nga Burrelsja 5/7/2013, 13:42
Nje dite ti erdhe ne jeten time si uragan....te cdo xhest i joti ti
ndeze zjarrin ne mendimet e mia...
Syte e tu bene punen tjeter duke ngrohur zemren time...
Megjithe tymin e sketerres qe me verbonte,megjithe muziken e sirenave qe
me trulloste,ne syte e tu prej figurine,gjeja dashurine te cilen ti
doje te me dhuroje...
Nuk ishte nje histori klasike,nje histori banale sic mund te kisha
jetuar deri diku...
Era frynte lehte te floket e tu ,ti ishe ketu si nje pranvere ne rrugen
time,si nje diamant i rrezuar nga kutija e tij...
Te vetem ne kete drite,me kishin kapur rrjetat e dashurise,dhe duart
tona te shtrenguara qendronin si per te treguar forcen e vertete te
dashurise...
Nga dashuria qe ti nxirrje nga syte e tu ,e dija qe qe per kete jete dhe
per ate mbas saj ti ishe projekti im i vetem... e fluturonim te dy nga i njejti aeroport per nje udhetim te
gjate drejt nje lumturie te pafund...
Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te
qene te dy ne kete bote te madhe ..
Ne ishim si dy femije ne kete toke,ne folem,ne u ngjitem me njeri
tjeterin dhe u prekem te pangopur nga kenaqesija...
Urtesia jote me dha lehtesine,durimi yt me dha besimin,dashuria jote me
dha lumturine dhe xhentilesa jote me dha dehjen per jeten...
Prej teje engjelli im munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe
ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar,te gjithe ketyre djajve
qe me gerryenin nga brenda... Dhe keshtu... per dashurine....
.........mbi te gjitha lartesite e kesaj bote duke gerthitur dhe mbi te
gjitha muret e kesaj bote do te doja te shkruaja....te kam dashur...te
dua dhe do te te dua perjete!