Te dashurosh teper nuk do te thote te dashurosh shume burra, ose te biesh ne dashuri shume shpesh, ose te dashurosh dike me nje ndjenje tejet te thelle dhe te forte.
Ne te vertete do te thote te lidhesh me nje burre me nje fiksim dhe te mendosh qe kete fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri ne zoterimin e te gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonese e kupton qe kjo eshte duke ndikuar per keq ne shendetin dhe mireqenien tende,te mos mundesh te clirohesh prej tij.
Do te thote te matesh lartesine e dashurise tende nga thellesia e sfilitjeve dhe torturave te tua. Joshemi nga dikush qe eshte ne nje situate qe ka nevoje, ndjejme dhembshuri, behemi bashkevuajtes me te dhe perpiqemi ta lehtesojme per te zbutur edhe vete vuajtjen tone. Burrat me terheqes jane ata qe duken se kane me shume nevoje per ndihme, kjo po te mbahet parasysh se ne bazen e aftesise se tyre per te joshur, ndodhet deshira e femrave per te qene te dashuruara dhe te ndihmuara.