BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ekspertet e shendetit japin keshilla se si te shmangim problemet shendetesore

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ekspertet e shendetit japin keshilla se si te shmangim problemet shendetesore

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2010, 19:32

     Ekspertet e shendetit japin keshilla se si te shmangim problemet shendetesore Images

    Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale qė janė shumė tė nevojshme pėr organizmin. Edhe pse duhen nė sasi tė vogla ato janė tė pazėvendėsueshme. Ato veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndihmojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale tė rėndėsishme janė: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund tė magazinohen, ndėrsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Mjaft vitamina pėrmbajnė dhe lėkurat e frutave.

    1- Luleshtrydhet janė njė ushqim i pasur me vitaminė K, e cila i bėn kockat tė jenė tė forta.
    2- Shumėkush nga ne, merr sasinė e dyfishtė tė kripės qė na nevojitet. Nė qoftė se ndjeheni tė lodhur nga dietat pėr tė rėnė nga pesha dhe pėr tė mbajtur trupin nė formė duhet tė ndaloni duhanin dhe t’i pėrkushtoheni gjimnastikės.

    Natriumi rrit presionin e gjakut

    Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit. Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanw efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ato ofrojnw njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet nė sasi tė mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskėta. Sasi tė vogla kalciumi gjenden nė perimet me gjethe jeshile dhe nė disa lloje peshqish.

    1- Karrota

    Nė trupin tonė Beta Karoteni, proteinė e cila gjendet tek karrotat ėshtė I shndėrruar nė Vitaminėn A, e cila ėshtė njė nga lėndėt ushqyese kryesore tė organizmit dhe ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė, e cila kryen funksione tė ndryshme qė lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave tė trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si njė antioksidant qė neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatė jeshile.
    2- Vitamina B12

    Vitamina B12 luan rolin kryesor nė prodhimin e AND-sė, pjesės ndėrtuese tė gjeneve nė trupin tonė dhe nė vazhdimėsinė e shėndetshme tė nervave dhe rruazave tė kuqe tė gjakut. Vitamina B12 ėshtė e lidhur me proteinat dhe ėshtė e domosdoshme pėr ecurinė normale tė organizmit tonė. Ajo gjendet nė disa ushqime tė konsumit tė pėrditshėm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumėshti janė tė pasura me B12.

    3- Kromi

    Kromi ėshtė i nevojshėm pėr organizmin pėr tė kryer procesin e shndėrimit tė ushqimeve nė energji tė pėrdorshme, duke ndihmuar insulinėn pėr prodhimin e glukozės. Pavarėsisht nga problemet qė sjell tepria e kromit dhe rėnia nė peshė qė shkaktohet prej tij, pėrsėri trupi ka nevojė pėr tė. Rekomandimi ditor pėr tė rriturit ėshtė 50 deri 200 mcg. Burimet mė tė mira tė kromit janė gjithė produktet e drithėrave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.

    4- Vitamina K

    Vitamina K ėshtė e pėrdorur nga trupi pėr tė prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre pėrdoren pėr tė krijuar faktorėt tė cilėt ndikojnė nė mpiksjen e gjakut nė raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminės K ėshtė 90 mikrogram pėr femrat dhe 120 mikrogram pėr meshkujt. Fatmirėsisht mungesa e Vitaminės K ėshtė shumė e rrallė. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojės, vaji i ullirit dhe domatja.

    5- Potasiumi

    Potasiumi ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe nė procesin e tretjes. Ushqimet tė cilat pėrdoren nė gjendjen e tyre origjinale janė mė tė shėndetshme kėshtu duhet tė pėrzgjidhen ato mė tė mirat dhe qė mund tė pėrdoren me shpesh, veēanėrisht frutat dhe perimet, produktet e qumėshtit, drithėrat, peshku dhe mishi.

    6- Magnezi

    Pėr disa nga proceset bazė tė organizmit ėshtė I nevojshėm magnezi, I cili vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike shumė tė rėndėsishme pėr prodhimin e energjisė nga ushqimet qė konsumojmė. Gjatė njė ditė-nate ėshtė I nevojshėm rreth 300 mg/ditė pėr femrat dhe 350 mg/ditė pėr meshkujt. Minerali I magnezit ėshtė I gjendur tek avogadot, arrat, lajthitė, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.

    7- Vitamina C

    Kėrkimet e vazhdueshme kanė treguar se Vitamina C ėshtė e pėrbėrėsi kryesor i kolagjenit, pėrbėn materialin strukturor te kockave tė trupit, tė lėkurės, enėve tė gjakut dhe inde tė tjera tė trupit. Sasia ditore e rekomanduar ėshtė 90 mg pėr meshkujt dhe 75 mg pėr femrat. Por trupi mund tė pėrthithė maksimalisht rreth 400 mg nė ditė. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitė, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.

    8- Vitamina D

    Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e kockave. Kjo vitaminė vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten pėr ndėrtimin dhe ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU pėr tė rriturit mbi 17 vjeē dhe 200 Iu pėr fėmijėt. Pėr tė pėrvetėsuar nevojat ditore me Vitaminė D ne drejtohemi tek qumėshti dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, pėrfshirė edhe harengat e sardelet.

    9- Zinku

    Zinku ėshtė i pranishėm pothuajse nė ēdo qelizė tė trupit. Ai ndihmon nė rritjen e shėndetshme tė trupit, nė mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit tė testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar pėr zinkun ėshtė 11 mg pėr meshkujt dhe 8 mg nė ditė pėr femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulės, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

    11- Vitamina E

    Shkencėtarėt nuk kanė paraqitur akoma njė pasqyrė tė plotė mbi rolin dhe funksionin e Vitaminės E nė organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnė se ajo luan rol nė funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-sė, formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe nė pėrthithjen e Vitaminės K. Kjo vitaminė gjendet nė vajin e kokrrave tė grurit, farat e lulediellit, nė spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.

    Frutat dhe perimet

    Ėshtė e shėndetshme qė tė konsumohen ēdo ditė sa mė shumė fruta dhe perime, veēanėrisht portokallet. Shpesh herė konsumimi i drithėrave, brumėrave dhe sheqerit sjell njė mbingopje tė organizmit me karbohidrate. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janė tė pasur mė betakarroten, ndėrsa portokalli, kivi janė tė pasura me vitaminė K. Po ashtu edhe minerali i selenit ėshtė njė ndihmės i mirė nė luftėn kundėr kancerit, obezitetit dhe mbipeshės. Personat tė cilėt kanė tė ulėtnivelin e selenit nė gjak apo antioksidantėve tė tjerė, kanė njė bel mė tė trashė se ata persona qė kanė njė nivel mė tė lartė seleniumi. Seleniumi gjendet te shumė ushqime por ėshtė e vėshtirė tė dihet nėse konsumohen 55mcg e rekomanduara nė ditė. Kėshtu seleni gjendet tė drithėrat, djathi dhe arrat.

    Dieta vegjetariane ndihmon pėr njė trup tė shėndetshėm

    Sot shkenca dhe mjekėsia ka bėrė tė mundur qė tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė pėrhapura, tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė rol tė rėndėsishėm luan ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit. Njė dietė vegjetariane ndihmon shumė jo vetėm pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm, por edhe pėr tė pasur njė mendje tė qetė dhe tė kthjellėt. Ndėrsa ushqimi i mire ėshtė vital pėr shėndetin edhe agjėrimi, dieta ėshtė po aq i rėndėsishme. Trupi ynė ka nevojė pėr pushime periodike dhe kjo pėrfshin edhe organet tonė tė tretjes. Agjėrimi ėshtė mėnyra e vetme pėr t’i lėnė tė pushojnė kėto organe jetėsore. Ėshtė e nevojshme tė mėsohet njė teknikė sa mė e pėrshtatshme pėr njė dietė efikase dhe pa rreziqe, si edhe 'sekrete' tė tjera pėr njė shėndet tė mirė.

    Vitaminat C dhe E parandalojnė plakjen

    Deri 5 vite mė parė dermatologėt nuk besonin se lėkura mund t’i pėrthithte vitaminat nėse ato aplikoheshin nė sipėrfaqe. Por sot shume prej kompanive kozmetike po eksperimentojnė pėr tė bėrė tė mundur qė vitaminat te japin efekt nė zonat nė tė cilat aplikohen. Shkencėtarėt thonė se konsumimi i vitaminave C dhe E nė sasitė e duhura ndihmon shumė nė parandalimin e plakjes sė qelizave tė lėkurės. Pėr t’u kujdesur pėr lėkurėn e fytyrės duhet tė konsumoni vitaminė C dhe E ēdo ditė, ose fruta qė i kanė kėto vitamina; si dhe tė keni kujdes kur tė zgjidhni kremrat qė reklamohen nėpėr dyqane. Shihni pėr kremra qė bllokojnė rrezet e dėmshme tė diellit, dhe qė pėrmbajnė vitaminat C dhe E, si dhe acidet Alfa-Hidroksike. Kėto produkte e mbrojnė lėkurėn tuaj nga shkatėrrimi dhe plakja.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:56