BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja 100 medikamentet qe luftojne dhe kurojne te gjitha semundjet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja 100 medikamentet qe luftojne dhe kurojne te gjitha semundjet

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/9/2010, 17:49

     Ja 100 medikamentet qe luftojne dhe kurojne te gjitha semundjet Images

    E prej andej dalim me njė sėrė kėshillash mjekėsore, e me njė recetė ilaēesh nė dorė. I drejtohemi menjėherė farmacisė mė tė afėrt pėr tė filluar kurėn. Por sa i njohim medikamentet qė pėrdorim, s’i duhet t’i pėrdorim ato nė mėnyrė qė tė japin sa mė shpejt rezultatin e dėshiruar. Pėr kėtė “Tirana Observer” sjell njė speciale pėr tė hyrė nė atė qė ė quajmė “botė tė mjekėve” pasi shumė emėrtime tė tyre nuk i kuptojmė. Por ilaēet janė substanca qė ndėrveprojnė me trupin e njeriut nė mėnyra tė ndryshme; dieta dhe stili i jetesės mund tė influencojnė shumė mbi efikasitetin e njė ilaēi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund tė veprojnė mė substancat qė gjenden nė lacė. Kjo mund tė provokojė efekte tė dėmshme anėsore.

    Kur ne marrim ilaēe duhet tė ndjekim me vėmendjen mė tė madhe kėshillėn e mjekut apo farmacistit pėr tė marrė nga ilaēi efikasitetin mė tė madh me rrezikun mė tė vogėl. Efekti i njė ilaēi pas ndėrveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinėn mund tė jetė domethėnės dhe ėshtė nė vartėsi tė dozės, moshės, peshės, seksit dhe gjendjes shėndetėsore. Kjo speciale pėrmban tė gjitha ndėrveprimet e mundėsomė ndėrmjet ilaēeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinės, etj; por qė gjithsesi nuk mund tė zėvendėsojė kėshillėn e mjekut apo farmacistit tuaj. Gazeta “Tirana Observer” nė suplementin e sotėm pėrmbledh njė paketė mė plot 100 medikamente pėr sėmundje tė ndryshme, qė nėse ēdokush do t’i zbatojė nė mėnyrėn e duhur do tė luftojė shqetėsimet nė mėnyrė tė efektshme.

    Kėshtu, nė numrin e sė shtunės ju do tė keni mundėsi tė lexoni gjithēka pėr ilaēet e njohura prej vitesh, por dhe ato tė sapozbuluara nga shkenca moderne. Si tė kuroni sėmundjet me medikamentet mė cilėsore, si t’i luftoni ato qė nė momentin e dallimit tė simptomave tė para. Cilat janė ilaēet qė mund tė pėrdoren pa recetėn e mjekut. Kėshillat mė tė fundit qė japin mjekėt pėr tė pėrdorur nė mėnyrėn e duhur ilaēet e zemrės, tensionit, osteoporozės, reumatizmės. Si tė pėrvetėsoni ato pa efektet anėsorė qė mund tė shkaktojnė. Antihistamikėt largojnė alergjinė, paracatamoli largon temperaturėn, penicilina lufton bakteret, qetėsuesit dhe antibiotiket. Kėto dhe tė tjera, pėr tė hyrė nė botėn e ilaēeve. Gjithēka nė numrin e sotėm nė njė suplement prej gjashtė faqesh, me njė paketė plot 100 medikamente qė pėrdoren nė shekullin XXI. Do tė gjeni udhėzimet mė tė dobishme pėr tė pėrdorim e tyre.

    Ilaēet dhe ndėrveprimi me ushqimin

    Ilaēet kanė substanca qė ndėrveprojnė me trupin e njeriut nė mėnyra tė ndryshme; dieta dhe stili i jetesės mund tė influencojnė shumė mbi efikasitetin e njė ilaēi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund tė veprojnė me substancat qė gjenden nė ilaēe. Kjo mund tė provokojė efekte si tė rrezikshme, ashtu dhe tė dėmshme. Kur nė marrim ilaēe pėr kėtė arsye duhet tė ndjekim me vėmendjen mė tė madhe kėshillėn e mjekut apo farmacistit pėr tė marrė nga ilaēi efikasitetin mė tė madh me rrezikun mė tė vogėl. Efekti i njė ilaēi pas ndėrveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinėn mund tė jetė domethėnės dhe ėshtė nė vartėsi tė dozės, moshės, peshės, seksit dhe gjendjes shėndetėsorė. Studimi pėr tė cilin do flasim, pėrmban tė gjitha ndėrveprimet e mundshme ndėrmjet ilaēeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinės, etj; por qė gjithsesi nuk duhet tė zėvendėsojė kėshillėn e mjekut apo farmacistit tuaj. Ėshtė e rėndėsishme tė kujtojmė qė shumė ilaēe mund tė ndėrveprojnė me ilaēe tė tjera dhe mund tė provokojnė edhe problemė serioze.

    1. Alergjitė

    Anti-histaminikėt pėrdoren pėr tė lehtėsuar simptomat e rrufės, teshtiturit dhe fenomeneve tė tjera alergjike. Veprimi i tyre ėshtė tė limitojė apo bllokojė lirimin e histaminės qė lėshohet nga organizmi si pėrgjigje e ekspozimit ndaj substancave qė provokojnė reaksione alergjike. Kėto ilaēe mund tė provokojnė pėrgjumėsi me intensitet tė ndryshėm.

    Antihistamikėt

    1. Klorfenamina maleato
    2. Difenidramina kloridrato
    3. Loratadina
    4. Cetirizina kloridrat
    5. Astemizolo

    Ndėrveprimi me ushqimin: Ėshtė mirė qė antihistaminikėt tė merren me stomak bosh pėr tė rritur efikasitetin e tyre.
    Ndėrveprimi me alkoolin: Disa antihistaminikė mund tė rrisin pėrgjumjen. Kujdes nė pėrdorimin e tyre kur tė ngisni makinėn, etj.

    Analgjezikėt/Antipiretikėt Janė ilaēe qė trajtojnė dhimbjen, temperaturėn dhe inflamacionin.

    6. Paracetamoli

    Ndėrveprimi me ushqimin: Pėr njė lehtėsim tė shpejtė tė dhimbjės apo temperaturės, ilaēi merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalėson thithjen e paracetamolit. Ndėrveprimi me alkoolin: Evito apo limito pėrdorimin e alkoolit pasi, mund tė rrisė rrezikun e dėmtimit tė mėlēisė apo atė tė hemorragjisė nė stomak.

    Anti-Inflamatoret jo-steroidė Reduktojnė temperaturėn, dhimbjen dhe inflamacionin.

    7. ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA
    8. IBUPROFENI
    9. NAPROKSENI
    10. KETOPROFENI
    11. NEBUMETONE

    Ndėrveprimi me ushqimin: Kėto ilaēe mund tė irritojnė stomakun, ėshtė e preferueshme tė merren me ushqim ose me qumėsht.
    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito apo limito pėrdorimin e alkoolit, pasi pėrdorimi kronik i tij mund tė rrisė rrezikun e dėmtimit tė mėlēisė ose hemorragjisė sė stomakut. Aspirina e veshur me cipė (e quajtur edhe tamponuar) ėshtė e preferuar ndaj asaj normales (pa cipė) pėr njė rrezik mė tė vogėl nė provokimin e hemorragjisė nė stomak.

    Kortikosteroidėt

    Reduktojnė ėnjtjen dhe kruajtjen, dhe ndihmojnė nė zgjidhjen e problemeve me alergjinė, reumatizmin.

    12. METILPREDNISOLON
    13. PREDNISON
    14. PREDNISON ACETAT
    Ndėrveprimi me ushqimin: Pėrdorėn me ushqim ose me qumėsht pėr tė parandaluar dėmet nė stomak.

    Analgjezikėt narkotik

    Shitėn vetėm me recetė tė mjekut. Veprojnė mirė nė format e dhimbjes akute. Kodeina mund tė pėrdoret pėr tė qetėsuar refleksin e kollės. Merret me kujdes dhe vetėm sipas kėshillės sė mjekut sepse mund tė japin vartėsi dhe efekte dytėsore seriozė nė qoftė se merren nė mėnyrė tė gabuar.

    KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL

    MORFINE SULFAT

    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito pėrdorimin e alkoolit pasi rrit efektin sedativ tė kėtyre ilaēeve. Kujdes edhe nė pėrdorim pėr shoferet e mjeteve.

    Astma

    BRONKODILATANTET
    Pėrdoren nė trajtimin e simptomave tė astmės bronkiale, bronkitit kronik dhe enfizemės. Kėto ilaēe veprojnė duke favorizuar fluksin e ajrit nė mushkėri duke pėrmirėsuar kėshtu respiracionin.

    15. TEOFILLINA
    16. SALBUTAMOLI
    17. EPINEFRINA – ADRENALINA

    Ndėrveprimi me ushqimin: Efekti i ushqimit tek ilaēet me bazė teofillinėn mund tė jetė i ndryshėm. Kėshtu vaktet shumė tė yndyrshme mund tė rrisin pėrqendrimin e teofillinės nė trup, ndėrsa vaktet me shumė karbohidrate mund ta ulin pėrqendrimin.
    Ndėrveprimi me alkoolin: Duhen evituar pijet qė pėrmbajnė kafeinė (ēokollata, kola, ēaji, kafeja) pasi bronkodilatantėt gojorė dhe kafeina, stimulojnė sistemin nervor. Duhet evituar alkooli nėse merren ilaēe me bazė teofillinėn pasi, mund tė japin tė vjella, dhimbje koke, irritacion.

    Problemet kardiovaskulare

    Mjekimet pėr problemet kardiovaskulare janė tė shumta, ato ndėrhyjnė nė kontrollin e presionit tė gjakut, anginės, ritmit kardiak, kolesterolit tė lartė. Kėto ilaēe mund tė kombinohen mes tyre pėr njė efekt mė optimal. P.sh: B-bllokuesit mund tė trajtojnė hipertensionin, anginėn apo dhe aritminė. Disa nga klasat e ilaēeve kardiovaskulare janė:

    DIURETIKĖT

    Diuretikėt ndihmojnė nė eliminimin e ujit, natriumit dhe kripėrave tė tjera nga trupi.

    18. Furosemidi
    19. Triamterenė dhe hidroklortiazidi
    20. Hidroklortiazidi
    21. Bumetamide
    22. Metolazone

    Ndėrveprimi me ushqimin: Diuretikėt kanė ndėrveprime tė ndeshmė me ushqimin. Disa prej tyre provokojnė eliminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit. Triamtereni nga ana tjetėr, nuk eliminon fare kaliumin, duke provokuar hiperkalemi. Teprica e kaliumit nė gjak mund tė japė ritėm jo tė rregullt dhe pėrpėlitje tė zėmrės. Kur merret triamterenė, duhet tė evitohet ngrėnia e ushqimeve tė pasura me kalium si banane, portokall, zarzavate, etj.

    B-BLLOKUESIT:

    B- Bllokuesit zvogėlojnė impulset e nervave tek zemra dhe enėt e gjakut. Kjo ul portatėn apo sasinė e gjakut dhe punėn e zemrės.

    23. Atenolol
    24. Metoprolol tartrat
    25. Propanolol kloridrat
    26. Nadolol
    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito alkoolin me propanolol kloridrat. Kombinimi i tyre ul presionin e gjakut.

    NITRATET

    Nitratet relaksojnė enėt e gjakut dhe ulin kėrkesėn pėr oksigjen tė zemrės.

    27. Isosorbit nitrati
    28. Nitroglicerina

    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito alkoolin sepse mund tė fuqizojė efektin vazodilatant tė nitrateve dhe mund tė ulė presionin e gjakut rrezikshėm.

    ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINĖN

    Ndėrveprimi me ushqimin: Ushqimi mund tė ulė pėrthithjen e Captoprilit, enalaprilit, etj. Bllokuesit e ACE-s merren njė orė para apo dy orė prapa ushqimit, ato mund tė rrisin pėrqendrimin e kaliumit (K) nė trup. Kjo rritje e kaliumit mund tė jetė e dėmshme, pėr kėtė duhen evituar dieta qė pėrmban kalium si bananet, pėrhimėt dhe portokallėt.

    HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZĖS

    Kėto ilaēe janė tė njohura ndryshe dhe me emrin statina. Pėrdorėn pėr uljen e kolesterolit, ulin pėrqindjen e prodhimit tė LDL (kolesterolit tė keq). Disa prej tyre ulin dhe trigliceridet (yndyrnat) nė gjak.

    29. Atorvastatina krip kalciumi
    30. Fluvastatina krip natriumi
    31. Pravastatina krip natriumi
    32. Simvastatina
    33. Rosuvastatina
    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito pirjen e sasive tė mėdha tė alkoolit qė tė mos rritėsh rrezikun e dėmtimit tė mėlēisė.Ndėrveprimi me ushqimin: Statinat duhet tė merren me vaktin nė darkė pėr tė rritur pėrthithjen.

    ANTIKOAGULANTĖT

    Antikoagulantėt ndihmojnė nė parandalimin e koagulave tė gjakut (mpiksjes)
    34. Warfarin kripė natriumi.
    Ndėrveprimi me ushqimin: Vitamina K prodhon substanca qė ndėrveprojnė me koagulimin e gjakut, dukė ulur efikasitetin e kėtyre ilaēeve. Pėr kėtė arsye duhen evituar ushqimit e pasura me vitaminė k (brokoli, spinaqi, lulelakėr, etj). Doza tė larta tė vitaminės E (400 IU ose mė shumė) mund tė rrisin kohėn e koagulimit dhe rrezikun e gjakderdhjes. Konsultoni mjekun nė rast se duhet tė merrni vitamina E.

    ANTIBIOTIKĖT DHE ANTIMYKOTIKĖT.

    Disa kėshilla tė pėrgjithshme:

    - Tregoni doktorit tuaj nė qoftė se keni pasur raste tė skuqjeve tė lėkurės nga antibiotiku. Njė skuqje e lėkurės mund tė jetė simptomė e njė reaksioni alergjik, tė cilėt mund tė jenė edhe tepėr serioz.

    - Tregoni doktorit tuaj nėse vuani nga diarreja.

    - Tregoni nėse jeni duke pėrdorur kontraceptivė oralė, pasi disa produkte antibiotike mund tė zvogėlojnė efikasitetin e tyre.

    - Kura antibiotike duhet pėrfunduar edhe pse mund tė ndiheni mė mirė.

    - Pėrdorni antibiotikun me shumė ujė.

    ANTIBAKTERET

    35. PENICILLINA
    36. Amoxicillina trihidrat
    37. Ampicillina trihidrat

    Ndėrveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh njė orė para ose dy orė prapa vakteve. Nėse keni probleme me stomakun merren me ushqimin.

    KINOLONET

    38. CIPROFLOXACINA CLORIDRAT
    39. LEVOFLOXACINA
    40. OFLOXACINA

    Ndėrveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh njė orė para apo dy orė prapa vakteve. Nėse keni problemė me stomakun merren me ushqimin. Duhet tė evitohen produktet qė pėrmbajnė kalcium si qumėshti, kosi, vitaminat apo mineralėt qė pėrmbajnė hekur (Fe), si dhe antiacidet pasi zvogėlojnė ndjeshėm pėrqendrimin e ilaēit nė gjak.
    Ndėrveprimi me kafeinėn: Duke marrė kėto ilaēe me kafeinė apo me produkte qė e pėrmbajnė kafeinėn (kafe, kola, ēaj, apo ēokollata) mund tė rritet niveli i kafeinės nė gjak.

    CEFALOSPORINAT

    41. CEFACLOR MONOHIDRAT
    42. CEDROXIL MONOHIDRAT
    43. CEFIXIME
    44. CEFPROZIL MONOHIDRAT
    45. CEFALEXIMA KRIPĖ LIZINE

    Ndėrveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh njė orė para apo dy orė prapa ushqimit. Merren me ushqimin nė rastet e problemeve me stomakun.

    MACROLIDET

    46. AZITROMICINA BIHIDRAT
    47. CLARITROMICINA
    48. ERITROMICINA
    Ndėrveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh njė orė para apo dy orė prapa vakteve. Merren me ushqimin nė rastet e problemeve me stomakun.

    SULFONAMIDET

    49. SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM
    50. COTRIMAZOL

    Ndėrveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh njė orė para apo dy orė prapa ushqimit. Merren me ushqimin nė rastet e problemeve tė stomakut.

    TETRACIKLINAT

    51. TETRACIKLINA KLORIDRAT
    52. DOXICICLINA KLORIDRAT
    53. MINOCICLINA DICLORIDRAT.

    Ndėrveprimi me ushqimin: Ilaēet merren me stomak bosh njė orė para apo dy orė prapa ushqimit. Ato merren me ushqimin nė rast problemesh me stomakun. Ėshtė e rėndėsishme tė merren tetraciklinat bashkė me lakticinet, antiacidet apo integratorėt qė pėrmbajnė hekur (Fe), pasi kėto tė fundit mund tė ndėrhyjnė nė efikasitetin e mjekimit.

    NITROIMIDAZOLI

    54. METRONIDAZOLI

    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito alkoolin, apo ushqime ose pije qė pėrmbajnė alkool si gjatė kurės, ashtu dhe tre ditė prapa. Alkooli nė kėtė rast mund tė provokojė dhimbje abdominale, tė vjella, dhimbje koke.

    ANTIFUNGINET

    55. FLUCONAZOL
    56. GRISEOFULVINA
    57. KETOCONAZOL
    58. ITRACONAZOL

    Ndėrveprimi me ushqimin: Ėshtė e rėndėsishme tė evitohet pėrdorimi i kėtyre ilaēeve bashkė me qumėshtin, djathin, kosin, akulloren, etj; apo antiacidet.
    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito pėrdorimin e alkoolit gjatė kurės me ketokonazol (Nizoral) edhe pėr tė paktėn tre ditė pas kurės. Alkooli mund tė provokojė dhimbje abdominale, tė vjella dhe dhimbje koke.

    SHQETĖSIMET E HUMORIT

    DEPRESIONI, ANKTHI.

    Depresioni, paniku dhe ankthi janė disa nga shembujt e shqetėsimeve tė humorit. Nė pėrdorimin e ilaēeve pėr trajtimin e shqetėsimit tė humorit ėshtė e rėndėsishme ndjekja e kėshillave precize tė doktorit. Duhet tė merret gjithmonė doza e duhur edhe pse pacienti ndihėt mirė, asnjėherė nuk duhet tė ndėrpritet kura me iniciativė personalė, pa u kėshilluar mė parė me doktorin. Nė disa raste duhet tė pritet edhe disa javė pėr tė parė pėrmirėsimet e simptomave.

    BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)

    59. TRANILCIPROMINA DHE TRIFLUOPERAZINA

    Ndėrveprimi me ushqimin: Inhibitorėt e MAO-s kanė shumė limite dietetike, dhe personat qė janė nė trajtim me kėto ilaēe kanė nevojė tė ndjekin me shumė kujdes orientimin e dietės dhe kėshillat e mjekut. Mund tė ketė njė rritje shumė tė shpejtė dhe potencialisht fatale tė presionit tė gjakut, nė qoftė se merren ushqime apo pije qė pėrmbajnė Tiraminė (derivat i Tirozinės=aminoacid), ndėrsa jeni nė kurė me inhibitorė tė MAO-s.

    ILAĒET KUNDER ANKTHIT

    60. LORAZEPAM
    61. DIAZEPAM
    62. ALPRAZOLAM

    Ndėrveprimi me alkoolin: Edhe pse alkooli nuk ndėrvepron shumė me kėto ilaēe, ai gjithsesi mund tė alternojė pėrqendrimin dhe reflekset. Personat me depresion nuk duhet tė pinė alkool. Ndėrveprimi me ushqimin: Kėto ilaēe mund tė merren si para, ashtu edhe prapa ushqimit.

    ANTIACIDET

    Reflukset e lėngut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat janė tepėr tė njohura. Trajtimi me ilaēe parandalon dhimbjen dhe shkaktarėt qė rrisin hiperaciditetin e stomakut. Mėnyra e jetesės dhe dieta mund tė kenė njė rol tė rėndėsishėm, nė shfaqjen e simptomave, por edhe nė zhdukjen e tyre. Pėr shembull, pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve me bazė kafeinė mund tė pėrkeqėsojnė simptomat.

    63. CIMETIDINA KLORIDRAT
    64. FAMOTIDINA
    65. RANITIDINA KLORIDRAT
    66. NIZATIDINA

    Ndėrveprimi me ushqimin: Mund tė merren si pranė, ashtu dhe larg vakteve tė ushqimit.
    Ndėrveprimi me alkoolin: Evito pėrdorimin e alkoolit me kėto ilaēe, ai mund tė irritojė stomakun.
    Ndėrveprimi me kafeinėn: Produktet me kafeinė (kola, kafeja, ēokollata, ēaji) mund tė irritojnė stomakun.

    67. KORTISTEROIDET

    Janė pėrdorur qysh nė vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgėnjeu doktorėt se mė nė fund u gjet dhe njė kurė pėr artritin reumatik. Megjithatė ky mendim u braktis shpejt. Nėse koto ilaēe merren nė doza tė larta ose pėr njė kohė tė gjatė ato mund tė shkaktojnė disa efekte anėsore ku pėrfshihet: shtim i peshės trupore, osteoporozė, katarakt, hipertension, rritje tė nivelit tė sheqerit nė gjak, ulet aftėsia pėr tė luftuar infeksionet dhe mbyllur plagėt. Gjatė viteve tė pėrdorimit tė kortisteriodeve nė kemi mėsuar se si t’i pėrdorim ato nė mėnyrė qė tė kemi sa mė shumė pėrfitime nga ato, dhe sa mė pak efekte anėsore. Pėr tė arritur kėtė qėllim kėto ilaēe pėrdorėn mė doza tė vogla. Funksionimi i kortisteriodeve ėshtė i tillė: ato ndalojnė prodhimin e qelizave destruktive inflamatore tek kyēet dhe ndalojnė tė tjerat qė t’i afrohen kyēeve. Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit qė ėshtė blloku qendror i shumė indeve tė organizmit, si dhe tė kartilaxhės (element ndėrtues i kyēeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi gjė qė mund rrisė shpejtėsinė e shkatėrrimit tė kyēeve prej artritit rėumatik. Sa mė e lartė tė jetė doza e kortisteriodeve e pėrdorur aq mė shumė ulet inflamacioni tek kyēet, por aq mė shumė rritet mundėsia qė ilaēi do shkaktojė efekte anėsore. Prandaj doza e kėtyre ilaēeve ulet me kalimin e kohės pėr tė shmangur efektet anėsore qė vijnė nga pėrdorimi i gjatė i ilaēit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

    68. Guarana

    Kėto tableta pėrmbajnė pluhur i guaranės (500 mg-njė tabletė), vaj tė karafilit tė natės, magnez, siliciumdioksid. Pėr pėrdorim rekomandohet tė merren dy tableta para mėngjesit me pak lėngje, por edhe dy-tri tableta brenda ditės. Rekomandohet pėr shtimin e nevojės pėr punė intelektualė, nė mundimet fizike, te personat e sėmurė jo dinamikė dhe tė molisur. Pėr njerėzit afaristė, menaxherėt, studentėt, si afrodiziak natyror dhe pėr shtimin e energjisė, motivim dhe qėndrueshmėri.

    ILAĒE QĖ MUND TĖ PĖRDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

    69. Njė ilaē antipiretik

    Si ilaē antipiretik (nė rast temperature), mė i pėrdoruri ėshtė paracetamoli. Ėshtė mirė tė mbajmė nė shtėpi, si njė flakon shurup apo pikash, ashtu edhe njė kuti me supozitorė: kjo sepse nė rast fėmija ka diarre nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e preferueshme qė ilaēi tė merret nga goja, kurse nė rast tė pėrzierash ose tė vjellash ėshtė mirė qė ilaēi tė merret nė rrugė retale apo me supozitore.

    70. Njė qetėsues kolle

    Mund t’i jepet nė rast se kolla ėshtė e thatė, e bezdisshme dhe jep shqetėsim nė gjumin e foshnjės. Duhet theksuar qė kolla gjithsesi ėshtė e dobishme pėr organizmin, i cili me anė tė saj eliminon sekrecionet nga rrugėt e frymėmarrjes. Nė rast se kolla ėshtė e tipit aziatik qetėsuesi i saj ėshtė i kundėrindikuar.

    71. Flakon me pika pėr rrufėn

    Mund tė mbajmė solucion fiziologjik pėr tė bėrė lavazhe tė hundės, qė ėshtė e indikuar sidomos nė foshnjat qė akoma nuk dinė tė fryjnė hundėn. Pėr fėmijėt pak mė tė mėdhenj mund tė pėrdoren edhe pikat vazokostritore, pėr njė periudhė jo mė shumė se 4-5 ditė dhe tė pėrdoren vetėm nė fazė akute sepse "lirojnė" hundėn dhe, nėse i jepen fėmijės para gjumit e favorizojnė atė pozitivisht.

    72. Njė ilaē kundėr tė vjellave

    E vjella ėshtė njė simptomė qė shoqėron sėmundje tė ndryshme. Zakonisht e vjella kalon nė mėnyrė spontane por, nėse nuk kalon dhėnia e njė doze Domperidone (ilaēi me mė pak efekte anėsore) mund tė jetė nė ndihmė.

    73. Hydroxichloroquinėn

    Si nė shumė raste tė tjera tė provuara nė mjekėsi, njė ilaē qė ka efekte tė mira mbi njė sėmundje mund tė kėtė efekt edhe mbi sėmundje tė tjera. Po kėshtu edhe me Hydroxichloroquinėn, qė nė fillim ėshtė prodhuar si ilaē anti-malarie. Nė vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaē ishte efektiv gjithashtu edhe nė trajtimin e artritit reumatik. Hydroxichloroquina ėshtė mė pak toksike dhe shkakton mė pak efekte anėsore sė ilaēet e tjera IASM. Por i duhet 3-6 muaj trajtim qė tė fillojė tė ketė efekt mbi sėmundjen dhe qė tė arrijė maksimumin e vlerės terapeutike qė ka i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu organizmi e ka tė vėshtirė ta eliminojė kėtė ilaē edhe pasi ėshtė pushuar trajtimi me tė. Ilaēi mbetet nė organizėm edhe pėr 5 vjet qė nga dita kur u pi tableta e fundit e ilaēit. Nė raste tė rralla Hydroxichloroquina mund tė shkaktojė dėmtimin e Makulės, qė ėshtė zona e syrit qė rregullon figurėn.

    74. Antibiotikėt

    Veprojnė vetėm nė rast tė njė sėmundje me origjinė bakterike. Nė pediatri shumica e sėmundjeve ėshtė me origjinė virale, ku edhe viruset mund tė japin temperaturė tė lartė, prandaj prindi duhet tė rezistojė nga tundimit pėr t’i dhėnė fėmijės antibiotik kur ai ka temperaturė duke menduar se po e shėron.

    75. KORTIKOSTEROIDET ME ANĖ TĖ AEROSOLIT

    Ka njė tendencė tek prindėrit nė pėrdorimin e kėtyre ilaēeve gjatė sėmundjeve banale tė rrufės duke menduar qė dhėnia me anė tė aerosolit ėshtė mė e dobishme dhe mė e padėmshme. Nuk ėshtė kėshtu: dobia e kėsaj mėnyre ėshtė demonstruar vetėm nė disa kushte patologjikė, dhe efektet anėsore, tė lidhura mė shumė tek dozat e tepėrta qė fėmija mund tė marrė, dhe jo vetėm, mund tė jenė jo pak tė rėndėsishme.

    76. ANTIINFLAMATORET

    Nuk shėrojnė nga sėmundjet as parandalojnė pėrkeqėsimin e gjendjes sė fėmijės nė rast rrufe, dhimbje fyti, kolle, etj. Nė veēanti nuk duhet pėrdorur asnjėherė aspirina tek fėmijėt, pėrveē atyre rasteve qė pėrshkruhet nga pediatri: mund tė shkaktojė kompilikacione tek mėlēia apo edhe truri.

    77. PIKA PĖR VESH

    Pėr dhimbjen e veshit mė mirė tė pėrdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kundėr dhimbjės. Kjo pasi nė rast tė shpimit tė timpanit (qė ndodh shpesh nė rastet e otiteve akute) pikat nė vėsh mund tė jenė tė dėmshme.

    78. ACIDI FOLIK

    Acidi Folik qė ul nivelet nė gjak tė homocisteinės, a ėshtė i aftė tė reduktojė rrezikun kardiovaskular? Disa kėrkues shkencorė anglezė kanė bėrė njė studim, duke mbėshtetur idenė qė ulja e nivelit plazmatik tė homocisteinės, sjell reduktimin e rrezikut kardiovaskular nė 10–20 %. Acidi Folik ėshtė njė vitaminė e grupit B qė merret me anė tė dietės sė pėrditshme, dhe gjendet nė natyrė tek bimėt me gjithė jeshile. Homocisteina rrit rrezikun e sėmundjeve kardiovaskularė, duke dėmtuar veshjen e brendshme tė arterieve.

    79. KAFEINA

    Kafeina (ose 1,3,7, trimetilxantina, ėshtė quajtur ndryshe edhe Teina), ėshtė njė alkaloid natyral qė e gjejmė nė bimėn e kafesė, kakaos, ēajit, kolas, guaranas dhe matés, si dhe nė pijet qė prodhohen nga kėto bimė. Nga ana kimike ėshtė njė xantinė dhe si e tillė ka veprim stimulues nė sistemin nervor qendror (eliminon pėrgjumėsinė dhe aktivizon sensin e kujdesit dhe tė pėrqendrimit). Kafeina ka njė efekt tė lehtė diuretik dhe njė efekt modest enėzgjerues. Ajo ka njė efekt irritues pėr mukozat e stomakut. Efektet negativė nga mbidozimi janė: eksitimi, pagjumėsia, dridhjet e duarve, tė pėrzierat, tė vjella, rritja e diurėzes, e ritmit tė zemrės (takikardia) dhe ekstrasistola. Popullariteti i pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (mbi tė gjitha kafeja dhe ēaji) e rendisin kėtė substancė psikoaktive mė tė pėrhapurėn nė botė.

    80. SULFONILURET

    Ky lloj ilaēi ka dalė nė qarkullim prej vitesh. Ėshtė mekin nga goja. Emra tė njohur qė kanė nė pėrbėrje kėtė ilaē janė minodiab dhe diabinese. Kėtu futet dhe Daunil (i njohur nė Shqipėri). Kėto lloj llacėsh stimulojnė pankreasin duke rritur nė kėtė mėnyrė sasinė e insulinės qė derdhet nė gjak. Kjo insulinė shtesė e detyron glukozėn tė hyjė nė muskuj me sforcim. Problemi me kėtė ilaē ėshtė se ato nuk e rrisin ndjeshmėrinė e organizmit ndaj insulinės, por ato rrisin thjesht sasinė e insulinės (pra sasi dhe jo cilėsi). Kjo e zgjidh problemin pėrkohėsisht duke ulur nivelin e glukozės nė gjak, por krijon njė problem afatgjatė sepse stimulon rritjen nė peshė. Pra ky ilaē veēse sa rrit sasinė e insulinės nė gjak. Por disa diabetike e kanė nivelin e insulinės shumė tė lartė edhe pa e marrė ilaēin. Nivel qė mund tė shkojė deri nė 5 herė mė tepėr se normalja.

    81. BIGUANIDET

    Ilaēet me kėtė pėrbėrje janė zhvilluar nė vitin 1994. Ato veprojnė nga njė drejtim i ndryshėm nė krahasim me sulfoniluret. Nė vend qė tė rrisin nivelin e insulinės ato ngadalėsojnė sasinė e glukozės qė prodhohet nga mėlēia dhe zorrėt e vogla ku tretet ushqimi. Kėto ilaēe janė mė tė pėrparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnė rritje peshė ose ndonjė sėmundje zemre. Por kėto ilaēe megjithėse janė mė tė pėrparuara kanė disa efekte anėsore. Shkaktojnė problemė stomaku, diarre, ndjenjėn e ngopjes abdominale, etj. Njerėzit qė vuajnė me zemėr, mėlēi ose veshka kėshillohen tė mos e marrin kėtė ilaē. Ilaēi tipik qė pėrmban biganide quhet metformin.

    82. ALFA GLUKOZĖ NDALUES

    Disa nga kėto lacė si pėr shėmbull Acarbose, ngadalėsojnė shpėrbėrjen e sheqernave nė zorrėt e vogla duke ndėrhyrė nė enzimėn me tė njėjtin emėr, enzimėn alfa glukozė. Kjo enzimė bėn shpėrbėrjen e sheqernave qė ndodhen nė ushqimet qė hamė. Duke ndaluar kėtė enzimė nga funksionimi nuk bėjmė gjė tjetėr veēse parandalojmė rritjen e sheqerit nė gjak. Efekte anėsore: gazra dhe dhimbje tė abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i kėshillohet veēanėrisht tė sėmurėve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton punė tė tepruar tė mėlēisė qė mund tė shkojė nė dėmtim tė saj.

    83. THISCOLIDINIDION

    Ilaēi mė i ri i dalė nė treg. Emri nė kutinė e ilaēit: rezulin.

    Ky ėshtė ilaēi i parė qė ndihmon trupin qė ta pėrdorė mė mirė insulinėn duke stimuluar disa pjesė thithėse tė indeve tė ashtuquajturat “vendkalimi” nėpėrmjet tė cilave glukoza hyn nė qelizė nga gjaku. Nga studimet e bėra nė pacientėt qė pėrdorin kėtė ilaē dhe ilaēin e parė (sulfoniluret) rezultoi se megjithėse kishte ulje tė glukozės pėrsėri kishte rritje nė peshėn trupore. Ky ilaē ka efekte anėsore kryesisht nė mėlēi, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

    84. INSULINA

    Insulina ėshtė pėrdorur gjithnjė nė diabetin Tipi 1, nė njerėzit tė cilėt nuk prodhojnė dot insulinė. Ndėrsa nė diabetin Tipi 2 insulina pėrdoret si mundėsia e fundit e mbetur. Nė fakt rreth 29 % e diabetikėv tė Tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti Tipi 2 me anė tė dietės dhe ushtrimeve fizike nuk duhet tė arrijė nė kėtė pikė tė injeksionit tė insulinės. Pacienti qė ka arritur nė atė fazė qė duhet patjetėr injeksion insuline edhe sikur ta kuptojė mė sė miri rėndėsinė e dietės (perizės) dhe aktivitetit fizik, tashmė nuk gjejnė dot forca nė personalitetin e tyre qė ta fillojnė luftėn nga e para. Ata ja lėnė ēdo gjė nė dorė ilaēeve. Insulina e zbuluar mė 1922 vepron shpejt, brenda disa orėsh pasi ėshtė marrė. Insulina detyron mėlēinė tė ndalojė prodhimin e glukozės dhe tė fillojė pėrdorimin e saj, detyron muskujt tė thithin glukozėn, bile nė njė farė shkallė detyron edhe qelizat e yndyrės qė tė thithin glukozė. Ka shumė rėndėsi sasia dhe momenti i injektimit tė insulinės. Me tepricė dhe niveli i glukozės ulet shumė duke shkaktar hipoglicemi. Shumė pak nuk ja del qė tė detyrojė qelizat tė thithin glukozė. Pra ėshtė shumė delikat mėnyra se si merret insulina. E cila ka dhe efekte anėsore qė janė hipoglicemi, shtim nė peshė trupore dhe sėmundje gjaku.

    88. MIOTENS

    Tiocolchicoside. Ampulė 4 mg/2ml. Ampula pėrmban 2 ml solucion: Pėrbėrės aktiv: Tiocolchicoside 4mg. Njė kuti pėrmban 6 ampula pėr pėrdorim intramuskular. Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas disa studimeve ushtron njė aktivitet selektiv agonist mbi receptorėt GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon efektin e Miotens si nė kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu edhe nė ato spastike me origjinė centrale. Miotens nuk ndryshon as lėvizshmėrinė e vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorė. Nuk ndikon nė sistemin kardiovaskular. Nė tė gjitha patologjitė ku janė tė pranishme kontraktura tė grupmuskujve dhe hipertoni muskulore si
    tėrheqje muskulore, tortikolis, sindroma tė dhimbshme post-traumatike ose post-operatore. Sindroma tė dhimbshme tė kolonės vertebrore dhe tė artikulacioneve, artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet spastike tė hemiparezave me origjinė vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus Parkison dhe parkisonizmi medikamentoz.

    89. AZATRIL

    Azithromycin. Pėrmbajtja e saj ėshtė 8 kapsula, Azitromicinė dihidratė, ekuivalent me 250 miligramė azitromicinė, niseshte gruri E 122 dhe substanca tė tjera ndihmėse. Mėnyra e pėrdorimit bėhet me rekomandim tė mjekut.

    90. AMOKSIKLAV

    Amcilinum/Acidum Clavulanicum. Tableta tė veshura me film 625 mg, nė blister me 10 tableta. Pėrbėrėsit veprues janė Trihidrati i amoksicilinės dhe klavulanat kaliumi. Pėr ēfarė pėrdoret:

    Ēdo tabletė 625 mg pėrmban 500 mg amoksicilinė nė formėn e trihidratit tė amoksicilinės dhe 125 mg acid klavulanik nė formėn e klavulanatit tė kaliumit. Amoksiklav 2x ėshtė njė antibiotik i grupit tė penicilinave (beta-laktamik). Ai ėshtė njė antibiotik me spektėr tė gjerė, me veprim baktericid (vrasės) kundrejt baktereve tė ndryshme, shkaktare tė infeksioneve. Amoksiklav pėrdoret pėr trajtimin e infeksioneve tė mėposhtme: Infeksione tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes; infeksione akute dhe kronike tė kaviteteve paranazale (sinusit), infeksione tė rrugėve tė poshtme tė frymėmarrjes (bronkit, pneumoni), infeksione tė traktit urinar; infeksione tė pėrziera tė shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobė, infeksione tė gojės dhe dhėmbėve (infeksione odontogenike).

    91. Analgjezikėt

    Analgjezikėt janė ilaēe qė lehtėsojnė dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janė shumė efektive nė uljen e dhimbjeve tė lehta dhe jo shumė tė forta tė ngjashme me atė tė dhimbjės sė kokės ose tė dhėmbit. Ato nuk kanė efekte anėsore si ilaēet e tjera IAJS. Analgjezikėt japin efekt shpejt, zakonisht brenda njė ore. Ēlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri nė 8 orė. Kėto ilaēe funksionojnė duke penguar dėrgimin e sinjaleve dhe dhimbjes nė tru ose duke penguar vetė trurin qė tė marrė sinjale. Acetaminophen, pėrbėrėsi aktiv qė ndodhet nė analgjezikėt mė tė pėrdorur. Pėrfshi ato qė nuk kanė aspirinė nė pėrbėrjen e tyre si: Anacin, execedrin dhe Tylenol. Acetaminophen nuk e irriton stomakun si llacėt IAJS, por duhet tė kihet kujdes qė tė mos merret me ilaēe qė merren pėr hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet tė pihen pije alkoolikė shpesh, pasi kjo shkakton qė ilaēi tė dėmtojė mėlēinė kur pihet alkool rregullisht.

    92. Ilaēet e quajtura COX-2

    Nėse ju keni probleme me stomakun, ju mund tė pėrdorni ilaēet COX-2. Kėto ilaēe ulin dhimbjet dhe kanė mė pak efekte anėsore se aspirina dhe ilaēet IASM. Ky ilaē ndikon nė enzimėn qė prodhon trupi qė ėshtė pėrgjegjės pėr dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaēi i tillė qė ėshtė aprovuar nga ministria amerikane e shėndetėsisė quhet Celecobix dhe nė dyqan e gjeni me emrin celebrex, pėrdoret 200-400 mg nė ditė. Pra ky ilaē ka pėrparėsinė se nuk dėmton mukozėn e stomakut, siē bėjnė ilaēet e tjera qė merren kundėr dhimbjės (IAJS).

    93. SULFASALAZINĖ

    Ky ilaē ėshtė prodhuar pėr tė mjekuar kolitin dhe "sėmundja e kron-it". Mė shpesh pėrdoret pėr trajtimin e formave tė lehta tė artritit reumatik. Dhe me sa duket vepron si methotrexate, pra duke shtypur disa pjesė tė sistemit imunitar. Sulfasalazine kombinon salicilate (salicylates) dhe sulfa, nuk u rekomandohet atyre me alergji ndaj pėrbėrėsve tė sulfa-s. Gjithashtu mjekimi ka efekte anėsore si shqetėsime gastrointestinale, tė vjella, dhimbje koke, plasaritje lėkure. Nė raste shumė tė rralla mund tė ndikojė nė numrin e qelizave tė bardha tė gjakut. Mund tė ndikojė nė efektshmėrinė e spermės, gjė qė normalizohet me ndėrprerjen e ilaēit.

    94. AZATHIOPRINE

    Hyn tek ilaēet qė shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Nė fillimet e veta ėshtė pėrdorur pėr tė parandaluar mospranim qė i bėn organizmi organeve tė transplantuara. Mė pas Azothioprine u pėrdor nė njerėzit me artrit reumatik tek tė cilėt ilaēet e tjera mė popullore nuk kanė pasur asnjė rezultat. Ashtu si ilaēet e tjera IASM, edhe ky ilaē ėshtė i vonuar nė dhėnien e efekteve tė tij. Mund t’i duhen deri nė 3 muaj qė tė fillojė tė japė efektet e para dhe deri nė 6 muaj qė tė japė efektin maksimal. Ka disa efekte anėsore, si: marramendje, tė dukėt sikur do vjellėsh. Meqė sulmon sistemin imunitar zvogėlon aftėsinė e organizmit pėr t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si: gripi, ftohje, etj. Para se tė merrni kėtė ilaē merrni parasysh avantazhet dhe disavantazhet qė sjell pėrdorimi i ilaēit.

    95. CYCLOSPORINE

    Ashtu si Azothioprine edhe Cyclosporine ėshtė ilaē qė shtyp sistemin imunitar (immunosuppressive) qė ėshtė pėrdorur pėr tė parandaluar mospranimin qė i bėn organizmi organeve tė transplantuara. Cyclosporine mund tė mund tė shkaktojė efekte anėsore qė fillojnė me rritje tė tepruar tė qimeve dhe me rritjen e tensionit tė gjakut e deri tek probleme mė seriozė, si: jofunksionim (dysfunction) tė veshkave. Nuk u rekomandohet atyre qė vuajnė nga presioni i lartė i gjakut dhe sėmundje tė veshkave dhe mėlēisė. Ky ilaē pėrdoret tek ata njerėz ku ilaēet e tjera nuk kanė patur efekt.

    96. GOLD SALTS

    Ky ilaē ul aktivitetin e artritit reumatik, por se si vepron saktėsisht nuk dihet. Qė kur ky ilaē u pėrdor nė fillim e deri tani, ky ilaē nuk pėrdoret mė aq shpesh si edhe mė parė. Ilaēi ekziston si tabletė, edhe si injeksion. Efektet anėsore pėrfshijnė: diarre, plasaritje lėkure, irritim tė gojės. Gjatė trajtimit me kėtė ilaē duhet tė bėhen rregullisht analizat e gjakut dhe urinės pėr tė kontrolluar nėse ka toksicitet.

    97. KORTIKOSTEROIDET

    Kėto ilaēe janė prodhime sintetike qė imitojnė hormonet e prodhuara nga gjėndrat e adrenalinės, tė cilat ndodhen pranė veshkave. Kortikosteroidet japin ulje tė menjėhershme dhe tė fuqishme tė inflamacionit tek njerėzit qė vuajnė me artrit reumatik. Kėto pėrdoren mė tepėr nė rastet e krizave kur dhimbja ėshtė e madhe. Jepen nė formė tabletash ose injeksionesh. Ato mund tė pėrdoren bashkė me ilaēet IASM deri nė momentin qė ilaēet IASM fillojnė tė japin efektin e tyre (siē e pamė mė sipėr ilaēet IASM vonojnė me muaj deri sa tė japin efektin e tyre). Ilaēi mė i pėrdorur nga ky grup llacėsh ėshtė Prednisone, por ka edhe shumė tė tjerė.

    98. TETRACIKLINA

    Ilaēet e kėsaj familje kanė gjetur pėrdorim nė trajtimin e artritit reumatik. Kėto ilaēe njihen prej kohėsh pėr aftėsinė e tyre pėr tė luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumė efekte anėsore dhe merret lehtė. Disa studime tė ndėrmarra nė kafshė dhe nė njerėz tregojnė se tetraciklina ka aftėsinė qė tė zvogėlojė numrin e disa qelizave tė caktuara tė sistemit imunitar, si dhe kimikatet qė shkatėrrojnė lėndėn ndėrtuese tė kyēeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janė lloje ilaēesh tė familjes sė tetraciklinės qė janė pėrdorur pėr tė luftuar infeksionet e lėkurės sė fytyrės (acne) kėto ilaēe tani po studiohen nė trajtimin e osteoarthritis dhe artritit rėumatik.


    99. MODIFIKUESIT E KUNDĖRPĖRGJIGJES BIOLOGJIKE

    Njihen ndryshe si "agjentėt biologjikė". Kjo kategori e re ilaēesh vepron nė qeliza tė caktuara tė sistemit imunitar tė cilat janė pėrgjegjės pėr shkatėrrimin e kyēeve. Nė kėtė mėnyrė kėto ilaēe tė reja nuk kanė efektet anėsore qė kanė ilaēet tradicionale tė pėrdorura deri tani. Nga mėnyra se si veprojnė mbi sistemin imunitar kėto ilaēe i quajnė ndryshe edhe "bomba inteligjente". Pėrdorimi i kėtyre ilaēeve po shkakton eufori nė fushėn e trajtimit tė artritit reumatik, jo vetėm se po jep rezultate shumė tė mira, por edhe sepse ėshtė njė metodė krejtėsisht e re mjekimi. Deri tani janė aprovuar dy lloje ilaēesh tė tilla pėr pėrdorim tė gjerė: Etanercept (emri nė farmaci: Enbrel) dhe Infliximab (emri nė farmaci: Remicade)

    100. ETARNECEPT (ENBREL)

    Ky ilaē vepron mbi faktorin tumor-nekrotik qė shkurtimisht do e quajmė FTN. FTN luan rolin kryesor nė procesin e ėnjtjes dhe dhimbjes sė kyēeve. FTN ėshtė njė Citokinė, njė lloj proteinė qė ndihmon nė rregullimin e funksioneve tė shumė qelizave pėrfshi ato qė shkaktojnė inflamacionin e kyēeve. Ilaēi ekziston nė formė injeksioni dhe merret dy herė nė javė. Pluhurin duhet ta ruani nė frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaēit: ky ilaē pėrdoret nė njerėzit ku llacėt e tjera anti-reumatike, sėmundje modifikuese nuk kanė pasur efektet e dėshiruara. Gjithashtu, ilaēi mund tė rekomandohet tė pėrdoret edhe para se ilaēe tė tjera tė jenė pėrdorur. Rezultatet janė tė kėnaqshme. Nė 60-70 % tė rasteve qė janė trajtuar me kėtė ilaē pacientėt kanė pasur njė lehtėsim tė theksuar tė ėnjtjes dhe dhimbjeve nė kyēe. Efektet vijnė shpejt nė mė se dy javė dhe i duhet 3 muaj qė tė japė efektin maksimal.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 09:54