BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kontratat martesore te njerezve te famshem

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kontratat martesore te njerezve te famshem

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2010, 13:25

     Kontratat martesore te njerezve te famshem Images

    Martesa e shumeperfolur e Tiger Woods mori fund per shkak te tradhtive te tij te shumta gjate kohes qe ishte i lidhur ligjerisht me bashkeshorten, Elin. Por, tani thuhet se per demin qe i ka shkaktuar ajo mund te marre 750 milione dollare prej tij e kjo do ishte shume me e madhe qe eshte vendosur gjate zgjidhjes se nje martese. Nuk dihen ende detaje mbi faktin nese ka pasur kontrate para-martesore mes te dyve. Kontratat paramartesore jane nje prej gjerave te para, te cilat njerezit e famshem veēanerisht mendojne para se te lidhen ne martese. Vjehrra s'duhet te vere kembe ne shtepi. Televizori do ndaloje ne nje stacion ku transmetohet futboll vetem nje here ne jave. Marredhenie intime te percaktuara qe para martese. Jane keto disa prej pikave te kontratave paramartesore te njerezve te famshem. Kush ka me shume para harton kontraten, tjetri firmos. Ka raste dhe kur s'bien dakord dhe negociatat vazhdojne gjate duke shtyre madje dhe daten e marteses. Edhe pse nuk duket shume romantike, njerezit e pasur te spektaklit nuk shkelin ne altar pa firmosur nje kontrate paramartesore me pare.

    Kontratat e famshme

    Kontratat paramartesore eshte i lire t'i ēdo person i ligjshem, por zakonisht jemi mesuar t'i shohim me se shumti tek njerezit e famshem e te pasur. Qellimi i ketyre eshte vetem nje, te mbrojne parate e tyre me aq sa munden. Duhen permendur divorce famekeqe ku me "pasaniku" i ēiftit ka humbur deri ne 100 milione dollare. I tille eshte rasti i regjisorit hollivudian Steven Spielberg, i cili u detyrua t'i paguante ish-bashkeshortes se tij Amy Irving shumen marramendese. Ndersa Kevin Kostner do t'i duhej te paguante 80 milione dollare me rastin e divorcit pas marteses disavjeēare.

    Edhe Michael Douglas ka paguar jo pak pas nje divorci me bashkeshorten e tij prej 19 vitesh. Ai i ka paguar 40 Diandra Douglas pas perfundimit te marteses se tyre te gjate. Mbase kjo eshte dhe arsyeja pse ne martesen e tij me aktoren Catherine Zeta Jones ai ka perpiluar nje kontrate te perpikte e te sakte paramartesore. Por nuk ka qene i vetmi qe ka vene rregullat e lojes. Sipas kesaj kontrate gruaja e tij aktuale mund t'i marre me shume para se sa eshte percaktuar ne kontrate nese ajo zbulon se ai e ka tradhtuar. Te njejten pike e permban edhe kontrata paramartesore e Katie Holmes dhe Tom Cruise. E perpiluar nga babai i saj avokat, aktori i "Mission Impossible" perveē te tjerave, i detyrohet bashkeshortes se tij te re, 5 milione dollare ne rast se ai e tradhton. Perveē tradhtise klasike me pasoje divorcin, Nicole Kidman ka dashur te shtoje nje klauzole me teper qe mund t'i siguroje asaj lumturi bashkeshortore dhe aspak humbje monetare nese ia vlen qe te anuloje martesen.

    Ne rast divorci ajo i detyrohet bashkeshortit te saj 600 mije dollare per ēdo vit martese vetem nese ai i qendron larg droges dhe alkoolit. E duhet thene qe ai s'e ka nisur me kembe te mbare, duke pasur parasysh se qe ne vitin e pare te marteses ai u shtrua ne nje klinike rehabilitimi per te luftuar varesine e tij ndaj droges dhe alkoolit. Ndersa kengetarja Britney Spears ne keto momente mund edhe te mos kishte pasur para per te paguar kliniken e saj te rehabilitimit ku u shtrua disa kohe me pare, nese mamaja e saj dhe keshilltari ekonomik s'do ta kishin bindur te nenshkruante kontraten paramartesore.

    Jashte deshires se saj ajo e ka detyruar ish-bashkeshortin Kevin Federline te nenshkruante nje kontrate paramartesore ku ne rast divorci ai do te merrte 360 mije dollare mbeshtetje dhe 7 milione dollare nga shitja e viles se tyre ne Malibu. Zhakline Kenedi Onasis, ka qene nder te parat qe ka nisur moden e marreveshjeve paramartesore. Ne martesen e saj te dyte me miliarderin Aristotle Onasis ajo e detyroi ate te nenshkruante nje kontrate paramartesore, ku perveē te tjerave ishin te percaktuara edhe marredheniet intime mes dy bashkeshorteve. Ne rast divorci ai ishte i detyruar t'i jepte asaj 3 milione dollare ne kesh, nga nje milione dollare per secilin femije dhe 200 mije dollare ne ēdo vit pas divorcit apo vdekjes se tij.

    Pse duhen kontratat

    "Diskutimi i kontrates paramartesore nuk eshte diēka romantike. Problemi ne kete rast eshte se kjo perfshin mungese besimi nga nje pale e ēiftit", shprehet Benet, avokati i nje sere personazh te famshem ne Hollivud. Ai rrefen se njerit prej klienteve kishte frike se mos ofendonte bashkeshorten e ardhshme duke i kerkuar te firmoste nje kontrate. Pas kater vitesh martese ky person do te humbiste 50 milione dollare.

    Jacqueline Kennedy dhe Aristotle Onasis
    Jacqueline Kennedy Onasis, ka qene nder te parat qe ka nisur moden e marreveshjeve paramartesore. Ne martesen e saj te dyte me miliarderin Aristotle Onasis ajo e detyroi ate te nenshkruante nje kontrate paramartesore, ku perveē te tjerave ishin te percaktuara edhe marredheniet intime mes dy bashkeshorteve. Ne rast divorci ai ishte i detyruar t'i jepte asaj 3 milione dollare ne kesh, nga nje milione dollare per secilin femije dhe 200 mije dollare ne ēdo vit pas divorcit apo vdekjes se tij.

    Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

    Marreveshja paramartesore mes dy Lopez dhe Affleck, edhe pse u hartua nuk u aplikua asnjehere, pasi dy personazhet e njohur nuk u martuan. Kontrata shkruante se nese Ben Affleck do e tradhtonte bukuroshen latine, atehere ajo do te merrte gjysmen e pasurise dhe aseteve te tij. Nese do te kishte femije te perfshire ne kete mes, Jennifer Lopez merrte kujdestarine e plote te femijeve dhe Affleck nuk do kishte asnje te drejte vizite. Dhe nese martesa perfundonte me divorc pa tradhti, ai s'do merrte asnje kacidhe prej saj.

    Russell Crowe dhe Danielle Spencer

    Aktori i njohur i filmit te famshem "Gladiator", Russell Crowe ka gjithashtu nje kontrate paramartesore me bashkeshorten e tij, Danielle Sepncer. Ai do e paguaje ate minimalisht 15 milione dollare nese martesa zgjat tre vite. Gjithashtu do te kete dhe nje trust prej tre milione dollaresh, per ēdo femije qe ato do kene bashke. Gjithashtu, nese ēifti ndahet, Danielle Spencer fiton dhe shtepine ne Sidney, te cilen ai e ka blere se fundmi per 8.25 milione dollare.

    Tom Cruise dhe Katie Holmes

    Me keshillen e babait te saj, Katie Holmes para se te martohej me aktorin mjaft te pasur, Tom Cruise, nenshkroi nje kontrate paramartesore. Ne kontrate shkruhet se per ēdo vit qe ēifti qendron i martuar, Holmes merr 3 milione dollare. Por pjesa me e mire vjen me pas. Nese ēifti qendron i martuar per njembedhjete vjet, atehere Katie Holmes perfiton gjysmen e pasurise te Tom Cruise. Qe i bie te jene shume para. Holmes perfiton ekstra nese Tom vendos ta tradhtoje.

    Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas

    Ne rast divorci, Michael Douglas e paguan Catherine Zeta-Jones 2.8 milione dollare per ēdo vit martese. Kur Zeta-Jones u pyet nga gazetaret se ēfare mendon per kontratat paramartesore ajo u pergjigj: "Une mendoj se ato jane brilante. Per timen jam kujdesur shume mire madje", duke pohuar se kishte nje te tille. Shume njerez mund ta konsiderojne kete si nje qendrim mercenar kundrej marteses, por ēfare mund te presesh kur martohesh me burrin qe ka thene se lakmia eshte e mire?

    Keith Urban dhe Nicole Kidman

    Kontrata paramartesore e kengetarit te muzikes kauntri dhe aktores se famshme i jep Urban, rreth 640 mije dollar per ēdo vit qe ai eshte me Kidman. Ka nje klauzole ne kontraten paramartesore, e cila citon se nese Urban, ish-i varur nga kokaina, perdor droga ilegale, atehere ai nuk do te marre asnje qindarke nga pasuria e Nicole Kidman, e cila mendohet se eshte rreth 150 milione dollare. Marreveshja cileson gjithashtu, se nese ēifti ka femije bashke ato do te kene kujdestari te perbashket.

    Brad Pitt and Angelina Jolie

    Nderkohe qe kur u martua me Jennifer Aniston, Brad Pitt nuk e pa te nevojshme te nenshkruante nje kontrate paramartesore, ai e ka pare te arsyeshme te kete nje te tille, ne rast se martohet me Angelina Jolie. Raportet bejne te ditur se Pitt dhe Jolie kane nenshkruar nje kontrate, e cila i siguron Angelina Jolie kujdestarine e plote te femijeve nese martesa nuk funksionon. Nuk thuhet asnje fjale per implikimet financiare ne marreveshje, por dihet se pasuria e Pitt arrin ne 100 milione dollare.

    Liz Taylor dhe Larry Fortensky

    Nderkohe qe shume marreveshje paramartesore diktojne ate qe ndodh kur gjerat marrin fund, punetori i perjetshem Larry Fortensky, gjeti nje menyre per te siguruar jeten e tij. Sipas kushteve te kontrates paramartesore me Elizabeth Taylor, Fortensky fitoi 1 milione dollare pas perfundimit te marteses 5-vjeēare. Edhe pse ata te dy kishin nenshkruar nje kontrate martesore perpara marteses, me disa klauzola, Fortensky arriti t'i merrte Elizabeth Taylor nje milione dollare.

    John McCain dhe Cindy McCain

    John McCain u martua me Cindy-n, e cila eshte 17 vjet me e re se ai, kur u kthye nga burgjet e Vietnamit. I martuar nje here, ai i dha fund marteses per t'u martuar me bionden bukuroshe, e cila eshte gjithashtu dhe trashegimtare e nje familjeje shume te pasur amerikane. Kur u martuan ata nenshkruan nje kontrate paramartesore, sipas se ciles, McCain nuk do kishte asnje lloj te drejte ne asetet e Cindy-t, te ardhurat e se ciles nga industria e birres arrijne ne 100 milione dollare.

    Britney Spears dhe Kevin Federline

    Kengetarja Britney Spears ne keto momente mund edhe te mos kishte pasur para per te paguar kliniken e saj te rehabilitimit ku u shtrua disa kohe me pare, nese mamaja e saj dhe keshilltari ekonomik s'do ta kishin bindur te nenshkruante kontraten paramartesore. Jashte deshires se saj ajo e ka detyruar ish-bashkeshortin Kevin Federline te nenshkruante nje kontrate paramartesore ku ne rast divorci ai do te merrte 360 mije dollare mbeshtetje dhe 7 milione dollare nga shitja e viles se tyre ne Malibu.

      Ora ėshtė 3/5/2024, 05:48