BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Femrat, sa shume qe flasin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Femrat, sa shume qe flasin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/9/2010, 19:41

     Femrat, sa shume qe flasin! Images

    Nė tė vėrtetė pėrfundimi nuk ėshtė nxjerrė nga ndonjė shkencėtar mashkull, por nga njė shkencėtare e famshme femėr. Neuropsikiatre dhe drejtoreshė e njė klinike nė San Francisko, sapo ka publikuar nė librin e saj tė fundit "The Female Brain" (Truri femėror), rezultatet e njė kėrkimi tė gjerė pėr diferencat mes sekseve tė bazuara mbi ndryshimet nė fiziologjinė cerebrale.

    Testi, ambicioz dhe shumė i detajuar nė dhėnien e rezultateve, pėrball diferencat mes trurit mashkullor dhe atij femėror, duke arritur nė pėrfundimin tronditės se femrat flasin tri herė mė shumė se meshkujt. Kėshtu, duke analizuar tė dhėna tė hollėsishme, neuropsikiatrja tregon se truri i meshkujve dhe ai i femrave "ėshtė i ndryshėm nga natyra".

    Emocionet

    "Gratė kanė njė autostradė me tetė korsi pėr tė shprehur emocionet e tyre, ndėrsa meshkujt e kanė tė barabartė me njė rrugė fshati", tregon nė mėnyrė figurative doktoresha. Nė fakt, nuk ėshtė pėr t‘u habitur me rezultatin se mesatarisht gratė flasin tri herė mė shumė se meshkujt, 20 mijė kundrejt 7 mijė, por me faktin tronditės se gratė duke folur shumė ndiejnė kėnaqėsi tė njėjtė me atė tė thithjes sė kokainės. Po ashtu, pėrbėrja kimike cerebrale nuk ėshtė e njėjtė mes dy sekseve sipas neuropsikiatres amerikane. Gjithashtu, nga studimi u pa se gratė flasin mė shpejt se meshkujt dhe pėr ta bėrė kėtė vėnė nė punė mė shumė qeliza cerebrale.

    Nė fakt, komunikimi nuk kufizohet vetėm te tė folurit, por edhe te tė dėgjuarit, i cili ėshtė trajtuar gjerėsisht nė libėr. Sipas saj, tostesteroni, pėrgjegjės pėr "heshtjen mashkullore" influencon edhe nė kapacitetin pėr ta dėgjuar tjetrin me kujdes. Ndoshta njė mekanizėm mbrojtjeje dhe seleksionimi natyral kundėr "grave llafazane"? Nė tė vėrtetė njė tjetėr zonė nė tru ėshtė mė e zhvilluar te meshkujt: kapaciteti pėr tė menduar pėr seksin. Nė kėtė pikė situata ndryshon: "burrat, zonėn nė tru, ku mendojnė pėr seksin, e kanė tė barabartė me njė aeroport tė madh ndėrkombėtar, ndėrsa gratė sa njė pistė tė vogėl nė njė provincė pėr parkimin e automjeteve".

    Ndoshta nė kėtė ndryshim tė rėndėsishėm mes llojeve duhet kėrkuar edhe pjesa e ndryshimeve komunikuese. Kėshtu, burrat mendojnė pėr gjėra pėr tė cilat nuk mund tė flasin shpesh, dhe pėr tė cilat mjaftojnė pak fjalė. Pėrfundimi nė testin e zhvilluar nga mjekja amerikane nė fakt nuk ėshtė pritur pozitivisht nė botėn akademike. Shumė studiues kanė avancuar kritikat mbi tezat e zhvilluar nga neuropsikiatrja amerikane, duke e konsideruar rolin e tostesteronit mė pak vendimtar nė fiziologjinė cerebrale. Sipas kėtyre studiuesve, diferencat mes personalitetit mashkullor dhe atij femėror janė tė kushtėzuara nga kushtet sociale nė tė cilat qeniet njerėzore rriten. Deborah Cameron, profesoreshė linguistike nė Universitetin e Oksfordit, mendon se nuk ekzistojnė diferenca tė mėdha pėr sa i pėrket aktivitetit komunikues verbal: "Nėse do tė mblidhen mė shumė tė dhėna dhe do tė zhvillohen mė shumė studime, do tė zbulohet se janė tė vogla diferencat mes sasisė sė fjalėve tė thėna nga burrat dhe meshkujt".

    Tė tjera studime

    Janė vetėm 546 fjalė qė i ndajnė femrat nga meshkujt. Dikush mund tė thotė qė ato janė vendimtare, por matematika nuk ėshtė as ideologji e as politikė: zonjat artikulojnė nė ditė vetėm 546 fjalė mė shumė nė krahasim me meshkujt. Njė grup psikologėsh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonės ka shqyrtuar regjistrimet e debateve tė 400 studentėve, gjysma meshkuj e gjysma femra, tė periudhės nga viti 1998 deri nė 2004. Regjistrimet janė realizuar falė njė aparati tė veēantė tė mbajtur nga pjesėmarrėsit, i cili hynte nė funksion nė mėnyrė tė papritur. Duke bėrė njė llogaritje tė zakonshme, femrat qėndrojnė mė pėrpara sesa meshkujt, me 16215 fjalė kundrejt 15669 tė meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencė nuk mund tė jetė pėrfundimisht domethėnėse. Rezultate tė kėnaqshme janė vėnė re edhe nga njė individ te tjetri, meshkuj e femra: personi mė elokuent ka folur gjatė njė dite 47 mijė fjalė, ndėrsa mė i spikaturi arrin tė "llomotisė" diēka mė shumė, ose mė pak se 500 fjalė.

    Nėse meshkujt mund tė mbeten tė mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikanėve, gratė mbėshtesin faktin se bisedat e tyre pėr veshjet, fėmijėt, kuzhinėn, dashurinė, korrespondojnė pak a shumė me futbollin, makinat dhe motorėt, palestrėn, futbollin, kompjuterėt dhe elektronikėn, futbollin. Libri "Truri femėror", ka ndezur shumė debate pas publikimit tė tij. Ai pohon se truri i njė femre dhe truri i njė mashkulli ndryshojnė shumė nga njėri-tjetri pėr shkak tė aktivitetit tė ndryshėm hormonal.

    Progesteroni dhe testosteroni janė elementet bazė tė sjelljes dhe identitetit, me tė gjitha pasojat e mundshme. Pėr shembull, impulset e adoleshentėve, si pasioni pėr mesazhet, apo pėr tė bėrė shoping, tėrheqja pėr kukullat, apo ajo pėr makinat, mendimi pėr seksin, tė gjitha kėto mund tė shpjegohen me kėtė fakt. Pėr neuropsikiatren, femrat flasin trefish mė shumė nė krahasim me meshkujt, 20 mijė kundrejt 7 mijė fjalėve dhe ky ėshtė njė tipar biologjik. Pėr femrat, tė folurit shumė ėshtė njė ēlirim stresi dhe u jep njė kėnaqėsi tė madhe fizike, ashtu siē japin drogat. Pra, le tė sqarojmė njė fakt tė rėndėsishėm: e folura ėshtė njė tipar qė natyra ia ka dhuruar femrės.

      Ora ėshtė 12/5/2024, 02:15