BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Semundja me e shpeshte e stines se vjeshtes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Semundja me e shpeshte e stines se vjeshtes

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/10/2010, 17:59

     Semundja me e shpeshte e stines se vjeshtes Images

    Shume ndihen te lodhur, te tjere ne depresion e disa te tjere akoma semuren ne menyre te pashpjegueshme dhe te perseritur. Atehere, cfare duhet te bejme per te qene ne forme njelloj si ne vere? E rendesishme eshte te ndjekim disa keshilla te thjeshta dhe praktike. Ja se cfare sugjerojne mjeket. Gjate stines se vjeshtes ditet shkurtohen ne menyre progresive, temperatura ulet ndjeshem, njerezit jane me te predispozuar per te kaluar me shume kohe ne vende te mbyllura dhe te ekspozohen gjithmone e me pak ne diell.

    Depresioni

    Ekspozimi i gjate ndaj drites se diellit ve ne levizje ne organizmin tone nje nga mekanizmat me komplekse te lidhur me prodhimin e serotonines, nje substance e rendesishme qe kur prodhohet ne sasi te medha, na ben te ndihemi energjike, me humor te mire dhe te ngrohte. Ja perse ne stinen e veres eshte me e lehte te ndihesh me ne forme. Ky eshte edhe shkaku qe ne stinen e vjeshtes shume te tjere ndihen te lodhur, pa energji dhe humor per te perballuar diten. Duke u reduktuar oret e ekspozimit ne diell, reduktohet edhe prodhimi i serotonines. Po flasim per te famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal. Melatonia eshte nje tjeter mekanizem qe kontribuon ne “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjate diteve tipike me shi te vjeshtes, drita reduktohet ndjeshem dhe truri yne reagon duke prodhuar hormonin e qetesise dhe gjumit, melatoninen. Kjo e fundit prodhohet ne sasi te medha nese jemi te lodhur dhe kemi nevoje per te fjetur e per t‘u clodhur. Problemi lind ne momentin qe per shkak te punes dhe impenjimeve te perditshme, nuk eshte e mundur te flesh, por ke nevoje per vemendje dhe dinamizem. Ne kete kontekst eshte e thjeshte te ndihemi nervoze, pa humor dhe shume te lodhur. Depresioni sezonal kurohet nga Xhenseni bima me e njohur per efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bime eshte me e preferuar per t‘u perdorur gjate nderrimit te stineve, dhe vepron shume shpejt duke na dhene force e na ben te ndihemi mire. Momenti me i mire per ta perdorur eshte mengjesi, por nese eshte e nevojshme mund te perdoret edhe ne dreke. Mire eshte te pihen nje deri ne tre gota ne dite.

    Grifonia

    Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit te mire. Ajo eshte nje tjeter bime e domosdoshme ne vjeshte eshte ajo qe njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur te perdoret gjithmone e me shume keto vitet e fundit, duke pare efektet pozitive qe ka mbi humorin tone. Ne te vertete, ajo eshte shume e pasur me 5HTP, nje aminoacid qe trupi yne arrin ta ktheje ne serotonine. Ajo keshillohet per te gjithe ata qe ndihen nervoze, jo te qete dhe pa humor. Gjendet ne farmaci ne formen e kapsulave. Doza e keshilluar eshte nje kapsule ne mengjes dhe nje ne mbremje.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 23:48