BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Perberesit e recetes se lumturise

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Perberesit e recetes se lumturise

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/6/2010, 18:54

     Perberesit e recetes se lumturise Images

    Jane keta disa nga perberesit e recetes qe psikologet dhe sheruesit e shpirtrave keshillojne per te arritur lumturine. Miqte e mire dhe marredheniet sociale, martesa e lumtur, dashuria besimi i palekundur ne vetvete, suksesi ne pune e studime dhe shendeti i mire. Jane keta disa nga perberesit e recetes qe psikologet dhe sheruesit e shpirtrave keshillojne per te arritur lumturine. Edhe pse shume gjera nuk i kemi ne dore, duhet te mbeshtetemi fort te te tjerat qe mund t’i arrijme me lehte. Keshtu nese shendetin e mire apo sukseset shpesh nuk i kemi ne dore, nuk mund te themi te njejten gje per ushtrimet fizike te pakten tri here ne jave, bisedat e vazhdueshme me prinderit dhe miqte e ngushte, apo oret e pakta para televizorit. Edhe pse mund te duken “perberes” me jo shume vlere, psikologet mendojne se te gjithe se bashku ndikojne per te na permiresuar gjendjen shpirterore dhe per t’u ndier me te lumtur.

    Por nese keta perberes ndikojne teresisht pozitivisht mbi psikiken tone, eshte vertetuar se parate, fatkeqesite, humbja e punes dhe rutina e perditshme jane armiqte kryesore te saj. Keshtu receta tashme eshte evidente, nuk ndodhet as te shuma e parave dhe as tek ilaēet antidepresive. Qe ne hartimin e Kushtetutes se pare amerikane, lumturia eshte nje objektiv i pacenueshem ne jeten e ēdokujt dhe shkencetaret, nisur nga kjo, kane bere nje kerkim per te pare se cilet jane perberesit e saj reale. Martin Seligman, drejtor i Qendres se Psikologjise Pozitive ne Universitetin e Pensilvanise, ka krijuar disa lloj ushtrimesh per te rritur nivelin e lumturise individuale. Ēdo dite, vullnetaret e Seligman duhet te regjistronin ne nje ditar tri episode pozitive, emrat e tre personave qe jane sjelle mire me ta (te cilet duhet t’i falenderosh personalisht diten tjeter), per te provuar nje rruge te re per te perdorur me mire cilesite personale.

    Sipas Seligman, keto ushtrime te thjeshta kane ndihmuar 92 per qind te vullnetareve, qe demonstronin simptoma depresioni. Por pa marre parasysh rezultatet e qarta nga "shkenca e lumturise" mbetet ende nje pengese e madhe per t’u kapercyer ajo e bashkimit te mases. "Kur i referohemi kenaqesise, thote Lord Layard, qe shpjegon ekonomi ne ‘London School of Economics’, mendojme ende per tullumbacet qe valeviten ne qiell ose diēka mendjelehte. Ne fakt, duhet te mesojme te arsyetojme ne menyre shkencore". Per Ed Diener, psikolog ne Universitetin e Illinois, zgjidhja me e mire eshte t’u kerkohet vullnetareve: "Nga 1 deri ne 7, sa je i lumtur"? Duke e perseritur pyetjen ne momente te ndryshme te dites eshte e mundur qe gjithsecili te formoje grafikun personal te kenaqesise. "Si metode nuk eshte perfekte, por funksionon", thote Diener. Duke ndjekur nje teknike te ngjashme "British Household Panel Survey" ne vitin 2003 ka arritur ne perfundimin se rinia nuk eshte sinonim i kenaqesise. Kurba e kenaqesise regjistron ne fakt nje pike negative per 40-vjeēaret, por arrin piken maksimale ne momentin e daljes ne pension.

    Perfundime te kunderta ka arritur nje studim i Universitetit te Goteborg ne janar te 2009-s. "Lumturia nuk eshte qe te rrish gjithe diten para diellit, por te punosh", shpjegon profesor Bengt Bruelde. "Sa me shume impenjohemi, aq me teper i afrohemi lumturise". Gabimi me i madh eshte qe te mesohesh pas te mirave qe te japin nje kenaqesi te shpejte. "Paraja te ben te lumtur deri ne njefare pike, tamam si ndjesia e blerjes se nje makine te re. Kur mesohesh shume me diēka, kenaqesia ezaurohet". "British Medical Journal", ne nje editorial te dhjetorit 2009, tregonte sesi me rritjen e pasurise ne vende te ndryshme te botes kishte renie te kenaqesise personale. Pak stres dhe kohe per t’u dedikuar te tjereve vijne si sekretet qe jane klasifikuar ne vendet e para te shkalles se lumturise.

    Ne gusht te vitit 2005, nje kerkim amerikan i "American Sociological Association", shpjegon se pasuria te ben te lumtur vetem nese eshte me e madhe ne krahasim me te njohurit. Por shume mendoje se dashuria eshte nje tjeter perberes i rendesishem i lumturise. Prej 72 vjetesh, Universiteti prestigjioz i Harvardit eshte perpjekur t’u jape pergjigje te sakta ketyre pyetjeve te veshtira, permes nje studimi te quajtur "Grant Study", i cili eshte konsideruar edhe me i gjati i ketij lloji i realizuar deri me sot. Qellimi? Per te sqaruar misteret qe trazojne njerezimin qe ne fillimet e historise. Pergjigjja qe japin studiuesit eshte shume e qarte dhe e thjeshte: lumturia dhe dashuria. Vetem ai qe do dhe duhet jo vetem nga partneri, por edhe nga prinderit, miqte, motrat, vellezerit, mund te jete i gezuar dhe te jetoje nje jete te qete e te lumtur. Nje tjeter e dhene qe ka dale nga studimet tregon se meshkujt ne pergjithesi jane me te lumtur se femrat.

    Sipas studiuesve, niveli i pergjithshem i lumturise se femrave eshte ulur gjate 40 viteve te fundit. Renia nuk varet nga fakti se femrat kane nje ose me shume femije, situata ekonomike, gjendja shendetesore, puna qe bejne dhe nese jane ose jo te martuara. Femrat e fillojne jeten me te lumtura se meshkujt, por kur shkojne drejt fundit te ekzistences se tyre, nuk jane me aq te lumtura sa ne fillim. Lumturia martesore e femrave ulet me shume se ajo e meshkujve kur jane 39 vjeēe, ne moshen 41-vjeēare ulet kenaqesia ekonomike, ne moshen 44-vjeēare femrat jane me te pakenaqura se meshkujt rreth asaj qe kane arritur. Ne moshen 47-vjeēare, femrat nuk jane dhe aq te lumtura per jeten e tyre sa meshkujt. Keshtu, kurba vazhdon te zbrese. Trajektorja eshte koherente dhe vazhdimisht ne renie. Ndersa per meshkujt ndodh e kunderta: deri ne njefare pike, kurba rritet dhe kur meshkujt e femrat arrijne te 50-at, fatet e tyre ndahen.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 00:26