BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dita e fundit pėr Hakerėt nė Budapest

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Dita e fundit pėr Hakerėt nė Budapest

    Mesazh nga Dino 20/9/2010, 12:53

    Dita e fundit pėr Hakerėt nė Budapest IT_worms_703335908Sot ėshtė dita e dytė dhe njėherėsh dita e fundit e konferencės dyditore pėr hakerė Hacktivity 2010, nė tė cilėn morėn pjesė mė shumė se 1.000 pjesėmarrės. Ndėrsa nė anėn tjetėr nė bazė tė raporteve thuhet se aktivitetet e dėmshme siē ėshtė krijimi i viruseve dhe hakimi, qė po diskutohen nė kėtė konferencė, i kushtojnė globalisht kompanive mė shumė se njė trilion dollarė nė vit.
    Hakerė interneti dhe kompani softuerike nga anembanė bota janė tė pranishme nė eventin mė tė madh tė ueb sigurisė nė Evropė. Rreth 1.000 pjesėmarrės janė tė pranishėm nė Hacktivity 2010, nė konferencėn dy ditore qė po mbahet nė kryeqytetin e Hungarisė, Budapest., e cila po mbahet nė njė moment kur shqetėsimet rreth piraterisė softuerike dhe cyber-krimeve tjera janė duke u rritur.

    Kompanitė softuerike kėtyre ditėve pėrdorin hakerė pėr tė shikuar sesa tė sigurta janė programet e tyre, kurse nė anėn tjetėr Hakerėt pėrfitojnė duke mėsuar trika tė rinj.

    “Ka jo shumė sisteme nė ditėt e sotme qė nuk mund tė hakohen. Ėshtė ēėshtje kohe dhe investimi” tha Felix F-X Linder, specialist i cyber-sigurisė, qė ishte i pranishėm nė konferencėn nė Budapest. “Pėr fat, si rrjedhojė e shumė viteve punė nė siguri kompjuterike, po bėhet vėshtirė pėr tė hakuar kėto sisteme”.

    Mitch Altman, njė haker nga SHBA-ja, ėshtė prezent me njė workshop rreth harduerit tė kompjuterit, kurse legjenda Bruce Schneier, njė ekspert i mirėnjohur botėror i cyber-sigurisė, ka hapur konferencėn me njė ligjėratė kyēe.

    Nė zonėn e argėtimit, konferenca ofron hapėsirė pėr relaks, mundėsi pėr tė thyer sisteme tjera dhe marrjen nėn kontroll tė kompjuterėve tė huaj pėrmes njė llojllojshmėrie tė lojėrave. Sipas njė studimi tė bėrė sė fundi nga kompania e cyber sigurisė Norton, 65 pėr qind e tė tė gjithė pėrdoruesve tė kompjuterėve kanė qenė viktima tė cyber-krimit. Goditja mė e keqe ishte nė Kinė, ku 83 pėr qind e pėrdoruesve kanė qenė tė prekur nga cyber-krimi. Nė brazil dhe Indi kjo shifėr ėshtė rreth 76 pėr qind. Mund tė thuhet se as pėrdoruesit kompjuterik nė Kosovė dhe Shqipėri nuk janė tė paprekur nga cyber-sulmet, megjithėse nuk ka tė dhėna zyrtare nga Norton apo ndonjė kompani tjetėr e sigurisė.

    Qėllimet e kėqija

    Keqpėrdorimi i kompjuterit siē ėshtė krijimi i njė virusi dhe hakimi, u kushton bizneseve anembanė botės mbi 1 trilion dollarė ēdo vit, bėnė tė ditur njė studim nga kompania e sigurisė kompjuterike McAfee. Projektimi bazohet nė reagimet nga njė hulumtim i bėrė me mė shumė se 800 CIO tė kompanive tė ndryshme anembanė botės.

    Ata u pėrgjigjen se nė vitin 2008 kanė humbur t ė dhėna nė lerė prej 4.6 miliard dollarė dhe kanė shpenzuar rreth 600 milion dollarė nė pastrimet pasuese pas thyerjeve, tha McAfee. Sipas tyre, recesioni ekonomik vetėm se po rrit rrezikun e sigurisė sė ndėrmarrjeve, ku 42 pėr qind e tė anketuarėve thanė se punėtorėt e larguar nga puna kanė qenė kėrcėnuesit mė tė mėdhenj ndaj informacioneve tė ndjeshme nė rrjet.

    Mė shumė se njė ēerek e tė anketuarve thanė se evitojnė ruajtjen e tė dhėnave nė Kinė, dhe 47 pėr qind e tė anketuarve nga Kina thanė se besojnė se SHBA posedon kėrcėnimin mė tė madh tė sigurisė ndaj tė dhėnave tė tyre.

    Hulumtimi gjithashtu sinjalizon se mė shumė e mė shumė informacione digjitale, si pronat intelektuale dhe tė dhėnat e ndjeshme tė konsumatorėve, qė po transferohen mes kompanive po humbin. Mesatarja qė humb njė kompani nė vit ėshtė rreth 12 milion dollarė.

    Viktimat injorojnė

    Nė pėrgjithėsi njerėzit nuk i marrin shumė seriozisht cyber-kėrcėnimet dhe shumica e njerėzve qė kanė qenė viktima madje as qė e dijn kėtė. Ata harrojnė kėtė duke pėrdorur Wi-Fi pika tė pambrojtura (ka mjaft tė tilla nė Prishtinė), dhe nuk e dinė se informatat e tyre po shpėrndahen drejt botės.

    Ēdo pikė qasjeje nė njė sistem si Bluetooth apo softuer tjetėr i komunikimit mund tė pėrdoret nga cyber-kriminelėt pėr tė vjedhur informacione apo pėr tė montuar softuer tė dėmshėm. Njė laptop mesatarisht mund tė pėrmbajė tė dhėna me blerė prej 1 milion dollarė, bėnė tė ditur njė hulumtimi i bėrė nga kompania e sigurisė Symantec.

    I njėjti hulumtim tregon se vetėm 42 pėr qind e kompanive ruajnė nė mėnyrė automatike e-mailat e punėtorėve, me ē’rast shpesh ruhen tė dhėna kritike, dhe 45 pėr qind e tyre ia lėnė kėtė gjė nė duar tė individėve.

    Laptopėt e humbur kanė qenė gjithashtu pjesė e shumė kompanive dhe shteteve. Humbja mė e famshme ishte ajo e njė laptopi nė vitin 1990 kur njė oficer i Forcave Ajrore Mbretėrore Britanike i ėshtė vjedhur laptopi nga bagazhi i makinės sė tij. Nė tė kishte njė plan top sekret sesi tė shtyhej tėrheqja e trupave tė Irakut nga Kuvajti, pas pushtimit tė Gulfit nė gusht tė vitit 1990.

    Nė janar tė vitit 2008, njė oficer i Forcave Detare Mbretėrore tė Britanisė u dėnua nga gjykata pasi kishte humbur njė laptop qė pėrmbante tė dhėna personale tė mbi 600.000 njerėzve, duke pėrfshirė edhe informata pėr personel ushtarak qė ka shėrbyer nė fronte. Tė dhėnat e paenkriptuara pėrfshinin llogari bankare dhe detaje tė pasaportave, numra tė sigurimit nacional dhe adresa tė shtėpive.

    Madje edhe shqiptarėt nuk mbetėn tė paprekur nga kėto humbje, ku rasti mė i ri ishte ai i humbjes sė njė laptopi tė misionit diplomatik tė Shqipėrisė nė Nju Jork, pėr tė cilin raportuam gjatė kėsaj jave, megjithėse informatat qė pėrmbante ky laptop nuk u bėnė tė ditura.

    Shumica e vjedhjes sė laptopėve bėhen si vjedhje tė zakonshme, pasi qė vet hajdutėt janė nė ndjekje tė harduerit e jo tė informatave qė i posedojnė. E gjėja mė e thjeshtė qė tė ruhen kėto sisteme nga qasja e paautorizuar ėshtė thjeshtė vendosja e njė fjalėkalimi dhe enkriptimi i hard diskut.

    Hacktivity

    Kėto gjėra qė u diskutuan mė lartė janė vetėm disa prej ēėshtjeve shqetėsuese qė janė temė e diskutimit kėtė vit nė Hacktivity 2010. Dhe njė numėr i folėsve janė ekspert tė mirėnjohur anembanė botės pėr sa i pėrket cyber-sigurisė.

    Dita e diel shėnon edhe pėrmbylljen e konferencės pėr tė cilėn organizatorėt shprehen se ka qenė njė sukses dhe kėtė vit ėshtė pėrcjellė edhe me mė shumė vėmendje nga media tė ndryshme tė botės.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 16:53