BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tinka Kurti

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tinka Kurti

    Mesazh nga Albatros 14/7/2010, 14:34

    Tinka Kurti  Tinka10

    Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. "Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket.

    Tinka Kurti ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.

    Qė viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa e Ēehovit”. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958.

    Tė paharruar kanė mbetur Nene Pashako tek “Yjet e neteve te gjata” (1972), Halla tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nenes”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės.

    Filmografia

    Familjet (2009)
    Filumena Marturano (2009)
    Ne dhe Lenini (2008)
    Mira - (2008)
    Kosova: Desperate Search - Etjet e Kosovės (2006)
    Dasma e Sakos - (1998)
    Nata - (1998)
    Zėmra e nėnės - (1994)
    Vdekja e kalit - (1992)
    unė e dua Erėn - (1991)
    Nė emėr tė lirisė - (1987)
    Hije qė mbeten pas - (1985)
    Besa e kuqe - (1982)
    Qortimet e vjeshtės - (1982)
    Si gjithė tė tjerėt - (1981)
    Mėngjese tė reja - (1980)
    Nusja - (1980)
    Gjeneral gramafoni - (1978)
    Vajzat me kordele tė kuqe - (1978)
    Emblema e dikurėshme - (1976)
    Ēifti i lumtur - (1975)
    Lumė drite - (1975)
    Operacioni Zjarri - (1973)
    Yjet e neteve te gjata - (1972)
    Guximtarėt - (1970)
    Tana - (1958)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 00:06