BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tirana - Elbasani 3 - 1

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tirana - Elbasani 3 - 1

    Mesazh nga Albatros 20/11/2010, 15:39

    Sulmuesi kroat i Tiranės, Pero Pejic, mbetet lojtari vendimtar pėr bardheblutė. Ashtu si nė fazėn e parė tė kėtij kampionati, edhe nė javėn e 12-tė, Pejic ka rezultuar pėrcaktues pėr 24 herė kampionėt e vendit. Njė dopietė e tij ndaj verdhebluve, ka bėrė qė ky lojtar ta marrė pėr dore Tiranėn, tė shtojė edhe 3 pikė tė arta nė llogarinė e tė besuarve tė Nevil Dedees, duke e qetėsuar sadopak kėtė tė fundit. Golin e parė tė Tiranės, Pero Pejic e ka shėnuar nė minutėn e 34-t, duke prishur kėsisoji edhe bardhėsinė e fillimit tė lojės. Nė kėtė mėnyrė, ky gol i kroatit ka kurorėzuar nė njėfarė mėnyre edhe epėrsinė e krijuar nga bardheblutė, nė fushėn e stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”, nė pjesėn e parė, e cila ka pėrfunduar me fitoren 1-0 tė Tiranės. Fraksioni i dytė i lojės ka nisur me njėfarė mobilizimi tė miqve nga Elbasani, qė shpresojnė tė barazojnė shifrat. Nė funksion tė kėtij qėllimi, Elbasani shton forcat drejt portės sė Ilion Likės, pėr tė gjetur ekuilibrat rezultativė, por ndėshkohen atėherė kur nuk e prisnin. Pikėrisht nė minutėn e 59-tė, ėndrrėn verdheblu e ka vrarė sėrish, pėr herė tė dytė, sulmuesi kroat, Pero Pejic. Ky i fundit ka shėnuar golin e dytė personal nė kėtė ndeshje, por ka dyfishuar gjithashtu edhe epėrsinė e Tiranės. Kėto shifra sillnin sigurinė e duhur pėr vendėsit, nėse brenda 60 sekondash, verdheblutė nuk do tė gjenin golin e tyre tė parė. Menjėherė pasi ėshtė vėnė topi nė qendėr tė mesfushės, pas golit tė dytė tė Pejicit, topi ka pėrfunduar nė kėmbėt e kapitenit tė Elbasanit, Endri Dalipi, i cili lėshon njė predhė tė bukur, tokazi, nė portėn e Ilion Likės. Ky i fundit mundohet ta evitojė golin, duke u shtrirė nė kėrkim tė kapjes sė topit, por e ka pasur tė pamundur. Nė kėtė mėnyrė, ndeshja rihapet. Aq sa bardheblutė vihen nė alarm, ndėrsa miqtė marrin zemėr. Pjesa e mbetur e ndeshjes ėshtė njė dialog i gjatė mes sulmeve tė dėshpėruara dhe pa qartėsinė e duhur tė Elbasanit dhe njė mbrojtjeje tė pėrforcuar tė Tiranės. Verdheblutė e vėnė disa herė nė rrezik kuadratin e bardhebluve, por kur besonin se do tė gjenin golin e barazimit, ka ndodhur sėrish ndėshkimi. Nė limitin e kohės shtesė, nė minutėn e 93-tė, pėrmes njė kundėrsulmi, Tirana shėnon edhe golin e tretė, me anė tė lojtarit tė ri, Morina. I cili, i ndihmuar edhe nga njė gabim i portierit verdheblu, Dushku, qė e shtyn topin tej vijės fatale, vulos fatin e kėsaj sfide. 3 pikė tė tjera nė llogarinė e 24 herė kampionėve tė Shqipėrisė, qė tentojnė ngjitjen drejt kreut, ndėrsa verdheblutė fundosen edhe mė keq, nė vendin e 12-tė tė superligės, me vetėm 6 pikė.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:47