BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cila duhet tė jetė “gjuha” e skenės teatrore?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Cila duhet tė jetė “gjuha” e skenės teatrore?

    Mesazh nga Albatros 8/11/2010, 09:46

    Cila duhet tė jetė “gjuha” e skenės teatrore?  116

    Gjuha skenike nė kuptimin dramaturgjik nėnkupton edhe forma, edhe mjete tė tjera tė komunikimit teatror. Megjithatė, cila ėshtė gjuha me tė cilėn aktori ynė komunikon nė skenė? A duhet tė kemi njė gjuhė tė standardizuar edhe nė skenė?!

    Megjithėse nuk ėshtė trajtuar si ēėshtje, e folura skenike apo gjuha e dramės, e cila pėrdoret nga aktorėt apo regjisorėt shqiptarė ėshtė njė aspekt shumė i rėndėsishėm dhe jo vetėm nė rrafshin artistik. Gjuha me tė cilėn komunikohet nė skenė konsiderohet e rėndėsishme po aq sa edhe elementet tjera tė lojės teatrale apo asaj skenike. Publiku merr atė qė i ofrohet dhe gjuha, shpeshherė e ‘devijuar’ nuk pėrkon aspak me realitetin apo tė folmen qė ata duan tė dėgjojnė mė sė paku nė njė skenė teatri. Edhe artistėt tanė ndajnė mendime tė ndryshme sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės me tė cilėn aktori komunikon nė skenė. “Gjuha skenike nė kuptimin dramaturgjik nėnkupton edhe forma dhe mjete tė tjera tė komunikimit teatror. Megjithėse materiali gjuhėsor, mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar gjuha standarde shqipe, nė masė tė madhe margjinalizon njė pjesė tė rėndėsishme tė gegėrishtes letrare, besoj se gjuha me tė cilėn komunikon publiku me teatrin, tash pėr tash, duhet tė jetė gjuhė standarde. Pra, deri sa tė mos krijohet njė standard i ri letrar koncensual nga shkencėtarėt e fushave pėrkatėse, duhet tė pėrfillet e tė kultivohet standardi, sepse, ndryshe, qoftė varianti i gegėrishtes letrare, qoftė i toskėrishtes letrare, qoftė tė folmet e tjera dialektale dhe rajonale, rrezikojnė tė mos kuptohen nga njė numėr i madh i shikueseve. Natyrisht, gjuha me tė cilin karakterizohen personazhet mund tė jetė jashtė standardit letrar”,- thotė dramaturgu Besim Rexhaj. Por pėr Arian Krasniqin ēėshtja e gjuhės skenike si komponentė i rėndėsishėm, nė njė medium siē ėshtė teatri ėshtė dashur tė shtrohej si debat tash e sa kohė. “Me gjithė kėtė mungesė debati, unė personalisht, nė cilėsinė e dramaturgut dhe njeriut, qė ėshtė lidhur ngushtė me skenėn, mendoj se gjuha skenike nė Kosovė nuk bėn pėrjashtim nė krahasim me nivelin e pėrgjithshėm tė zhvillimeve teatrore nė hapėsirėn shqiptare. Kėtė konstatim e mbėshtes me faktin se, ta zėmė nė Kosovė, nuk mund tė flasim pėr njė gjuhė tė kodifikuar skenike dhe kjo paraqet pengesė edhe pėr aktorėt tanė, qė nė shumė raste, varėsisht prej nivelit tė arrirė tė shfaqjes, hasin nė pengesa dhe nuk janė nė gjendje qė nė sajė tė “pėrpjekjeve” pėr standardizimin e gjuhės tė pėrvetėsojnė rolin nė maksimum”,- shprehet Krasniqi. Derisa pėr skenėn e Shqipėrisė andej ku gjuha e standardizuar konsiderohet si njė pėrparėsi, thotė se krijohet pėrshtypja se i jepet shumė rendėsi gjuhės, e mė pak komponentėve tjera tė shfaqjes. “Thėnė shkurt e shqip, nė gjykimin tim, gjuhėn skenike e shoh si gjuhė tė personazhit, qė doemos duhet tė jetė e gjallė, e kuptueshme dhe natyrshėm komunikuese me publikun. Prandaj, pak ka rėndėsi pėrpjekja qė me ēdo kusht ēdo shfaqje tė standardizohet me njė gjuhė. Gjetjet dialektore, nėse ato janė nė funksion tė shfaqjes, po ashtu mund tė jenė begati e njė realizimi skenik”,- ka nėnvizuar Krasniqi.

    Nė anėn tjetėr aktorja Florie Bajoku, me gjuhė skenike nėnkupton njė zhanėr, njė koncept regjisorial dhe njė formė interpretimi tė veēantė. “Shprehja ‘gjuhė skenike’ nuk duhet tė identifikohet me gjuhėn standarde apo tė folurit bukur nė skenė. Kur them, bukur, nėnkuptoj ekskluzivisht gjuhėn e ‘standardizuar’ aq sa ėshtė e standardizuar! Pastaj ėshtė ēėshtje trevash, dialektesh dhe melodish tė tė folurit shqip nė trevat shqipfolėse, e cila ndryshon”,- pohon Bajoku. Sipas aktores tė flasėsh gjuhėn standarde nė skenė nuk ėshtė aq e vėshtirė, por tė ndryshosh melodinė e gjuhės duke ju pėrmbajtur njė standardi ėshtė shumė e vėshtirė. “Sigurisht kjo nuk ndodh vetėm me gjuhėn shqipe kjo ndodh me tė gjitha gjuhėt e vendeve tė tjera tė botės”,- u shpreh aktorja Bajoku.

    Megjithatė regjisori Kushtrim Bekteshi ka mendim tjetėr nė lidhje me gjuhėn e skenės. Sipas tij nė skenėn shqiptare ēdo dit e mė shumė ėshtė duke u vėrejtur njė ‘bastardim’. “Janė prezentė dialekte tė futura nė skenė dhe kjo ėshtė duke u konsideruar si trend me idenė se kėshtu flitet nė rrugė. Kjo ėshtė e gabuar sepse skena dhe teatri duhet ta pasurojnė gjuhėn e jo ta shkatėrrojnė atė. Unė mendoj se kemi aktorė qė flasin gjuhėn shqipe shumė bukur nė skenė dhe kjo duhet tė jetė dhe rruga qė duhet ndjekur edhe aktorėt tjerė”,- ka pėrfunduar Bekteshi.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 06:34