gjera te perbashketa me fytyrat e tjera, qen te tjere dhe ora, te cilet na kane rene ne sy me pare. “Keto fytyra i ngjajne modelit ideal: i kemi pare me shpesh ato dhe keshtu qe na pelqejne me shume”, thote nje psikolog nga Universiteti i Kalifornise. Sipas tij, “rrjedhshmeria njohese” nuk mund ta shpjegoje teresisht bukurine, por eshte nje element shume i fuqishem, madje me shume nga ē’mund ta imagjinojme.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:27