BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Labinot Gashi: Edhe i bukur, edhe luftarak

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Labinot Gashi: Edhe i bukur, edhe luftarak

    Mesazh nga Albatros 27/10/2010, 20:21

    Labinot Gashi: Edhe i bukur, edhe luftarak Normal_labinot_gashi_dhe_arjeta_lataj

    Ėshtė njė nga djemtė mė tė pashėm nė Zvicėr, por ėshtė shqiptar dhe pėr kėtė ndjehet krenar dhe flet nė ēdo vend, qoftė si kampion nė sportin luftarak qoftė edhe si supermodel, sepse rrėnjėn e ka nga Peja e bukur.

    Dėshira e madhe pėr tė shėtitur nė tėrė botėn e pėrforcon edhe dashurinė e tij qė ka pėr modelizėm. Ky ėshtė Labinot Gashi, i cili vjen nė njė rrėfim ekskluziv pėr herė tė parė nė njė media shqiptare, nė gazetėn “Kosova Sot”.

    “Kosova Sot”: Kemi dėgjuar qė po arrini sukses edhe nė Zvicėr, ka kohė qė merreni me modelizėm?

    Labinot Gashi: Me modelizėm kam filluar tė merrem para tre vjetėve.

    “Kosova Sot”: Keni nisur kėtė rrugė nė Kosovė apo nė Zvicėr?

    Labinot Gashi: Me modelizėm mė ėshtė krijuar mundėsia tė marr pjesė nė njė test shooting nė Zvicėr dhe mė kanė thėnė qė kam potencial pėr tė ecur pėrpara, madje papritur nė njė klub dikush mė ėshtė afruar dhe mė ka ftuar tė bėj foto.

    20 vjet nė Zvicėr

    “Kosova Sot”: Sa vite ka qė jetoni nė Zvicėr dhe pėr ju modelizmi ėshtė profesion apo hobi?

    Labinot Gashi: Unė ka 20 vjet qė jetoj nė Zvicėr dhe modelizmi pėr mua ėshtė mė shumė hobi, pasi mė pėlqen tė vizitoj krejt botėn, e me modelizėm i kam mundėsitė. Ndėrsa profesioni ėshtė marketing, pasi unė ende jam student nė universitetin e Zvicrės, dhe ushtroj edhe profesionin si ekonomist, gjithashtu jam edhe sportist, jam nė Ligėn Nacionale tė sportit luftarak “Taekwondo”, ku mbaj titullin “Champion Swiss 2010”.

    “Kosova Sot”: Ju pėlqen mė shumė t’ju njohin si sportist, apo si model? Ku fitoni mė shumė?

    Labinot Gashi: Nė Zvicėr mund t’i kombinoj sportin me modelizmin, sharmin dhe simpatinė ma ka dhėnė Zoti, por pėr tė pasur rezultate nė sport me nevojitet shumė punė. Ndėrsa pagesa mė e madhe ėshtė me modelizėm dhe kur marr pjesė nė ndonjė garė internacionale atėherė ēmimi ėshtė mė i lartė.

    “Kosova Sot”: Kujton Labinoti ndonjė event?

    Labinot Gashi: Po, kam qenė “Best Model of the World” nė Bullgari, kam marrė pjesė nė “Mister Central Swiss”, kam prekur pasarelat nė Republikėn Domenikane, nė Milano, Monako, Nica e sapo jam kthyer nga Dubai.

    “Kosova Sot”: Nė tė gjitha kėto spektakle qė merrni pjesė, ju prezantoheni si djalė nga Kosova?

    Labinot Gashi: Mund tė them se jam krenar qė jam shqiptar, me mendje jam nė vendlindje dhe me shqiponjė nė zemėr.

    Rrėnjėt nė Kosovė

    “Kosova Sot”: A ėshtė e vėshtirė qė njė kosovar tė fitojė dhe tė jetė mė i miri atje nė Zvicėr dhe a ka racizėm?

    Labinot Gashi: Nuk kam pasur rast tė pėrjetoj racizėm, normal qė ēdo komb do tė ketė tė vetin mė tė mirin, por kėtu nuk ka lidhje se nga i ke rrėnjėt, por vetėm se ēfarė karakteri je.

    “Kosova Sot”: A do t’ju pėlqente qė tė ishit nė Kosovė dhe tė punonit si model?

    Labinot Gashi: Pse jo, ėshtė vendlindja ime dhe rrėnjėt i kam nė Kosovė.

    “Kosova Sot”: Dhe, kjo rrėnja juaj ėshtė nga cili vend i Kosovės dhe a ju mungon ky vend?

    Labinot Gashi: Nga Peja i kam rrėnjėt dhe ky vend ėshtė si magnet pėr mua, qė mė tėrheq ēdoherė pėr tė ardhur nė Kosovė.

    “Kosova Sot”: Atėherė i bie tė themi qė Peja i ka edhe djemtė e bukur, pėrveē vajzave?

    Labinot Gashi: E kam dėgjuar edhe unė kėtė fjalė, por pėr vajzat e di se janė tė bukura.

    “Kosova Sot”: E Labi dashurohet mė shpejt me njė vajzė tė bukur shqiptare, apo me njė vajzė tė bukur tė huaj?

    Labinot Gashi: Njeriu rrallė e ka mundėsinė tė zgjedhė nė cilin person tė dashurohet, por preferoj shqiptaret qė e flasin gjuhėn e zemrės sime.

    “Kosova Sot”: E femrat qė kanė kaluar nga ju kanė qenė shqiptare?

    Labinot Gashi: Ashtu siē i kam vizituar krejt pjesėt e botės, ashtu i kam njoftuar edhe vajzat, por Zvicra, ku jetoj, ėshtė shumė internacionale dhe ka vajza nga ēdo pjesė e botės.

    Jeta afėr detit

    “Kosova Sot”: Jeni kampion nė sportin luftarak dhe model i njohur, keni menaxher?

    Labinot Gashi: Ka momente qė i menaxhoj vetė, por kam edhe menaxherė nė Zvicėr, nė Milano dhe nė Gjermani.

    “Kosova Sot”: Sipas jush, cila ėshtė femra mė e bukur shqiptare?

    Labinot Gashi: Marigona Dragusha dhe Angela Martini, qė kanė marrė pjesė nė “Miss World 2009” dhe “Miss World 2010”, tė dyja mė pėlqejnė shumė.

    “Kosova Sot”: Po pėr pamjen tuaj cili ka qenė komenti mė i bukur qė keni marrė?

    Labinot Gashi: Prej gjyshes, ajo i ka thėnė nėnės sime qė 100 djem nėse i bėn, si Labin nuk ke pėr tė bėrė mė.

    “Kosova Sot”: Dhe, nė fund ku e sheh vetėn Labi pas 20 vjetėsh?

    Labinot Gashi: E shoh veten nė njė shtėpi tė madhe afėr detit, me 10 fėmijė dhe pėrkrah njė gruaje tė bukur dhe inteligjente.

    Intervistoi: M. GJOKAJ

      Ora ėshtė 28/4/2024, 17:56