BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Interneti, ja gjithcka qe duhet te dini per te

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Interneti, ja gjithcka qe duhet te dini per te

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2010, 14:04

     Interneti, ja gjithcka qe duhet te dini per te Images

    Interneti u shnderrua nga nje mjet ekzotik qe ishte fillimisht ne nje mjet te perdorimit te perditshem pa te cilin shumica e njerezve nuk mund ta kuptojne dot me ekzistencen e tyre. Dhe kjo ndodhi krejtesisht jashte vemendjes sone ndersa klikonim neper faqe dhe uebsajte duke krijuar keshtu varesine tone me te madhe teknologjike. Pra mos valle kemi perfunduar teresisht te varur ndaj nje sistemi nga i cili nuk do te shkeputemi dot me? Per kete mjafton te pyesni njerezit ne Estoni, nje nga vendet me varesine me te madhe ndaj internetit ne planet.

    Ne vitin 2007, interneti nuk funksionoi ne kete vend per 2 jave rresht per shkak te nje sulmi qe i bene disa hakersa infrastruktures se rrjetit. Vendi kaloi thuajse ne kolaps te plote e po te njejten gje pesuan edhe jetet e njerezve. Ose me mire imagjinoni veten tuaj qe te zgjoheni nje dite dhe ta shihni se e keni teresisht te pamundur qe te prenotoni bileta, te transferoni fonde nga llogaria juaj bankare, te shihni orare te ndryshme fluturimesh dhe veprimtarish, te dergoni e-mail-e, apo te lundroni ne “Google” e te tjera e te tjera si keto. Ēfare do te benit me diten dhe jeten tuaj ne mungesen e befasishme te gjithe ketyre sherbimeve qe i ofron interneti? Interneti ka infiltruar ne menyre shume te pandjeshme ne jetet tona dhe shume njerez ende nuk e kuptojne shkallen e varesise qe kane.

    Kjo jo per shkak te mungeses se informacionit per internetin, por per shkak te mungeses se reflektimit. Mbi te gjitha, njerezit jane te “mbytur” nga informacioni. Sipas disa specialisteve dhe psikologeve “Google”, per shembull eshte duke na shnderruar ne budallenj dhe duke na shkaterruar shume funksione qe na kane mbajtur gjalle deri me sot per sa i perket kerkimit dhe hulumtimit shkencor dhe individual. Lajmet ne internet nderkohe jane duke “vrare” shtypin e shkruar dhe Amazon eshte duke u marre pak nga pak frymen librarive. Rrjetet sociale ndikojne ne mendesine e anetareve te tyre shpesh ne menyre te dhunshme. Por e gjithe kjo te ēon ne nje pyetje: nese interneti eshte nje shkaterrim i tille, atehere si shpjegohet qe 27% e popullsise se botes, pra 1.8 miliarde njerez e perdorin ate te lumtur ēdo dite, nderkohe qe miliarda njerez jane te deshtuar per te pasur akses ne rrjet?

    Si mund te krijojme nje kendveshtrim me te balancuar per rrjetin? Ēfare na duhet qe te dime konkretisht per ta kuptuar kete fenomen? Ajo qe na duhet eshte nje numer i vogel idesh te medha, te cilat te marra se bashku e reduktojne ndjeshem nenvleresimin dhe mbivleresimin e ketij fenomeni. Ja disa prej tyre:

    Zgjerojeni kendveshtrimin

    Gjeja e ēuditshme e te jetuarit ne nje revolucion eshte te kuptuarit ne lidhje me ate qe po ndodh ne te vertete. Nje moment jetohet, pastaj kuptohet. Keto dy gjera nuk mund te ndodhin paralelisht, te pakten per nje mendje normale njerezore. Vetem te parit e gjerave nga njefare distance dhe ne teresine e ngjarjeve mund te na ndihmojne qe te kuptojme. Kjo gje po ndodh me ne aktualisht ndersa perjetojme dhe shijojme moshen e internetit ne te cilen ndodhemi prej te pakten 10 vitesh. Jemi duke jetuar ne mesin e nje ndryshimi rrenjesor te menyres se jeteses dhe te komunikimit.

    Duke qene se ne kete rast nuk mund ta shohim situaten ne te cilen ndodhemi nga njefare distance, atehere nuk mund te dime realisht se ēfare po na ndodh. Nga pervoja e se shkuares kemi marre mesimin se njerezit tentojne qe te mbivleresojne impaktet e teknologjive te reja ne aspektin afatshkurter dhe te nenvleftesojne ndikimin afatgjate. Zakonisht per momentin internetin tentojne qe ta etiketojne me lloj-lloj parullash nga me te ndryshmet, por ato jane veēse shpjegime afatshkurtra te pervojes se te sotmes. Ato mbi te gjitha thone shume pak ne lidhje me ndikimin afatgjate te ketij fenomeni. Pyetja qe bejme ne kete rast eshte: A mund ta perdorim ne internetin pa rene ne kurthet e aneve te tij negative? Per kete thjesht duhet te kthejme koken ne te shkuaren, ne ndryshimet teknologjike qe revolucionarizuan ekzistencen tone per te kuptuar se ku po shkojme dhe ne ē’menyre duhet ta vazhdojme rrugen per te nxjerre avantazhet me te mira.


    Rrjeti nuk eshte interneti

    Konceptimi qe keqinterpretohet ne me te shumten e rasteve eshte se interneti dhe rrjeti jane e njejta gje. Ne fakt, ato nuk jane. Nje menyre e mire per te kuptuar kete eshte permes analogjise se hekurudhes. Imagjinojeni internetin si shinat e trenit, pra infrastrukturen. Ne rrjetin hekurudhor kalojne trena te llojeve te ndryshme, ata te shpejtesise se madhe, ekspres, trena mallrash, apo fare te ngadalshem. Ne internet rrjeti dhe faqet e ndryshme jane “mjetet” qe kalojne ne kete infrastrukture virtuale. Pra ne kete rast, gjeja qe nuk duhet te harrojme eshte: rrjeti eshte shume i madh dhe shume i rendesishem, por eshte veēse njeri nga shume gjerat qe permban interneti. Rrjeti eshte shume me i madh dhe me i rendesishem se ēdo gje tjeter qe ndodhet ne internet. Kuptimi i kesaj gjeje eshte shume i rendesishem.


    Realiteti i ri eshte shume kompleks

    Pa dyshim qe te gjithe kush me shume e kush me pak e kuptojne qe mjedisi informativ ne internet eshte shume i komplikuar per sa i perket numrit te pjesemarresve. Keto qe permendem jane krejtesisht te ndryshme nga ēdo gje e ngjashme e deritanishme. Ky kompleksitet eshte realiteti i ri dhe nje realitet me te cilin perballemi dhe na duhet qe te bashkeveprojme. Dhe eshte nje realitet sfidant per shume arsye. Se pari, funksionimi i sistemeve komplekse eshte i veshtire per t’u kuptuar dhe edhe me i veshtire per t’u parashikuar. Se dyti, dhe kjo eshte me e rendesishmja, mendesia jone kolektive nuk eshte plotesisht e adaptuar per t’u trajtuar me kompleksitete te medha. Strategjite e perdorura deri me tani nuk ka shanse qe te funksionojne ne rrethanat e reja te krijuara. Ne kete situate duhen vene ne pune inteligjenca, fleksibiliteti, pergjegjshmeria dhe deshira e vullneti per te eksperimentuar dhe per te krijuar strategji me te mira per t’u perballur me sfidat e mjedisit te rrjetit qe jane te vazhdueshme dhe gjithnje e me sfiduese.

    Rrjeti eshte shnderruar ne kompjuter

    Per brezin e viteve ’80 nje kompjuter ishte nje makineri qe funksiononte permes programit te “Microsoft”. Me kalimin e kohes keto programe nisen qe te krijoheshin per nje rrjet shume me te gjere perdoruesish, pra te formonin rrjete neper zyra dhe me pas edhe brenda kompanive e grupimeve te ndryshme derisa u shpik interneti. Kjo solli nje shnderrim shume te madh, ate te vendndodhjes e cila nuk ishte me e rendesishme per aksesimin e te dhenave. Pra mjafton qe te futesh nga ēdo pike e globit ne internet per te pasur materialet e tua sikur ato te ishin te kyēura ne kompjuterin tend personal. Shume veprime u lehtesuan dhe u thjeshtezuan ne kete menyre. Kjo ne radhe te pare ishte shume pozitive per biznesin dhe kompanite.

    Me kalimin e kohes duke perfituar nga ky akses i larte, kompanite e prodhimit te programeve kompjuterike krijuan programe te posaēme per “zyrat” e bene edhe me te thjeshte jo vetem marrjen e informacionit, por edhe perpunimin dhe shperndarjen e tij. Ketu kemi edhe kalimin nga bota e kompjutereve personale ne ate ne te cilen rrjeti, tashme eshte shnderruar ne kompjuterin personal te secilit prej nesh. Kjo ka ēuar tashme ne krijimin e nje tjeter teknologjie te avancuar e quajtur “kompjuteri i reve” nje teknologji qe ofron mjete shume te thjeshta perdoruese per te aksesuar ne te dhenat personale dhe mbi te gjitha nje cilesi te larte sherbimi perfshi shpejtesine e kerkimit dhe perpunimit te te dhenave. E mira e ketij sistemi te ri eshte qe asgje nuk humbet, asgje nuk zhduket pergjithmone. Por nga ana tjeter, ndikimi i kesaj teknologjie eshte i jashtezakonshem duke qene se na ben shume te varur ndaj rrjetit. Dhe rrjeti per te cilin po flasim i perket botes se re.

    Rrjeti eshte duke ndryshuar

    Nje here e nje kohe, rrjeti ishte veēse nje mjet publikimi, thuajse mediatik ne te cilin publikues te ndryshem profesioniste, apo edhe amatore shkarkonin faqe te ndryshme neper servere. Per shume njerez qe jane ne biznesin e mediave ky model vazhdon qe te jete modeli i rrjetit. Por ne fakt, rrjeti ka kaluar neper tri faza evolucioni nderkohe nga rrjeti origjinal 1.0 tek 2.0 dhe tani po shkon drejt 3.0 nje platforme globale e bazuar ne idene e rrjetit semantik ne te cilin faqet e rrjetit do te permbajne shume te dhena per permbajtjen e tyre. Nese do te kishim deshiren e mire per ta kuptuar rrjetin ashtu siē eshte, dhe ajo ashtu siē ka qene pak kohe me pare, atehere kemi nevoje per modele me realiste. Mbi te gjitha na duhet te mbajme mend qe tashme rrjeti nuk eshte aspak vetem nje medium publikimesh.

    E drejta e autorit ka pesuar ndryshime

    Ne boten e vjeter kopjimi ishte i veshtire dhe mbi te gjitha jo i arrire, sepse kopjet e kopjeve kishin tendencen qe te ishin me te keqija se origjinali. Ne boten dixhitale te kopjuarit eshte nje proces qe nuk do shume veshtiresi dhe qe realizohet me nje cilesi shume te larte. Ne fakt, kopja eshte per kompjuterin siē eshte frymemarrja per nje qenie njerezore duke qene se ajo perfshihet ne te gjitha operacionet. Kur shihni nje faqe rrjeti, per shembull, nje kopje e faqes ngarkohet ne memorien video te kompjuterit tone para se te pasqyrohet ne ekran. Pra kjo do te thote se nuk mund te shihni asnjehere asgje ne rrjet pa bere me pare nje kopje te saj. Duke qene se regjimi i ruajtjes se prones intelektuale, ai tradicionali, eshte konceptuar ne kohen kur ishte shume e veshtire qe te kopjoheshin gjerat normalisht termat e tij duhen ndryshuar ne driten e ndryshimeve te reja.

    Per mire, apo per keq teknologjia dixhitale u ka dhene perdoruesve te internetit programe qe e thjeshtezojne ne maksimum kopjen, publikimin, perzierjen dhe publikimin e gjithēkaje qe eshte e gatshme ne formen dixhitale, ēka do te thote gjithēka. Si rezultat, miliona njerez jane shnderruar ne botues ne sensin qe krijimet e tyre publikohen ne menyre globale ne platforma te tilla si YouTube, Flicker, Blogger. Ky eshte nje fakt qe nuk mund te kaloje pa u marre ne konsiderate. E vetmja menyre per te ndaluar kopjimin eshte shuarja e internetit e nderkohe rregullat e te drejtes se autorit, per te mbijetuar duhet te reformohen ne varesi te situatave te reja te krijuara.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:45