Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin Jeton Kelmendi.
Poezia dhe lufta, tė dyja janė luftėra
Poeti dhe publicisti Jeton Kelmendi tashmė ėshtė njė emėr i njohur
nė letrat shqipe. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė 11 gjuhė tė botės dhe
janė pėrfshirė nėpėr disa antologji. Nė kėtė intervistė ai pohon se
tematikat kryesore nė poezitė e tij janė: dashuria, lirika kombėtare
dhe realiteti i kohės.Jeton Kelmendi ėshtė poet dhe publicist i lindur
mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesmen i ka kryer nė
vendlindje, ndėrsa studimet e larta nė Prishtinė. Nė vitet 1998-99 ka
qenė pjesėtar i Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės, duke i shėrbyer nė kėtė
mėnyrė kėrkesės sė atdheut pėr liri. Pas luftės, Kelmendi zgjodhi njė
mėnyrė tjetėr pėr ti shėrbyer kombit, e cila herė pas herė duket mė e
vėshtirė se e para. Filloi tė botojė librat e tij me poezi, duke u
futur nė kėtė mėnyrė edhe nė njė botė tjetėr, atė tė poetit. Ai u
anėtarėsua nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ku arriti tė bėhet edhe sekretar
i saj. Por, pas njė kohe tė shkurtėr, pėr arsye tė ndryshme, jep
dorėheqje nga ky post. Tani ėshtė anėtar i Pen Qendrės sė Kosovės.
Aktualisht Jetoni jeton dhe punon nė Bruksel. Deri mė tani ka botuar
gjashtė pėrmbledhje me poezi dhe njė dramė. Poezitė e Kelmendit janė tė
pėrkthyera gjithashtu nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive.
Ato kane pasur vazhdimisht lexues me pėrmasa te gjėra, si dhe janė
ndjekur nga njė kritikė pozitive, qė e ka cilėsuar poezinė e Kelmendit,
njė poezi bashkėkohore, moderne si dhe poezi me premisa ndikuese nė
esencėn e letėrsisė shqiptare. Nė intervistėn pėr Tung, Kelmendi flet
pėr luftėn dhe poezinė, pėr tematikėn e poezive tė tij, pėr pėrkthimin
e poezive tė tij nė gjuhė tė huaja, pastaj pėr shkrimtarėt qė kanė
ndikuar nė jetėn e tij, e pėr shumė gjėra tė tjera.
Tung: Ēfarė ju ka shtyrė dhe vazhdon tė ju shtyjė tė shkruani poezi?
Jeton Kelmendi: Poezia ėshtė diēka e veēantė pėr mua. Ėshtė
diēka e brendshme qė mė bėn mua tė shkruaj poezinė, ashtu siē mė bėn tė
shkruaj edhe drama, tregime, ese e shkrime tė tjera letrare. Njė gjė qė
mbėrrin tė ma ngacmojė shikimin, mė shtyn ta shkruaj poezinė dhe si e
tillė poezia mė pėrcjell kah shkoj unė.
Tung: Sa ju krijon satisfaksion ndjenja e tė qenit poet?
Jeton Kelmendi: Nė pėrgjithėsi tė qenit artist ėshtė
satisfaksion, nga qė arti ėshtė diēka shpirtėrore qė e krijon mendja nė
raport me gjėrat me tė cilat na lidh diēka qė e ndiejmė. Tė jesh poet
ka dy anė: njėra ta ndiesh vetėn mjeshtėr tė fjalės dhe tė folurit dhe
tjetra ta ndiesh vetėn pa ndikim. Tė kjo e dyta ka dy arsye kryesore,
se ēdokush shkruan poezi (diti e sditi) dhe arsyeja tjetėr ėshtė se
janė tepėr tė pakėt ata qė e lexojnė poezinė. Sido qė tė jetė, unė e
konsideroj poezinė punė pėr elitė dhe kjo ma krijon njė besim dhe ma
rrit dashurinė pėr kėtė mbretėreshė tė artit.
Tung: Ju keni qenė edhe luftėtar i UCK-sė. Cila ėshtė mė e vėshtirė pėr ju, tė luftoni apo tė shkruani?
Jeton Kelmendi: Ma thotė mendja se ėshtė pyetja mė e mirė qė mu
ka bėrė deri me sot, e tillė duhet ti bėhet pyetja ēdo artisti. Sa i
pėrket luftės ju e dini se unė kam qenė pjesėtar i luftėrave. E dinė
ēdokush sa ėshtė e vėshtirė lufta edhe ai qė sado pak ka lexuar pėr
luftėrat, por unė do tė ju them se gati po aq e vėshtirė ėshtė tė
shkruash. Dallimi ėshtė se vėshtirėsitė janė tė ndryshme. Ēdo shkrimtar
qė e ka parasysh kėtė thėnie brilante, duhet tė ketė kujdes me fjalėn
dhe me atė ēka thotė. Kam njė mendim se tė dyja janė luftėra.
Tung: Cilat tema preferoni ti shtjelloni mė shumė nė poezinė tuaj?
Jeton Kelmendi: Qė kur njerėzimi filloi tė merret me art e deri
nė ditėt tona, dihet se temė kryesore ka qenė dhe ėshtė dashuria. Edhe
unė si shkrimtar ose njė nga hallkat e vogla tė zinxhirit poet , e
kam nė mendje atė thėnien dashuria mbret i botės. Njė fakt ėshtė mė
se i vėrtet se ambienti dhe rrethanat e jetės ta diktojnė deri nė njė
masė tematikėn. Ju e dini se populli im vuajti shumė nė robėri, prandaj
lirika kombėtare ka njė hapėsirė tė madhe tek unė. Thjesht tematikat e
mija kryesore janė: dashuria, lirika kombėtare dhe realiteti i kohės.
Tung: Kohėve tė fundit pjesėn mė tė madhe tė vitit e kaloni
jashtė vendlindjes. A jua rikujton kjo poetėt tanė tė Rilindjės qė kanė
shkruar nė mėrgim dhe ēfarė gjurmėsh lė vendlindja nė poezinė tuaj?
Jeton Kelmendi: Po, ėshtė e vėrtet se unė jetoj nė perėndim, mė
saktė nė Bruksel. Ndoshta si artist shumė e kisha pas idealizuar
lirinė, e ajo me vete po bartte edhe atė anėn tjetėr. Gjithkujt tė iu
hidhėrosh ka njė rrugė, por po ti hidhėrohesh lirisė ėshtė diēka mė
shumė se keq. Jashtė mė nxori atdheu qė mos ti hidhėrohem lirisė. Sa
shumė mė dhimbset liria qė po e hamė dhe po e shkelim kaq pa shije.
Ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend se si koha po i gjasonte kohės.
Gjithmonė e jetės kujtoj dhe lexoj rilindėsit, tani edhe mė shumė.
Kurse atdheu kėshtu siē ėshtė, ėshtė buka dhe uji i mendimit dhe
shkrimit tim.
Tung: Poezitė tua kanė filluar tė pėrkthehen edhe nė gjuhė tė
huaja dhe janė pėrfshirė nėpėr antologji tė ndryshme. A mund tė na
tregoni diēka mė shumė rreth kėsaj. Nė cilat gjuhė janė pėrkthyer, nga
kush janė pėrkthyer dhe nė cilat antologji janė pėrfshirė poezitė tua?
Jeton Kelmendi: Poezitė e mia janė pėrkthyer deri mė tani nė 11
gjuhė: Anglisht, Frėngjisht, Japonisht, Spanjisht, Rumanisht, Greqisht,
Kroatisht, Suedisht, Polonisht, Turqisht, Rusisht. Ju e dini, unė kam
qenė i nominuar disa herė pėr ēmime ndėrkombėtare, natyrisht se jam
pjesė e disa antologjive evropiane e botėrore. Nė Francė jam prezent nė
50 poetėt mė tė mirė tė botės, nė Rumani, nė njė antologji poashtu
botėrore nga Akademia Orient Oksident, nė Spanjė sė bashku me Ismail
Kadarenė, Ali Podrimjen, Agim Gjakovėn, Skender Sherifin dhe Petraq
Riston. Jam edhe nė disa antologji tjera ndėrkombėtare dhe shqiptare.
Pėrkthyes kam disa p.sh. nė rumanisht rilindasi ynė Baki Ymeri, nė
frėngjisht Athanas Vanqev de Thracy e keshtu.
Tung: Pas pėrkthimit tė poezive tua nė gjuhėn rumune, njė kritik
rumun ka shkruar pėr poezinė tuaj kėsisoj: Po qe se rezumojmė nė njė
fjalė tė vetme krijimtarinė e tij, nuk dimė cili term do tė ishte mė i
pėrshtatshėm: Thjeshtėsi? Sinqeritet? Fshehtėsi? Pėshpėritje? Dėshmi?
Cilėn prej kėtyre e pėrmban mė shumė poezia juaj?
Jeton Kelmendi: Ėshtė e vėrtet se disa shkrimtarė dhe kritikė
rumun kanė shkruar pėr poezitė e mia. Sa i pėrket pyetjes tuaj, ma
thotė mendja se si ėshtė vendi bėhet kuvendi. Le ti mbetet kritikės
kjo punė, e imja ėshtė tė them diēka, e tyre ėshtė ta konstatojnė atė.
Tung: Cilėt autorė shqiptarė i lexoni me mė dėshirė?
Jeton Kelmendi: Mendoj se kemi disa shkrimtarė qė janė vėrtet tė
mirė. Sa pėr ilustrim: ua dhashė nga disa poezi, tė Azem Shkrelit, Ali
Podrimės, Visar Zhitit nė frėngjisht kuptohet disa miqve tė mi francez
dhe pasi i kishin lexuar mė patėn thėnė se ky nivel poezie ėshtė tepėr
i lartė, ėshtė si poezia evropiane. Lexoj autorėt e lartpėrmendur me
shumė knaqėsi, por lexoj edhe romanet e Ismail Kadaresė dhe Mehmet
Krajės, pėr mua mė tė mėdhenjt romancier sot. Natyrisht ka edhe shumė
tė tjerė por spo i pėrmend tani.
Tung: Po prej shkrimtarėve tė huaj cilėt tė pėlqejnė mė shumė?
Jeton Kelmendi: Janė tė shumtė autorėt e huaj qė i lexoj dhe i
preferoj, Broun, Markez, Svahnstrom, Gjejms etj. Natyrisht se i lexoj
edhe librat e disa prej miqve tė mi, kryesish nga anglishtja.
Tung: Cilėt shkrimtarė kanė ndikuar mė shumė nė personalitetin dhe nė formimin tuaj?
Jeton Kelmendi: Kam mėsuar nga Rilindasit, Klasikėt, por mėsues
tė mi janė shkrelėt, Azemi, Ymeri e Ademi. Ata i kanė tė gjitha fajet,
pse unė shkruaj. Kurse gjeni im prej malėsorit Rugovas bart njė pjesė
tė asaj natyre.
Tung: Cilit shkrimtar preferoni ti pėrngjani mė shumė apo me cilin shkrimtar preferoni tė ju identifikojnė?
Jeton Kelmendi: Njė gjė ėshtė mė se e vėrtet, ēdokush ka njė
idol, por duhet ta krijoj vetveten. Jam pėrjekur ti lexoj shkrimtarėt
e mėdhenj dhe ti pėrcjell aq sa kam mundur. William Shakespeare ėshtė
autori qė shumė e dua. Kam shkuar dhe e kam vizituar shtėpinė muze tė
tij, nė Stratford upon Avon tė Anglisė. Mė bėhej sikur
Shakespeare po fliste me Lady Makbethin. Megjithatė jo vetėm qė
preferoj por dhe shumė dua qė tė jem Jeton Kelmendi.
Tung: Deri me tani keni botuar gjashtė pėrmbledhje me poezi dhe
njė dramė. A pritet ndonjė roman apo vėllim me tregime nga ju, apo keni
frike ti hyni kėsaj aventure?
Jeton Kelmendi: Unė deri me tani kam botuar kryesisht poezi,
mirėpo normal se kam edhe dy romane qė besoj se sivjet mund tė botohen.
Kam edhe dy drama dhe diēka nga kritika dhe publicistika periodike.
Them tė vėrtetėn viteve tė fundit jam orientuar nė botimin e librave tė
mi nė gjuhė tė huaja. Kam botuar nė rumanisht njė libėr, nė Indi kėto
ditė njė tjetėr dhe pres edhe ne Itali. Si ebook kam botuar disa nė
Francė, Angli e Turqi.
Tung: Ēka jeni duke punuar tani dhe kur pritet tė botohet vėllimi i ardhshėm i juaj me poezi?
Jeton Kelmendi: Unė thashė jetoj nė Bruksel, ku edhe punoj si
zyrtar i medies. Ndėrkaq vėllimi tjetėr besoj se do tė dalė deri ka
shtatori mė sė largu.