BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    20 muzeumet me te mire ne Europe

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 20 muzeumet me te mire ne Europe

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/11/2010, 19:30

    20 muzeumet me te mire ne Europe 072

    Muzeu i Louvrit me piramiden e tij spektakolare prej qelqi, eshte nje ikon ne Paris dhe nder vendet kulturore me te vizituara te botes.

    1- Louvre

    Muzeu i Louvrit me piramiden e tij spektakolare prej qelqi, eshte nje ikon ne Paris dhe nder vendet kulturore me te vizituara te botes. Koleksioni i tij i pasur i mbulon te gjitha koherat, nga antikiteti deri ne kryeveprat franceze te shekullit te 19-te. Muzeu ishtee ne fillim Pallati Mbreteror ne Paris dhe Napoleon Bonoparti e ktheu ate ne vendin ku ruheshin veprat e artit qe ustria franceze mblidhte ne Evrope, dhe ai mbetet edhe sot e kesaj dite nje nder tre muzeumet me te mire te botes bashke me Muzeun Britanik dhe Hermitazhin.

    2- Muzeu Britanik

    Ky muze ka disa nga koleksionet me mahnitese te artit kinez, aziatik dhe klasik, ku mumjet egjiptjane dhe guri Rosetta jane nga me te njohurat. Fakti me i rendesishem per muzeun Britanik eshte se hyrja eshte falas. Eshte themeluar ne vitin 1753 dhe u ngrit mbi bazen e koleksionit te Sir Hans Sloane dhe ne pas te artit qe mblodhi Perandoria Britanike neper bote. Mbulon cdo aspekt te historise dhe kultures njerezore, duke perfshire thuajse cdo civilizim te botes. Nese do tju duhet te zgjidhni vetem nje vend ne Londer per te vizituar, ky eshte padyshim Muzeu Britanik.

    3- Muzeu Hermitazh

    Muzeu eshte i shtrire ne 6 ndertesa, me e madhja e te cilave eshte Pallati i Dimrit ne St. Peterburg's. Carl Nikolla I urdheroi hapjen e Hermitazhit per publikun dhe ne vitin 1852, qe ishte galeria e pare publike ne gjithe Evropen Lindore. Koleksioni i tij ka mbi 3 milion vepra dhe eshte me teper i njohur per ato ruse, koleksionin e pasur Faberge, si dhe disa nga kryeveprat e Gaugin, Monet, Rodin, Renior, da Vinci, Rembrant, Michelangelo dhe Rubens.

    4- Uffizi

    Shumica e koleksionit te Muzeut Uffizi ishin prone e familjes Medici, nje anetare i seciles urdheroi fillimine ndertimit te tij ne vitin 1560. Ndertesa Uffizi permbledh nje koleskion te mrekullueshem te pikturave dhe skulpturave te Rilindjes dhe Mesjetes, Ndonese nuk eshte nje Muze i madh, eshte gjithemone i mbushur plote me vizitore, sidomos gjate sezonit te veres.

    5- Rijksmuzeum

    Muzeumi mbreteror ose Rijksmuzeum me ndertesen e tij te bukur me tulla te kuqe te Rilindjes ne Amsterdam eshte i njohur per pikturat e Kohes se Arte te artit hollandez. Kryeveprat ne te perfshijne "Roja e Nates" nga Rembrandt dhe shume pune nga Vermeer, Van Ruisdael, Van Heemskerck, Franc Hals dhe Jan Dteen. muzeu gjithashtu perfshin edhe nje koleksion superior me shtepi kukullash, punime qelqi e porcelani dhe art aziatik.

    6- Memoriali i Caen Normandi

    Muzeu i Paqes ne Normandi, mbahet si muzeu i Luftes se dyte Boterore ne france. Hapur ne 1988, muzeu eshte vizituar nga 6.000.000 vizitore dhe eshte vendi i dyte me i vizituar ne gjithe Normandine pas Mont St Michel.

    7- Muzeu historik i artit

    Muzeu Historik i Artit ne Viene perfshin punet me te bukura dhe dekorative te mbledhura nga perandoria e Habsburgeve. Si dhe shume pune nga mjeshtrat Evropiane, nga Egjipti, dhe greqia e lashte.

    8- Muzeu Prado

    Muzeu Kombetare prados ne Madrit ka te njerin prej koleksioneve me te rendesishme te pikturave dhe te arteve te tjera ne Evrope. Pjesa kryesore e tij vjen nga familja mbreterore spanjolle, nga Hasbburget dhe nga Bourbonet. Koleksioni me veprat e mjeshtrave te medhenj spanjoll si Velazquez, Goya, Murrilla dhe ne vecanti El Greco eshte i pacmuar.

    9- MUzeu i arteve te bukura Pushkin

    Ky eshte nje muzeu me i mire i artit ne Moske me nje koleksion gjigand te artit perendimore. Ai ka pune te mrekullueshme te artit Impresionist dhe post-Impresionist, duke u fokusuar tek Ipresionizmi francez. Muzeu Pushkin eshte ngjitur me nje muze tjeter, Muzeu Chastnukh Kollektsiy, i cili ekspozon punet me te spikatura dhe te njohura te koleksionit te tij.

    10- Galeria Kombetare Londer

    Galeria Kombetare Londer eshte shtepia e disa prej pikturave me te njohura ne bote si "Lulet e Diellit" nga Van Gogh, "Venus" nga Velazquez dhe nga Botticeli "venus dhe Mars". Kjo eshte dhe arsyeja , qe disa nga galerite e tij jane gjithemone te mbushura me njerez qe terhiqen gjithemone nga ato pune qe i njohin me shume.

    11- Muzeu D'Orsay ne Paris

    Ndertesa e ketij muzeu ne anen e majte te lumit te Senes eshte nje stacion treni nga Belle Epoque. Permban piktura, fotografi, skulptura me te shumtat nga artiste franceze te shekullit 19-te dhe 20-te. Ka edhe koleksion te vogel te mobiljeve Art Nouveau.

    12- Tate Modern

    Tate Modern, e hapur ne vitin 2000, eshte muzeu britanik kombetare per artin nderkombetare modern dhe eshte kthyer tashme ne nje nga ikonat e Londres. Konvertimi i nje stacioni elektrik ne ndertesen e muzeut ishte nje sukses i madh dhe mundesoi ekspozita te puneve te artisteve moderne si Andy Warhol.

    13- Muzeu Historik Natyror

    Vizitoret e dallojne qe Muzeu Historik natyror eshte unik qe ne momentin qe futen brenda. Ai eshte nje nga muzeumet Viktoriane te hapur ne fund te shekullit te 19-te dhe permbledh sot rreth 70 milion sende te shperndara ne pese koleksione: Botanike, Entomologjine, Palaeontologjine dhe Zeologjine. Muzeu eshte gjigand dhe duhen te pakten dy dite per ta vizituar ate.

    14- Galeria e Akademise

    akademia e themelua ne 1750 si shkolle pikture, skulpture dhe arkitekture ne Venecia dhe eshte sot ndertesa e pare per vizitoret artdashes te qytetit. Koleksioni i saj i dedikohet artisteve veneciane te shekullit 18-te dhe perfshin kryevepra nga Titiani, Tintoretto dhe Veronese.

    15- Muzeu Arkeologjik ne Athine

    Eshte njeri nga mueumet me te rendesishem te antikitet klasik ne bote dhe eshte hapur ne fund te shekullit te 19-te. Muzeu Arkeologjik ne Athine permban thesare nga Thessaly Cylcades, Santorini dhe Mycenae bashke me koleksionin e pacmuar te eneve prej balte dhe skulpturave.

    16- Tate Britain

    Eshte emeruar keshtu pasi koleksioni u nda ne vitin 2000 me hapjen e Tate Modern, permban koleksionin kombetare te pikturave britanike nga shekulli i 15-te ne vazhdim, duke perfshire mjeshtrat e medhenj Constable, Gainsbororough, Hodgin, Hogarth dhe Rossetti. tate Britain organizon ekspozita te medha te perkoheshme si dhe Cmimin vjetor kontraversial Turner.

    17- Muzeu Akropolis

    ne Vendin e Akropolit, ndertesa diskrete eshte shtepia e nje koleksioni magjepes arti dhe skulpturash dedikuar historise fetare te Akropolit dhe te gjetura nga germimet aty.

    18- Qendra e Arteve Reina Sofia

    "Reina Sofia" i dedikohet artit spanjoll te shekullit 20-te dhe perfshin disa nga kryeveprat e artisteve me te medhenj spanjolle nga Dali te Picasso

    19- Muzeu Van Gogh

    Ky muze perfshin nje koleksion te madh dhe domethenes nga Van Gogh, por edhe shume vizatime nga shoket e kohes se tij, te cilet lane gjurme tek mjeshtri i madh si Touluose-Lautrec, Gaguin dhe Monet. Punet jane ekspozuar ne rend kronologjik dhe krijojne nje pamje mahnitese te ndryshimeve emocionale te artistit.

    20- Muzeu i detiut Goteborg

    Marredhenia 400 vjecare e Suedise me detin eshte transfurmuar ne nje ekspozite zbavitese dhe informuese ne Muzeun e Detit ne Goteborg, me i madhi i ketij lloji. Aksione luftarake, ndertimi i anijeve dhe peshkimi paraqiten ketu si pjese integrale te shoqerise suedeze ne shekuj. Muzeu perfshin edhe nje akuarium gjigand.

      Ora ėshtė 16/11/2024, 07:23