BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pije luksi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pije luksi

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/11/2010, 14:01

    Pije luksi Images

    Shampanja eshte e kudogjendur ne kulturen tone. Mjafton te sjellesh ndermend filmat si: Casablanka apo James Bond, garat me makina apo evente glamoroze te modes ku ajo nuk mungon.

    Winston Churchill, te cilin te gjithe e njohim si njeri te cigareve puro, ka qene shume i dhene pas shampanjes dhe nje konsumatore i rregullt i shampanjes Pol Roger. Ndaj dhe nuk ka dyshim qe shampanja eshte nje pije prestinjoze, sigurisht per ata qe mund t'ia ofrojne vetes kete luks.

    Dhe ne mendojme se askush nuk duhet t'ia mohoje vetes kenaqesine e nje gote te ftohte shampanje, sidomos gjate veres. Kjo delikatese luksoze franceze mund te pihet si aperitiv, si koktej, si pije dreke apo edhe gjate nje darke. Gabimisht mendohet se shampanja eshte vetem per raste te vecanta. Ne fakt e kunderta eshte e vertete. Shampanja dhe vererat me gaz gjithemone dhe ne shume po behen pjese e konsumit te perditshem te pijeve, duke i zene vendin vererave klasike. Dhe kjo sidomos gjate pranveres dhe veres.

    Shampanja vjen nga rajoni i Champanjes, i cili ndodhet rreth 60 km larg Parisit. Ne 1668, ne manastirin e Hautvill ne qytetin e Epernay, (qe eshte dhe qendra e rajonit te shampanjes) murgu Dom Pierre Perignon, shpiku shampanjen duke bashkuar verera te ndryshme dhe duke rifermentuar fucite derisa te prodhoheshin flluska. Keshtu murgu i famshem zbuloi sekretin e shampanjes i cili ate e pershkruante si "pija e yjeve". Keshtu qe heren tjeter qe do te provoni nje Dmo Peringon te kushtueshem, kini parasysh se po shijoni nje legjende te vertete.

    ABC-ja e shampanjes

    Nje shishe shampanje duhet te vendoset ne nje kove akulli per 40 minuta perpara se te sherbehet. Shampanja duhet sherbyer shume e ftohte dhe eshte pija perfekte per evente verore neper tarraca. Problemi me i madh me shampanjen eshte menyra e duhur e hapjes se shishes. etiketa e shampanjes te ndalon ta hapesh tapen me zhurme, presioni ne shishe vertet mund te demtoje te pranishmit. Per me teper, njohesit e vertet te shampanjes, mburren me "qetesine" me te cilen e hapin shishen. Por hapja e shishes nuk eshte gjithecka: duhet te dish si ta hedhes ne gote, menyra si ta pish dhe si ta shijosh. Shampanja duhet te sherbehet medoemos ne nje gote flute(e holle dhe e gjate), e cila i ruan me mire se cdo gje tjeter fluskat e vogla te famshme.

    Cmimet

    Duhet te prisni te shpenzoni midis 30-150 euro per nje shampanje te nje cilesie mesatare. Shampanja me e zakonshme eshte Brut, qe do te thote shampanje e thate . Disa shampanja jane me te embla. Gjithashtu, duke i shtuar vere te kuqe ne fucite e fermentimit eshte krijuar dhe shampanje roze. Shampanja Dom Perignon eshte klasike dhe prestigjoze dhe prodhohet nga Moet & Chandon, kushton rreth 100 euro per shishe. Per te njejtin cmim, ju mund te provoni gjithashtu Krug Grande Cuvee ose Veuve Cliquot Carte Jaune.

    Vererat me gaz

    Ne treg ka patur gjithemone alternativa te vererave me gaz te nje cilesie shume te larte dhe te krahasueshme me emrat e medhenj te shampanjes. Mund ta themi me plote gojen se nese dini te zgjidhni, mund te gjeni nje alternative shume te mire per shampanjen dhe te mbeteni shume te kenaqur. Elegance ju ofron nje perzgjedhje te vererave me te famshme dhe me te mira me gaz, te cilat nuk mund ta perdorin emrin shampanje veten per shkak se origjina e rrushit nuk vjen nga rajoni.

    1- Cava-Spanje

    Cava eshte vera e pare e gazuar e Spanjes dhe eshte emeruar nga shpella ne te cilat jane bere provat e para te fermentimit te veres ne kete menyre. Cava fillimisht eshte krijuar ne rajonin Penedes te Catalonias. ne Spanjen verilindore dhe sot prodhohet nga nje rrush tradicional "shampanje" duke perfshire Macibeo, Suburat dhe me se fundmi Chardonnay dhe Pinot Noir.

    Shishe Cava qe duhen provuar: Segura viudas(Reserva Heredad), Freinxenet (brut Rose)

    2- Sekt- Gjermani

    Shumica e prodhimit te Sekt, vera e gazuar e Gjermanise, vjen nga nje lloj rrushi ne 13 rajone prodhuese te vendit, i cili eshte duke permiresuar cilesine e tij dita-dites. Keto verera jane krijuar fillimisht nga Pinot Nior, Pinot Blanc, Pinot Gris dhe Riesling ne stilin tradicional te "shampanjes" dhe variojne nge e embla ne te thate.

    Shishe Sekt duhen provuar: Schloss Biebrich Sekt NV, Cremant d'Alsace, Prinz von Hessen 1997 Extra Brut.

    3- Prosecco- Itali

    Gjenden vertetime historike qe e datojne origjinen e Prosecco deri ne kohen e romakeve. Edhe emri i saj Prosecco vjen nga rrushi me te njejtin emer, si dhe nga nje fshat ne Trieste, ku ky lloj rrushi mendohet se eshte kultivuar per here te pare. Pavaresisht se eshte nje pije e shkelqyeshme kur pihet e akullt, eshte akoma me e mire kur perdoret si perberes baze per nje nga koktejlet me freskuese qe mund te shijoni ndonjehere, Bellini nje miks me verera te gazuara dhe nje perberje pjeshke e shpikur nga bari i famshem Harry ne Venecia ne vitin 1848.

    Shishe Prosecco qe duhen provuar: Prosecco Valdobbiadene "Cartizze" Superiore, Bellussi Prosecco di Valdobbiadene, Zefiro Prosecco Brut.

    4- Vere me gaz(sparkling wines)-Amerike

    Nga fundi i shekullit te 20-te, prodhuesit e shampanjes franceze Moet & Chandon hapen kantina ne Kaliforni si Domaine Chandon qe prodhonin verera te gazuara amerikane te stilit te shampanjes. Historiku i prodhimit te veres se gazuar cilesore ne Kaliforni mund te gjurmohet ne luginen e Sonomes, ku ne 1882 vellezerit Korbel, filluan te prodhonin vere te gazuar ne baze te metodes te Champenoise.

    Shishe qe duhen provuar: Domaine Chandon Rose, J Vieyards Nicole's Vineyard Pinot Noir, Argyle Extended Tirage Brut. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 18:43