BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Robert De Niro dhe Eduard Norton nė filmin Stone

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Robert De Niro dhe Eduard Norton nė filmin Stone

    Mesazh nga Albatros 31/10/2010, 11:54

    Robert De Niro dhe Eduard Norton nė filmin Stone Stone10

    Aktorėt Robert De Niro dhe Eduard Norton bashkohen nė dramėn e re psikologjike Stone tė regjizorit Xhon Kėran. Filmi bėn fjalė pėr njerėzit me probleme tė cilėt duhet tė pėrballen me dobėsitė e tyre ndėrsa jeta u del jashtė kontrollit.

    Nxjerrja para kohe nga burgu i Xherald Grison, i njohur si Stone dhe i dėnuar pėr zjarrvėnie, ėshtė nė duart e policit Xehk Mabri.

    Pyetja i rreh si ēekan mbi kokė Xhekut. Pėr 35 vjet ai i ka shėrbyer ligjit. Ėshtė tip pėrgjithėsisht i drejtė dhe vizitor i rregullt nė kishė. Por Xheku ėshtė i ashpėr me tė shoqen dhe cinik.

    Martesa jofunksionale e Xhekut pėrkeqėsohet mė tej ndėrsa ai fillon njė lidhje romantike me Lucetėn, gruaja e re dhe e bukur e Stonit.

    Robert De Niro interpreton Xhekun, njeri i mbyllur nė vetvete.

    “Ky tundim, kjo sirenė para tij, faji dhe tė gjitha ato tundimet klasike pothuajse biblike, pėr mua e kthejnė kėtė nė njė lloj rrėfimi moral.”

    Ajo qė nuk di Xheku ėshtė se Stone i ka kėrkuar gruas sė tij tė ndikojė tek ai pėr tė shkruar njė letėr favorizuese pėr lirimin e tij. Dhe Luceta shkon mė tej asaj qė i kėrkohet.

    Aktorja Milla Jovoviē sjell njė interpretim tė shkėlqyer tė Lucetės sensuale.

    “Nga njėra anė ajo ėshtė si fėmijė, ėshtė e pafajshme por nga ana tjetėr ėshtė shumė seksuale.”

    Ndėrsa Luceta e jeton plotėsisht jetėn e saj, Stone pėson njė transformim shpirtėror pasi lexon disa materiale fetare nė burg.

    Eduard Norton ofron njė interpretim plot nuanca tė personazhit tė tė dėnuarit qė gradualisht reflekton mbi ndjenjat e tij. Norton i tha Zėrit tė Amerikės se asnjė nga personazhet qė ka luajtur nuk pasqyron personalitetin e tij.

    “Shumė nga rolet qė kam interpretuar nuk mė kanė ndodhur nė jetė. Por unė e lidh veten me ta nė kuptimin se e ndjej, ėshtė e lehtė pėr mua tė imagjinoj nė ēfarė situate janė tė tjerėt.”

    Nė kėtė film nuk ka personazhe hakmarrės. Nė fund gjėrat ndryshojnė nė betejėn pėr pushtet mes Xhekut dhe Stonit. Xhek e humbet toruan kurse Stone gjen balancėn dhe paqen brenda vetes. Filmi Stone i regjizorit Xhon Kėran ėshtė njė dramė pėr ekzistencė me aktorė tė fuqishėm, kinematografi tė shkėlqyer dhe forcė tė madhe.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:15