BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet qe sherojne zemren

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet qe sherojne zemren

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/9/2010, 17:49

     Ushqimet qe sherojne zemren Images

    Ka me mijėra ushqime tė plota me shumė vlera ushqyese, por disa prej tyre nė kėtė listė bėjnė mė shumė se sa thjeshtė tė dhurojnė vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnė tė shėrohemi. Nė fakt, secili ushqim nė kėtė listė mbart nė vete njė listė tė shumtė tė efekteve shėruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogėlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sėmundjes sė zemrės dhe kėshtu me radhė. Ushqehuni me kėto ushqime tė shėndetshme dhe filloni tė ndiheni mė tė shėndetshėm.

    Kivi

    Ky frut i vogėl, plot me vlera ushqyese ėshtė gjithashtu pėrplot me vitaminė C (dyfish sasinė e portokallit), ka mė shumė fibėr se sa mollėt, dhe mund bananet si ushqim me mė shumė potas (potasium). Pėrzierja unike e vitaminave dhe mineraleve qė gjenden nė kivi ndihmon kundėr sėmundjes sė zemrės, goditjes, kancerit dhe sėmundjeve tė traktit tė frymėmarrjes. Pėrzierjet natyrale tė hollimit tė gjakut qė gjenden nė kivi funksionojnė pa efekte anėsore tė aspirinės dhe gjithashtu ndihmojnė shėndetin vaskular duke zvogėluar formacionin e mpiksjes spontane tė gjakut, zvogėlimit tė LDL kolesterinės (kolesterina e keqe), dhe uljes sė shtypjes se gjakut. Shumė studime kanė treguar se kivi jo vetėm qė zvogėlon stresin oksidativ dhe dėmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dėmtuara qė tė riparojnė vetveten.

    Qershitė

    Kur flasim pėr ushqimet mė tė shėndetshme aty kemi edhe qershitė. Qershitė mburren me njė listė tė gjatė tė fuqive shėruese. Qershitė janė tė pasura me substanca qė ndihmojnė kundėr inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo tė mos mjaftonte, nė studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy pėrbėrės qė gjenden nė qershi, kanė treguar se zmbrapsin dhe ndalojnė rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnė qelizat kancerogjene qė tė bėjnė vetėvrasje – pa shkaktuar dėme nė qelizat e shėndetshme. Qershitė, pėrveē tjerash, kanė edhe pėrbėrės antiviral dhe antibakterial.

    Gujava (Guava)

    Gujava ėshtė njė frut i vogėl tropik qė mund tė jetė i rrumbullakėt, oval apo nė formė dardhe. Nuk janė edhe aq tė zakonshėm kėshtu qė ėshtė vėshtirė tė gjenden, varėsisht se ku jeton. Por nėse i gjen atėherė ia vlen mundin. Gujava pėrmbajnė mė shumė lisofene, antioksidant qė lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetėr. Guavat pėrmbajnė lisofene gati pėr 20 pėr qind mė shumė se domatet. Trupi jonė nuk mund tė procesojė shumė nga lisofene qė gjenden nė domate nėse ato nuk pėrgatiten. Procesimi ndihmon nė thyerjen e mureve tė forta tė qelizave. Por, struktura qelizore e kėtij fruti lejon qė antioksidanti tė absorbohet pa marr parasysh nėse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si ėshtė natyral. E pėrveē tė tjerash ky frutė ofron vlerat ushqyese pa sodium qė i shtohet produkteve tė procesuara tė domateve. Kėshtu qė nėse i gjen… e di ēfarė duhet tė bėsh?

    Fasulet

    Fasulet janė ushqim mrekullibėrės. Ulin kolesterinėn, rregullojnė sheqerin nė gjak dhe prodhimin e insulinės, ndihmojnė shėndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnė kundėr kancerit. Nėse mendon pėr ushqime me fibėr, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjėherė ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo mė shumė – fasulet ofrojnė qė tė tria nė njė pako.

    Lakrat

    Jo vetėm qė janė tepėr tė pasura me materie ushqyese, por gjithashtu ėshtė ushqim pa kalori. Kalori pėr kalori, ofron katėr herė kalcium mė shumė se sa qumėshti 2 pėr qind. Gram pėr gram ofron vitaminė C sa njė portokall dhe hekur mė shumė se spinaqi. Ėshtė pėrplot me vitaminė A dhe me shumė sasi tė Vitaminės K, e gjithashtu ka shumė lloje tė antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtėse.

    Spinaqi

    Spinaqi mbron nga sėmundjet e syve dhe humbjes sė tė parit, ėshtė i mirė pėr funksionin e trurit, mbron kundėr kancerit tė prostatės, zorrėve dhe tė gjirit, mbron kundėr sėmundes sė zemrės, goditjes nė tru (pika nė tru) dhe dementis (ēmendurisė); zvogėlon shtypjen e gjakut, ėshtė anti-inflamator, dhe ėshtė shumė i mirė pėr shėndetin e eshtrave. Spinaqi ka njė mori tė materieve ushqyese duke pėrfshirė kėtu sasi tė vitaminės K, kalcium, vitaminė A, vitaminė C, folat, magnez dhe hekur.

    Qepėt

    Qepėt kanė nam tė keq pėr shkak tė efektit tė tyre nė erė tė gojės, por kjo nuk ėshtė e vetmja pjesė e trupi ky qepa ka efekt. Qepėt pėrmbajnė enzimė tė fuqishme qė luftojnė kancerin, konsumimi i qepės ka treguar se ndihmon nė zvogėlimin e rrezikut tė kancerit tė prostatės dhe ezofagut e gjithashtu ėshtė i lidhur me zvogėlimin e vdekshmėrisė nga sėmundja koronare e zemrės. Hulumtimet sugjerojnė se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepėt pėrmbajnė sulfide qė ndihmojnė nė zvogėlimin e shtypjes sė gjakut dhe kolesterinės (kolesterolit), e gjithashtu pėrmbajnė edhe peptide qė ndihmojnė nė parandalimin e dėmtimit tė eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera tė eshtrave.

    Karotat

    Karotat janė burim shumė i mirė i antioksidanteve potentė tė njohur si karotenoid. Dietat qė kanė shumė karotenoid janė lidhur me zvogėlimin e rrezikut tė kancerit tė gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit tė fshikėzės sė urinės, zverkut, prostatės, zorrės, laringut dhe ezofagut.

    Nė anėn tjetėr dietat me pak karotenoid janė asociur me sėmundje kronike duke pėrfshirė kėtu sėmundjen e zemrės dhe kancer tė ndryshėm. Hulumtimet sugjerojnė qė vetėm njė karotė nė ditė do tė zvogėlonte pėrgjysmė rrezikun e kancerit tė mushkėrive. Karotat gjithashtu mund tė zvogėlojnė rrezikun e kancerit tė veshkave dhe vezoreve. Pėrveē qė lufton kancerin, materiet ushqyese nė karota ndalojnė sėmundjet kardiovaskulare, stimulojnė sistemin imunitar, ndihmojnė shėndetin e zorrėve dhe pėrkrah shėndetin e veshėve dhe syve.

    Lakra e shtėpisė

    Lakra ėshtė njė shtėpi pėrplot me vitaminė K dhe C. Vetėm njė grusht me lakėr ofron 91 pėr qind tė sasisė sė rekomanduar tė vitaminė K, 50 pėr qind tė vitaminės C, sasi tė mirė tė fibrės, dhe njė mori tė mira tjera si magnez, vitaminė B6, folate e kėshtu me radhė. Dhe tė gjitha kėto tė mira i keni sė bashku me jo mė shumė se 33 kalori. Kalori pėr kalori lakra ofron 11 pėr qind mė shumė vitamina C se sa portokallet.

    Brokoli

    Vėshtirė se mund tė gjesh ndonjė ushqim tjetėr me kaq shumė pėrbėrės natyral qė ndihmojnė shėndetin ashtu si brokoli. Njė grusht (filxhan) me brokoli tė ziera ofron 200 pėr qind tė vitaminės C tė rekomanduar (prapė mė shumė se portokalli), gati ka po aq vitaminė K, dhe rreth pėrgjysmė tė sasisė sė rekomanduar ditore tė vitaminės A, sė bashku me folate, fibėr, sulfur, hekur, vitamina B dhe njė mori materiesh tjera ushqyese. Kalori pėr kalori brokoli pėrmban gati dy herė mė shumė sasi tė proteinave sesa bifteku – e shumė mė shumė fitonutrient mbrojtės.

    Lakra jeshile

    Lakra jeshile ėshtė tejet ushqyese, ka antioksidant tė fuqishėm dhe ėshtė anti-inflamatore. Njė filxhan me lakėr jeshile tė ziera pėrmbajnė 1328 pėr qind tė sasisė sė rekomanduar ditore tė vitaminės K (edhe 1228% mė shumė!), 192 pėr qind tė sasisė sė rekomanduar tė vitaminės A dhe deri 90 pėr qind tė vitaminės C. E pėrveē tjerash ėshtė gjithashtu edhe burim i mirė i kalciumit dhe hekurit.

    Hithrat

    Po i njėjti bar, i cili ėshtė i njohur pėr prishjen e oborrit tė shtėpive ka gjithashtu histori tė gjatė tė pėrdorimit si bar shėrues nė kultura tė ndryshme rreth globit. Njė filxhan me flet tė hithrės ofron 535 pėr qind tė sasisė sė rekomanduar tė vitaminės K dhe 112 pėr qind tė sasisė sė rekomanduar tė vitaminės A. Fletėt e hithrave, janė gjithashtu burim i mirė i vitaminės C, kalciumit, hekurit, fibrės dhe potasės. Nga tė gjitha ushqimet ėshtė nga mė tė pasurit me vitaminė A, nė mesin e jeshileve (perimeve jeshile) ėshtė burimi mė i mirė me beta-karotene.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:38