BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Objektivi karriera, ide per tu realizuar profesionalisht

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Objektivi karriera, ide per tu realizuar profesionalisht

    Mesazh nga Albatros 21/10/2010, 20:42

    Objektivi karriera, ide per tu realizuar profesionalisht Images

    Zyra eshte vendi ku kalojme 3/4 e dites tone, per 5 dite rrjesht ne jave.

    Nje vend ku eshte e rendesishme te
    ndihemi mire, ne harmoni me veten tone dhe me koleget. Ka ardhur momenti
    te beni dicka qe ta jetoni me mire diten tuaj te punes, duke krijuar
    baza te forta per realizimin profesional. Per te kapur rastet e ngritjes
    ne detyre nuk mjafton vetem ta lini veten ne dore te fatit. Ndonjehere,
    eshte e domosdoshme te keni sjelljen e duhur, te beni zgjedhjet me te
    mira dhe te gjendeni ne vendon e duhur.

    Te punoni me pak eshte me mire

    Idea: mjaft me oraret e
    zgjatura ne zyre!. Puna eshte e rendesishme, por edhe jeta private.
    Duhet te gjeni kohen per tia dedikuar familjes, miqve, sportit etj.

    Strategjia: Organizoni
    punen qe do te qendroni ne pune, sa me shume te punohet me qetesi, aq me
    pak do te keni nevoje per pushime te vogla, qe ne te vertet nuk
    sherbejne shume, pasi nuk jane pauza te verteta. Prane cdo detyre
    shenoni me te kuqe detyrat qe duhen respektuar dhe organizoni punen ne
    baze te urgjences se tyre. Rezultati? Puna do te ndiqet me kohe te qete
    dhe ne menyre korrekte, dhe ne kete menyre Lamtumire Stres! Dhe nese
    arrini te dilni shpejt, mos u ndjej ne faj, nuk duhet ti pelqeni me
    patjeter shefit tuaj duke ndenjur sa me shume ne zyre, por duke u
    sjellur si pergjegjes per punen qe po kryen, i zoti te drejtosh nje pune
    ne menyren me te mire te mundeshme.

    Te ndiheni mire me koleget

    Idea: Nuk eshte e
    kendeshme te kaloni nje dite te tere pa folur me asnje, ne prani vetem
    te kompjuterit tuaj, pa i treguar asnjerit per Weekend-in e bukur qe
    keni kaluar apo cdo gje tjeter.

    Strategjia: Te krijosh
    nje klime pozitive ne ekip. Eshte e rendesishme te keni nje sjellje te
    besueshme kundrejt te tjereve, te mendoni qe puna ne skuader eshte nje
    nder metodat me mira per te arritur suksesin. Duhet te kuptoni nevojat
    dhe deshirat e tyre. Ne kete menyre, edhe te tjeret do te ndjehen me
    afer teje dhe do te keni me shume besim. Persa te jete e mundur mos
    flisni gjithemone per pune apo per te ankoheni per shefin tuaj, eshte
    dicka me te vertet e merzicme.

    Te beni nje bilanc

    Idea: Mos qendroni
    pasiv dhe te mbani persiper zgjedhjet e kolegeve , kerkoni me ngulm,
    vemendjen tuaj ne ate qe deshironi vertet per te ardhem tuaj
    profesionale.

    Strategjia; Bejini
    vetes pyetje: kjo pune eshte e pershtatshme per mua? Pergjigjesit qe
    kam, jan ne lartesine time? Po rroga? Kam deshire te rritem
    profesionalisht? Per te bere cfare? E ardhmja jote varet nga ty. Nese
    keni deshire te evoloni, perpiquni te kuptoni cilat jane mundesite per
    ti realizuar ato. Nese do te jete e nevojshme mund te ndiqni nje
    formacion apo te nderroni pune. Marrim nje shembull: Si te arrije te me
    ngren rrogen? Duke punuar me shume? Duke nderruar vend pune? Pasi ta
    keni gjetur pergjigjen, nuk do te mbetet gje tjeter vetem te reagoni.


    Te krijoni nje ambjent simpatik

    Idea: Te ndjeheni rehat
    ne vendin ku punojme, natyrisht duke evituar te mbushni tavolinen tuaj
    me pellush apo muret me aktorin tuaj te preferuar!

    Strategjia: Shpesh,
    stresi dhe ligeshtia shkaktohen nga ndjenja qe te mos kemi realitetin
    nen kontroll, zhurma, shqetesim viziv, fizik, pamor. Sekreti eshte qe te
    ktheni vendin tuaj te punes ne bazen qe ju duhet per tu ndjere mire dhe
    te keni te gjitha gjerat e nevojshme. Nese zhurma te shqeteson,
    pergatisni nje playlist qetesuese per te degjuar, ne kete menyre
    izoloheni nga zhurmat. Mendoni edhe per mireqenien e trupit, nje karige
    me e mire, nje llamp tavoline etj.


    Te luftojme stresin

    Idea: Pervec te luftoni kunder stresit dhe frymes negative adoptoni edhe zakone te reja.

    Strategjia: Mesoni
    ushtrime te thjeshta qetesuese. Pershembull: beni nje pushim te vogel
    dhe ngjituni ne katin e siperm, fakti qe hipni shkallet, ju ben te vini
    ne levizje shume muskuj, here pas here beni ushtrime duke marre fryme
    thellesisht pa u ngritur nga karrigia. Perqendrohuni ne ajrin qe del dhe
    futet ne mushkri.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 21:34