BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Histori me nenen shqiptaree

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Histori me nenen shqiptaree

    Mesazh nga Vizitor 24/9/2010, 15:25

    Njė djalė i vetėm. Burri vdekur herėt. Nuk u martua. Shaminė e zezė kokės. Rriti djalin. Ky ishte curriculum vitea i saj. Arsyeja e rrojtjes, kuptimi i kuptimeve. Pseja e ēdo veprimi, e zgjimit nė mėngjes, larjes sė rrobave, ēarjes sė druve. Vejushe jo gazmore. Gazi ishte i rrezikshėm, kuptohej ndryshe, ndillte dacėr e peshkaqenė. Djali u martua. Nusja ishte e bukur. Ēalonte fare pak nga njėra kėmbė, por aq sa s’dallohej. Me siguri pas lindjes do binte nė sy mė shumė.



    I mbarė i biri. Kish mėsuar njė profesion, nuk do vuante. Ish i dashur, por jo si me parė. Shakara bėnte me nusen. Kuptoheshin mirė tė dy. Veē me tė jo. Nusja ishte kokėrr e thanės, por si shumė shpejt po bėnte si zonjė shtėpie. Nuk ishte si ajo xhada e historisė qė tregojnė, sidoqoftė. Si ajo qė i tha tė shoqit vrite nėnėn pėr mua dhe mė sill zemrėn e saj qė ta besoj qė e vrave. Punė librash ato. Nuk ndodhin me gjithė mend. Se ai boti e vrau t’ėmėn, dhe ja vuri zemrėn majė njė shkopi, dhe ra nė tė thella mbi atė qė kish bėrė, pa vėnė re qė po godiste kokėn pas drurit tė qerres, ku e kish mbėshtetur. Dhe zemra i paskėsh folur nga shkopi: “vrave kokėn, tė keqen nėna”. Eh, punė tė stisura, nuk flet njė zemėr. Shumė shumė tė dhemb e tė shpon, por nuk flet jo. Tė ish pėr tė folur, zemra e saj do kish ulėrirė e sokėllirė sa pėr njėqind mitingje opozitare bashkė.
    Njė mėngjes, kur nusja u nis nė punė, shkoi si dikur tė shikonte djalin qė flinte. Dorėn e djathtė pas shpine e qafėn pak tė tendosur, djali flinte si dikur. Ca gjėra nuk ndryshojnė kurrė. I lėmoi flokėt. Edhe era nuk kish ndryshuar. Pa kutpuar si, u fut nė rroba. Si njė herė vaktit, kur e ngrohte tė birin me trupin e vet. Djali nuk u zgjua. Te paktėn jo menjėherė. Kur u ngrit, ajo u largua dhe i bėri kafen. Ja solli nė shtrat. Sytė e tij e panė si dikur.Histori me nenen  shqiptaree Mama
    Kjo gjė u pėrsėrit disa herė. Nusja infermiere nisej goxha herėt nė punė; nė spitalin e qytezės. Kafja nė shtrat djalit ishte pėr nėnėn simfoni e padėgjuar. Opera me pesė akte. Finalja “falemnderit nėnė” ishte e tillė qė meritonte njėmijė encore.
    Njė ditė nusja gjeti njė fije floku mbi jastėk. U xhindos, por nuk e dha veten. Ditėn tjetėr u nis pėr punė, dhe u kthye nė mes tė rrugės. E gjeti nėnėn nė anėn e saj. Bėri gjullurdi. Me “tė lutem shumė”, “o unė, o ajo” etj. Potere e madhe. Kėtu u bė vėrtet pėr tė ikur natėn, qė thonė, kishte shfryrė gjithė mllef nusja. E dėgjoi edhe lagjia sherrin. I biri mori anėn e gruas. Nuk dinte gjė ē’ndodhte nė gjumė. E ėma ishte xheloze. Donte ti ndante.
    Nėna u mpak. Kuptoi qė ishte xheloze vėrtetė. Qė nuk ishte perfekte dhe qė kėtė e dinte tashmė edhe djali. Tė cilit i kish prishur punė. Edhe lagjia e shikonte shtrembėr. Thoshin qė njerėzit e vrisnin veten kollaj me bar miu. Donte tė vdiste dhe tė linte zemrėn mbi oxhak. Qė kur i biri tė ishte vetėm, ti thoshte si nė atė pėrrallėn: hallall mua qederin, tė keqen nėna!
    emigrant
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Histori me nenen shqiptaree

    Mesazh nga Burrelsja 3/7/2013, 14:23

    Nje histori e vertete


    Nena e tij kishte vetem nje sy…

    I vinte turp per ate dhe e urrente gjithmone e me shume.Puna e saj ishte kuzhiniere ne shkolle…
    Gatuante per studentet dhe per mesuesit,per te nxjerre shpenzimet e tyre…

    Nuk donte te fliste per te, qe mos ta mesonin se ishte femija e nje nene me … nje sy.
    Studentet iknin, sa here qe e shikonin kur dilte ndonjehere per pak nga guzhina, dhe thonin se nuk mundeshin te shikonin ate pamje, ju shkaktonte tronditje te padurushme.

    Por qe i vogel djali kishte problem me pamjen e nenes se tij… .

    Kur akoma djali shkonte ne fillore,nje dite kaloi nena e tij ne korridor ne kohen e pushimit per ta pershendetur.
    Ai u ndje shume keq u merzit,dhe vazhdimisht e denonte veten.Donte te vdiste, te zhdukej…Kur u kthye ne shtepi i tha nenes se tij,se nese do te qeshin te gjithe me mua me mire te vdesesh!.Ajo nuk u pergjigj.
    I thote shokut te tij,- Prandaj dhe lexoja shume,me qellim qe nje dite te ikja larg me studime dhe ja arrita,po dhe atje ajo erdhi dhe zuri pune tek shkolla ku jam une per te me ndihmuar!? nuk gjente dot ne nje vend tjeter''.
    Me vone u martua. Bleu nje shtepi.Krijoi familjen e tij , punen e tij dhe jetonte i lumtur!

    Nje dite mbas kaq vitesh mungese nena e tij shkoi t’a vizitoje…sepse s’kishte pare kurre niperit e saj.
    Sapo u duk te dera, femijet e tij filluan te qeshnin, ai u nevrikos sepse ajo kishte vajtur pa e lajmeruar.Atehere ai bertiti -Si guxon te vish ketu dhe te trembesh femijet e mi;dil… jashteee,ik… zhduku.
    Nena u pergjigj e qete…
    -Ah zoteri me vjen keq! ndoshta me dhane adrese te gabuar, dhe iku pa e kuptuar femijet e tij se ajo ishte gjyshja e tyre.

    Kaluan vite dhe nje dite djali gjeti ne kutine e tij postare nje leter nga shkolla e tij, do mblidhej e gjithe shkolla fillore per t’u takuar mbas kaq vitesh, dhe kjo do behej ne qytetin ku ai lindi.I tha gruas se i duhej te bente nje udhetim per kompanine ku punesohej, dhe iku.

    Kur mbaroj takimi ai shkoi te shtepia e tij ku ishte rritur.
    Fqinjet i thane se nena e tij kishte vdekur para disa ditesh, por nga syte e tij nuk doli asnje pike loti.I dhane nje leter te cilen e kishte lene nena e tij per te.
    Letra…
    -E shkrojta kete leter nese nuk arrin te me gjesh gjalle.Me vjen keq qe te vija ne pozite te veshtire dhe ty te vinte turp per mua.
    Kur ti ishe i vogel pesove nje aksident shume te rende dhe humbe njerin sy.Nuk do mundesha te te shikoja te rriteshe me nje sy dhe keshtu te dhashe syrin tim…Ke gjithmone gjithe dashurine time…

    NENA JOTE

      Ora ėshtė 8/5/2024, 05:18