BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kafeina: Shtate legjendat dhe te vertetat mbi te

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kafeina: Shtate legjendat dhe te vertetat mbi te

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 16:27


    Kafeina: Shtate legjendat dhe te vertetat mbi te Images

    Sipas studimeve te ndryshme, te pish dy ose tre filxhane kafe ne dite, jo vetem qe i ben mire shendetit, por te mbron edhe nga nje sere semundjesh, fale antioksiduesve qe gjenden me shumice te ēdo kokerr e saj. Nje seri kerkimesh ka treguar se kafeja eshte burimi kryesor i antioksiduesve, ne nje diete standarde, qe bazohet kryesisht te frutat-perimet dhe kafeja. “eshte e vertete qe i ben mire shendetit, por nuk duhet te harrojme se te kafeja nuk gjenden vitamina, ndaj kurrsesi nuk mund ta perdorim si zevendesuese te frutave dhe perimeve”, konfirmojne ekspertet. Studimet tregojne per rolin e kafese ndaj semundjeve te ndryshme. Dy ose tre filxhane ne dite zvogelojne rrezikun per t‘u semurur nga diabeti i tipit 2 (nuk dihet akoma perse) dhe mbrojne qelizat epatike.

    Nga ana tjeter, dy studime te rendesishme te realizuara me 2008-n, kane vene ne dukje lidhjen midis konsumit te rregullt te kafese dhe nje perqindjeje te vogel te rasteve me ceroze ose tumore te tjera ne melēi. Megjithate, duhet theksuar fakti se, nese konsumi qe keshillojne mjeket nga dy deri ne tre filxhane ne dite shkon ne pese ose gjashte, atehere efektet e mira shnderrohen ne te kundert. Kafeina e akumuluar nuk arrin te tretet dhe zemra fillon te ndieje pasojat derisa arrin ne kufirin qe nuk duhet kaluar kurre: 10 ne dite. Ne France, Itali, Belgjike, si dhe ne shtete te tjera te Evropes, mesatarisht me shume se 41 milione njerez ne dite e perdorin kafeinen, sepse arrin t‘i mbaje zgjuar dhe u jep me shume fuqi.

    Pothuajse dhjete per qind e konsumatoreve te kafese ne shume vende te botes shkojne pertej dozave te keshilluara nga mjeku, duke i kaluar pese filxhane ne dite. Per te perballuar ritmin e jetes se perditshme dhe angazhimet e shumta familjare dhe profesionale, po rritet ne menyre marramendese konsumi i kafeines, si ajo qe gjendet te kafeja, apo brenda pijeve si "Coca-Cola" dhe atyre energjike qe pelqehen aq shume nga te rinjte. Ne disa vende te Evropes, gjendja nuk eshte shume alarmante, megjithate, "ekziston nje pjese e madhe e popullsise qe e kalon sasine e keshilluar prej 300 miligramesh ne dite. Ku bejne pjese njerezit qe abuzojne me efektin stimulues te kafese. Militante te kafeines, quhen ata qe marrin ēdo dite doza aq te medha.

    Te keta persona, ky konsum lidhet me stilin e jeteses dhe aspektin psikologjik. Megjithate, gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Alkaloidi natyror qe stimulon sistemin nervor qendror dhe metabolizohet shume shpejt nga organizmi mund te kete edhe efekte te padeshiruara. Disa njerezve shume te ndjeshem mund t‘u shkaktoje probleme me gjumin, takikardine dhe hipertensionin. "Duhet te jemi te kujdesshem, mbi te gjitha, te shmangim perzierjen e pijeve me baze kafeine, te mos abuzojme me pijet energjike qe permbajne dyfishin e kafeines qe ka kafeja", tregojne specialistet. Ne praktike, edhe pse mund te konsumosh pak kafe, mund ta kalosh dozen e kafeines nese panines apo ēfaredolloj ushqimi qe kemi ne dreke, i shtojme edhe "Coca-Colen", nje filxhan ēaji, apo nje pije energjike ne mbremje, sugjerojne ekspertet. Megjithate, studime te tjera kane treguar per efektet pozitive te kafeines mbi shendetin: pengon zhvillimin e diabetit, kancerit te zorres se trashe, semundjes se parkinsonit dhe mbrojtjen e mushkerise.

    Me shume se 75 per qind e popullsise europiane konsumon mesatarisht tre filxhane kafe ne dite, ndersa per shtate persona ne dhjete eshte nje zakon nga i cili nuk mund te heqesh dore. Per te shmangur qe te shnderrohemi ne "kafeinomane" te vertete, eshte e keshillueshme qe te mos kalohet sasia prej 300 miligramesh ne dite, e domosdoshme edhe per nje shendet te mire. Me poshte po ju tregojme disa nga legjendat dhe mitet e rreme qe ne degjojme per kafeinen, informacionet per te cilen jane marre nga “Europian Fond Information Council”.

    1. Miti 1: Kafeina krijon varesi.

    E verteta: koncepti i varesise eshte i ngjashem me ate te shopingut, punes dhe televizionit dhe shpesh eshte nje fakt mendor. Sipas studimeve te ndryshme, kafeina nuk krijon nje varesi te vertete, e rendesishme eshte qe te mos e tejkalojme sasine e perdorimit te saj.

    Miti 2: Kafeina rrit rrezikun e semundjeve kardiake

    E verteta: sipas studimeve te shumta shkencore, konsumi i kafeines nuk rrit rrezikun e semundjeve kardiovaskulare. Ne te njejten kohe nuk rrit nivelin e kolesterolit ne gjak dhe nuk ndikon ne parregullsite e rrahjeve te zemres. Perjashtim bejne rastet me hipertension qe duhet te keshillohen me mjekun.

    Miti 3: Kafeina shkakton kancerin

    E verteta: Dy studime norvegjeze dhe haitiane dhe nje analize e 13 vendeve te tjera ku jane perfshire me shume se 20 mije subjekte, nuk kane nxjerre ne drite asnje lidhje mes konsumit te perditshem te kafeines dhe rrezikut te kancerit

    Miti 4: Kafeina eshte nje faktor rreziku per osteoporozen

    E verteta: Sipas disa studimeve ka nje humbje minimale te kalciumit permes urines. Konsumi i kafeines ne nivele normale nuk ndikon ne nivelin e kalciumit apo mbi densitetin kockor dhe nuk do te rriste rrezikun.

    Miti 5: Ne shtatzeni duhet evituar kafeina krejtesisht

    E verteta: Nje sasi e vogel kafeine ne shtatzeni nuk ve ne rrezik fetusin per te lindur me probleme, sipas nje studimi te fundit. Por keshillohet nje perdorim i moderuar per te evituar abortet apo lindjet e parakohshme.

    Miti 6: Kafeina ka efekte negative mbi shendetin e femijeve

    E verteta: Duket se femijet kane te njejtin kapacitet te te rriturve per te metabolizuar kafeinen. Megjithate, rekomandohet nje perdorim i moderuar i pijeve me kafeine per te evituar probleme me ankthin, nervozizmin dhe ADHD.

    Miti 7: Kafeina nuk ka efekte pozitive mbi organizmin

    E verteta: Sipas studimeve kafeina rrit nivelin e vigjilences dhe vemendjes, mund te permiresoje kujtesen dhe arsyen logjike. eshte e mire ne trajtimin e reaksioneve alergjike, fale aftesise se saj per te reduktuar perqendrimin e histaminave. Ēaji, kafeja dhe ēokollata permbajne antioksidues.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:02