BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    50 fakte interesante per Ajnshtajnin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 50 fakte interesante per Ajnshtajnin

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/11/2010, 15:50

    50 fakte interesante per Ajnshtajnin Images

    Njė prej arritjeve qė ktheu faqen e historisė sė shkencės ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi ēmimin “Nobel” nė vitin 1921 pėr punėn nė lidhje me efektin fotoelektrik dhe zhvilloi Teorinė e Relativiteit. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikėpamjen e botės. Para Ajnshtajnit, disa gjėra besoheshin si tė vėrteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave nė rėnie, tė pėrmendur mė parė nga Isak Njutoni. Albert Ajnshtajn ėshtė njė prej mendjeve mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė. Disa prej ideve tė tij pėr shkencėn, natyrėn dhe besimi mund t’ju habisin. Jo mė kot ėshtė zgjedhur Personi i Shekullit nga revista “Time”.

    1. Ajnshtajni ishte njė bebe e shėndoshė me njė kokė tė madhe

    Kur nėna e Albertit, Pauline e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembėruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqė fundin e kokės e kishte shumė tė madhe, familja mendoi mos ishte monstėr. Megjithatė, ndėrsa javėt kalonin ata e kuptuan se ishte njė fėmijė gati normalė me tė tjerėt. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “ėshtė i shėndoshė, ėshtė i shėndoshė”, kur e ka pritur tė lindte. Ndryshe nga pėrshtypja e parė, Alberti u rrit normalisht, vetėm se ishte pak i ngadaltė.

    2. Ajnshtajni kishte vėshtirėsi nė tė folur

    Kur ishte fėmijė, Ajnshtajni fliste rrallė. Kur e bėnte, fliste shumė ngadalė. E mendonte tė gjithė fjalinė nė kokė dhe e pėshpėriste para se ta thonte. Kėtė e bėri rregullisht deri nė moshėn 9-vjeēare. Prindėrit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht mė vonė doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo ėshtė quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

    3. Barsaleta me Ajnshtajnin

    Njė historian ka krijuar njė barsaletė. Prindėrit e tij ishin tė shqetėsuar se nuk fliste fare. Kur njė mbrėmje foli dhe tha “Supa ėshtė e nxehtė”, prindėrit e pyetėn pse nuk kishte folur mė parė. Ai i pėrgjigjet: “Sepse gjithēka ishte nė rregull”.

    4. Ajnshtajni ėshtė frymėzuar nga njė busull

    Kur Ajnshtajni ishte pesė vjeē dhe i sėmurė nė shtrat, babai i tregoi diēka qė i ndezi interesin nė shkencė: njė busull. Ndėrsa qėndronte i shtirė, babai i nxori njė busull tė thjeshtė xhepi. Ajo qė i interesonte Ajnshtajnit tė ri ishte se sa herė qė kutia ndėrronte pozicion, gjilpėra kthehej nė tė njėjtin drejtim. Ai mendoi se duhet tė kishte ndonjė forcė nė atė qė konsiderohej si hapėsirė boshe qė e bėnte gjilpėrėn tė lėvizte. Ky incident i zakonshėm nė shumė “fėmijėrira tė famshme”, ėshtė pėrmendur shpesh nė shumė rrėfime tė jetės sė tij.

    5. Ajnshtajni ngeli nė provimin e hyrjes pėr nė kolegj

    Nė vitin 1895, nė moshėn 17-vjeēare, Albert Ajnshtajn aplikoi pėr tė hyrė nė Shkollėn Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikės dhe tė shkencės tek provimi i hyrjes, por ngeli tek tė tjerat. Ndėr lėndėt ku nuk shkonte mirė ishte historia, gjuhėt e huaja, gjeografia dhe tė tjera. Ajnshtajni duhet tė regjistrohej nė njė shkollė tregtare para se ta ribėnte provimin dhe mė nė fund u pranua tek i njėjti universitet njė vit mė vonė.

    6. Ajnshtajni kishte njė fėmijė tė paligjshėm

    Nė vitin 1980, letrat private tė Ajnshtajnit kanė zbuluar diēka tė re pėr gjeniun. Kishte njė vajzė tė paligjshme me ish-studenten Mileva Maric, tė cilėn mė vonė e martoi. Nė vitin 1902, njė vit para martesės, Mileva lindi nė familjen e prindėrve nė Berne, njė vajzė me emrin Lieserl, tė cilėn Ajnshtajni kurrė nuk e pa dhe pėr tė cilėn nuk dihet gjė.

    7. Ajnshtajni propozon njė “kontratė” tė ēuditshme

    Pasi ai dhe Mileva u martuan, patėn dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhėtimet nėpėr botė kishin ēmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe pėr disa kohė ēifti u pėrpoq tė merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi njė “kontratė” tė ēuditshme pėr tė jetuar me Milevėn. Kushtet ishin qė rrobat tė ishin tė pastra dhe tė hekurosura, qė t’i ēonte tre vakte tė ngrohta nė dhomė, qė dhoma dhe studioja tė ishin tė pastra, pėrveē tavolinės sė punės, qė ajo tė pushonte sė foluri kur ai t’ia kėrkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte tė huaj ēdo grua tjetėr.

    8. Ajnshtajni nuk shkonte mirė me djalin e madh

    Pas divorcit, marrėdhėnia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lėkund. Hansi fajėsonte tė atin pėr ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel dhe paratė, se i dha asaj vetėm interesat dhe jo shumėn e madhe tė ēmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundėrshtoi martesėn e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “mė e madhe dhe e shėmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kėrkoi djalit tė mos bėnin fėmijė, pasi kjo do ta bėnte divorcin edhe mė tė vėshtirė. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundėrshtuar martesėn me Milevėn. Kur i biri emigroi nė Amerikė, ata mbetėn tė ndarė.

    9. Ajnshtajni, i preferuari i grave

    Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevėn nė vitin 1919 (tradhtia cilėsohet si njė nga shkaqet), ai u martua me kushėrirėn, Elsa Lowenthal. Nė tė vėrtetė ai donte tė martohej edhe me vajzėn e Elsės nga njė martesė e mėparshme, Ilse, 18 vjet mė e re se ai, por ajo e kundėrshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetėsimi kryesor i Elsės ishte tė kujdesej pėr burrin e saj tė famshėm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitė dhe lidhjet dashurore tė tij, tė cilat zbulohen mė vonė tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtė gra, mes tyre dhe njė spiune ruse.

    10. Edhe pse pacifist lufte, sugjeroi ndėrtimin e bombės atomike

    Nė vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisė naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante njė letėr presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmėronte se Gjermania naziste po zhvillonte njė bombė atomike dhe i sugjeronte Shteteve tė Bashkuara tė zhvillonin bombėn e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si njė nga arsyet qė Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” pėr tė zhvilluar bombėn, edhe pse mė vonė u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor nė vitin 1941 e bindi mė shumė qeverinė se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkėlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan nė projekt.

    11. Truri shėtiti nė kavanoz pėr 43 vjet

    Pas vdekjes nė vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey qė kreu autopsinė. Ai e mori trurin nė shtėpi dhe mė vonė u pushua nga puna pėr shkak se refuzoi ta dorėzonte organin. Shumė vite mė vonė, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dėrgoi copėza disa shkencėtarėve nė tė gjithė botėn. Njėra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte mė shumė qeliza nė atė pjesė tė trurit qė ishte pėrgjegjėse pėr sintetizimin e informacionit.

    12. Saga e trurit tė Ajnshtajnit

    Nė fillim tė viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti, udhėtoi pėr nė Kaliforni bashkė me doktorin Harvey pėr tė takuar stėrmbesėn e Ajnshtajnit. Ata udhėtuan nga New Jersey me makinė tė madhe familjare, ndėrkohė qė truri i Ajnshtajnit tundej brenda njė kavanozi nė bagazh. Paterniti disa vite mė vonė shkruajti pėr eksperiencėn e tij nė librin “Nė makinė me zotin Albert: Njė udhėtim nėpėr Amerikė me trurin e Ajnshtajnit”.

    13. Ku ndodhet truri

    Nė vitin 1998, 85-vjeēari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit nė universitetin “Priceton”, pozicioni qė Harvey kishte mė parė. Ai thotė: “Pasi e ruajta trurin pėr dekada sikur tė ishte njė relike e shenjtė, dhe pėr shumė ashtu ishte, e lashė mė nė fund tė lirė. Ia dhashė departamentit tė patologjisė nė qendrėn mjekėsore tė “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga pėrgjegjėsia qė kisha. Tani jam mė i qetė”.


    14. Nuk donte ta lodhte mendjen mė shumė nga sa nevojitej

    Pėrveē sportit tė preferuar, lundrimit (sporti qė kėrkon mė pak energji), Ajnshtajni i shmangej ēdo aktiviteti ēlodhjeje qė kėrkonte shkathtėsi mendjeje. Siē tha ai pėr “New York Times”, “Sapo pėrfundoj projektet qė kam nė dorė, nuk dua tė merrem me asgjė tjetėr qė kėrkon punė mendjeje”.

    15.Nuk ka mėsuar kurrė tė shkruajė anglisht

    Edhe pse jetoi pėr shumė vite nė Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirė tė dyja gjuhėt, Ajnshtajni thotė se kurrė nuk ka mundur tė shkruajė nė anglisht, pėr shkak tė “shqiptimit tė pabesė”. Kurrė nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I will a little think”)

    16.Tymoste si oxhak

    Njė anėtar pėr jetė i “Klubit tė duhanxhinjve me llullė”, nė Montreale, Ajnshtajni citohet tė ketė thėnė: “Duhani me llullė kontribuon nė gjykimin mė tė qetė dhe objektiv tė ēėshtjeve njerėzore”. Njė herė ra nė ujė gjatė njė ekspedite me barkė por arriti heroikisht tė mos lėshojė nga dora llullėn e tij.

    17.Alkooli nuk ishte droga e preferuar

    Nė njė konferencė pėr shtyp me mbėrritjen e tij nė Nju Jork nė vitin 1930, ai tha duke bėrė shaka pėr ndalimin me ligj tė alkoolit: “Unė s’pi, prandaj pėr mua njėsoj ėshtė”. Nė tė vėrtetė, Ajnshtajni ka qenė kritik i hapur ndaj “ligjeve qė nuk mund tė imponohen”.

    18.E barazonte monogaminė me monotoninė

    “Tė gjitha martesat janė tė rrezikshme”, njė herė i tha intervistuesit. “Martesa ėshtė pėrpjekja e pasuksesshme pėr ta bėrė diēka tė zgjasė nga njė incident”. Njihej botėrisht se ishte burrė jobesnik, qė prirej tė binte nė dashuri me dikė tjetėr pasi sapo kishte shkėmbyer premtimet.

    19.Nuk mbante mend ditėlindjet

    Me besimin se datėlindjet ishin pėr fėmijėt, qėndrimi i tij pėrmblidhet nė njė letėr qė i shkroi tė dashurės Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogėl ..., sė pari urimet e mia tė pėrzemėrta pėr ditėlindjen tėnde dje, tė cilėn e harrova pėrsėri”.

    20. Nuk kishte shtetėsi pėr 5 vite

    Ai nuk ishte shtetas i asnjė vendi pėr gati 5 vite! Qė nga viti 1896 (kur refuzoi shtetėsinė gjermane nė moshėn 15-vjeēare) deri nė vitin 1901 (kur u bė zviceran).

    21. Nuk donte tė bėnte provimet e gjimnazit

    Nė kundėrshtim me besimin popullor, ai nuk ngeli fare nė shkollėn e mesme. Ia doli shumė mirė deri nė moshėn 15-vjeēare. Nuk donte tė vazhdonte atė vit qė i kishte mbetur dhe provoi tė bėnte provimin e hyrjes pėr nė kolegj, nė tė cilin ngeli, dhe gjithsesi u detyrua ta pėrfundonte gjimnazin.

    22. Si gjithmonė i hutuar

    Ajnshtajni harronte gjithmonė ēadrat. Sipas njė prej grave tė tij, ai gjithmonė humbiste gjėra, veēanėrisht ēadrat. Hutimi i tij nė lidhje me gjėrat e parėndėsishme ėshtė i dokumentuar mirė.

    23. Pse nxori gjuhėn nė foton e famshme

    Ishte ditėlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga njė mori fotografėsh. I lodhur prej tyre, ai nxorri gjuhėn me shpresėn se do t’ia prishte foton. (Sikur tė ishte aktor nė ditėt e sotme do t’ia kishte tėrhequr aparatin nga duart). Sigurisht qė plani i tij doli huq. Meqė shkencėtari kishte njė reputacion si njeri i ēuditshėm, foto u konsiderua si njė shembull tjetėr i sharmit tė tij gjaknxehtė dhe u bė njė prej fotove tė tij mė tė bukura.

    24. Sa ishte kapaciteti i inteligjencės

    Kapaciteti i inteligjencės sė Ajnshtajnit ishte 160. Njerėzit e konsideronin tė zgjuar. Bill Clinton e ka mė tė lartė kėtė shifėr. E vėrteta ėshtė se kuicet nė internet pėr tė vlerėsuar inteligjentėn u shpikėn mė vonė, kėshtu qė Ajnshtajni kurrė s’e bėri. Ėshtė mirė tė themi se ishte shumė mė i zgjuar se ju dhe unė bashkė.

    25. A besonte Ajnshtajni nė Perėndinė

    Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perėndisė. Ai kundėrshtoi natyrėn e rastėsishm tė mekanikės kuatike dhe tha “Perėndia nuk luan me zare”. Ndėr frazat mė tė njohura tė tij janė: “Para Zotit jemi tė barabartė nė zgjuarsi, dhe tė barabartė nė budadallėk”, “Perėndia gjithmonė zgjedh mėnyrėn mė tė thjeshtė”, “Dua tė di gjithė mendimet e Perėndisė; tė gjitha tė tjerat janė detaje”.


    26. Pse nuk ishte prezent nė ēmimin “Nobel”?

    Nuk ishte i pranishėm nė dhjetor tė vitit 1922 pėr tė marrė ēmimin “Nobel” nė fizikė sepse ishte nė njė udhėtim nė Japoni. Gjatė kėsaj kohe bėri shumė vizita ndėrkombėtare. Kishte vizituar Parisin para dhjetorit dhe njė vit mė vonė vizitoi Palestinėn. Pas zbulimit tė fundit shkencor, nė lidhje me valėt dhe materien, nė vitin 1924 ai bėri vizita tė tjera, por kėtė herė nė Amerikėn e Jugut.

    27. Puna e parė qė bėri

    Albertit kurrė nuk i ėshtė dashur tė punojė derisa familja e tij u zhvendos nė Milano, Itali. Atje gjeti punėn e parė nė njė zyrė patentash zvicerane nė Bern dhe qėndroi pėr shtatė vite, duke e pėrdorur kohėn e lirė pėr tė studiuar fizikė dhe pėr tė shkruar artikuj pėr universitetet lokale.

    28. Apekte tė jetės qė pėlqente

    Natyra dhe muzika zinin vendin e parė. Ajnshtajni pėlqente tė shėtiste nė natyrė. Shėtitjet e tij ishin koha kur mendohej dhe harronte gjithė botėn. Dashurinė pėr muzikėn e mori nga e ėma. Ai kurrė nuk hoqi dorė nga violina. Kur u bė shumė plak pėr tė luajtur me tė, ai ulej dhe dėgjonte muzikėn e tij tė regjistruar.

    29. Mėnyra e arsyeshme pėr t’u arsimuar

    Nė njė letėr tė cilėn ia shkruante njė vazje tė re nė vitin 1934, Ajnshtajni shkruan: “Ka aq shumė mėnyra arsimimi nė botė, veēanėrisht nė shkollat amerikane. Mėnyra e vetme e arsyeshme pėr tė mėsuar ėshtė tė bėhesh shembull, nėse ia dilni, njė shembull paralajmėrues.

    30. Rekomandimi i Ajnshtajnit pėr gratė gjatė luftės

    Anjshtajni u rekomandoi grave patriotike amerikane tė shkonin e tė luftonin nė front luftėn e ardhshme. Ai e ndjeu t’u dėrgonte kėtė sugjerim, pasi kjo do tė ishte “njė risi nė kėtė sferė tė mėrzitshme tė konfuzionit infinit”.

    31. Shėnimet e teorisė sė relativitetit shiten 6 mln dollarė

    Nė vitin 1944, letra e tij ku kishte shkruar teorinė e relativitetit herėt nė vitin 1905, u nxorr nė ankand. Ajo mblodhi 6 milionė dollarė dhe sot manuskripti ndodhet nė Librarinė e Kongresit. Nė ditėt e sotme me siguri do ishte shitur pėr mė shumė, por nė atė kohė kjo ishte njė shifėr rekord.

    32. Njeriu mė miqėsor i kohės

    Ai lindi nė Ulm tė Gjermanisė, edhe pse familja u zhvendos nė disa shtete tė ndryshme pėr tė jetuar, ai pėlqente mė shumė qytetin e lindjes. Gjatė shėtitjeve tė tij nė qytet pėrshėndeste dhe u jepte dorėn kujtdo qė shihte.

    33. Ajnshtajni President

    Nė vitin 1952, Ajnshtajnit iu ofrua presidenca e Izraelit, pėr shkak tė besimeve tė tij, por e refuzoi. Rregulli i universit ishte provė pėr tė qė Perėndia ekzistonte. Ai gjithashtu ishte njė pacifist, dhe botoi librin “Pse luftė?”

    34. Ajnshtajni me dy shtetėsi

    Nė vitin 1940 Ajnshtajni u bė qytetar i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Megjithatė ai e mbajti edhe shtetėsinė zvicerane. Nė vitin 1901, kur u bė qytetar zviceran, nuk e mbajti shtetėsinė gjermane.

    35. Kur e mori ēmimin “Nobel”

    Nė vitin 1921 Albert Ajnshtajn u shpėrblye me ēmimin “Nobel” pėr punėn e tij tė foto-elektricitetit. Shumė prej teorive tė tij pėrfshijnė bombėn atomike, trajtimin me rrezatim pėr tė kuruar kancerin, zhvillimin e lazerit dhe eksplorimin nė hapėsirė.

    36. Jetėgjatėsia

    Albert ndėrroi jetė nė moshėn 76-vjeēare. Ai u largua mė 18 prill tė vitit 1955. 22 vitet e fundit tė jetės i kaloi nė Institutin e Studimeve tė Avancuara nė Princeton, New Jersey. Nė atė qytezė tė vogėl tė kolegjit, Alberti ishte njė fytyrė e njohur. Ēdo ditė, zotėria i sjellshėm me flokėt gri dilte nga zyra pėr nė shtėpi dhe gjithmonė ndalej t’u fliste kalimtarėve.

    37. Pamja karakteristike

    Ai njihej pėr mjekrėn e bardhė si dėborė dhe flokėt e ēmendura. Por si ishin flokėt natyralė? Ato ishin tė zeza, ashtu siē dalin nė fotografitė e moshės mė tė re. Duket qenė se nė ato kohė tė gjitha fotot ishin bardhė e zi, shumė kureshtarė e kanė vėnė nė dyshim kėtė fakt, por ishin tė zeza, tipike pėr hebrenjtė.

    38. Vendet ku ėshtė arsimuar

    Ai ėshtė arsimuar nė Mynih dhe mė pas nė Pavia, Itali. Por duke qenė se nė vitin 1901, ku u largua nga Gjermania, kėrkoi shtetėsinė e Zvicrės, ai hyri nė Istitutin Federal tė Teknologjisė, nė vitin e dytė tė tentativės dhe studioi nė mėsimdhėnie pėr fizikė dhe matematikė.

    39. Martesa me Mileva Marec

    Nė vitin 1901 mori shtetėsinė zvicerane, por ky vit ishte edhe mė i rėndėsishėm pėr tė, pasi u martua me tė dashurėn Mileva Marec. Ajo ishte studentja e tij nė Zvicėr. Ata patėn dy djem, Alblert Ajshtajni i Riu, njė inxhinier elektrik i cili gjithashtu shkoi nė SHBA, dhe Eduard. Martesa pėrfundoi nė divorc.

    40. Kėrkoi tė largojė bombėn atomike

    Ajnshtajnit nuk ia priste mendja se ēdo tė ndodhte nė tė ardhmen me bombat bėrthamore. Nė numrin e nėntorit tė vitit 1945, ia adresoi kėtė ēėshtje revistės “Atlantic Monthly”; kėrkesėn e pėrsėriti nė nėntor tė vitit 1947. Nė lidhje me bombėn atomike sugjeroi qė t’i dorėzohej njė qeverie botėrore tė themeluar nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania. Nė kohėn kur e shkroi, armėt bėrthamore nuk ishin kaq tė fuqishme sa edhe sot.

    41. Ajnshtajni refuzon paratė

    Universiteti “Princeton” i caktoi njė shumė pėr rrogė. Atij i kėrkuan ta vendoste vetė kėtė shumė. Universiteti kishte vendosur pėr 10 mijė dollarė nė muaj, por Ajnshtajni kėrkoi vetėm 3 mijė dollarė. Ai gjithashtu refuzoi pensionin prej 7500 dollarėsh nė vit, duke e cilėsuar si “shumė bujar”. Pensioni u reduktua nė 6 mijė dollarė. Me to bleu njė shtėpi modeste, ecte pėr nė punė dhe kurrė nuk pati ndonjė makinė.

    42. Sa fėmijė pati

    Gjithsej Ajnshtajni pati tre fėmijė. Njė vajzė, Lieserl, dhe dy djem, Eduard dhe Albert. Alberti i ri mė vonė u bė profesor inxhinierie nė universitetin “Berkley”. Djali i tij Eduart ishte skizofrenik. Gruaja e dytė kishte dy fėmijė, Ilse dhe Margot.

    43. Ku ndėrroi jetė

    Ajnshtajni vdiq nė vitin 1955 nė spitalin e “Princeton”. Truri iu hoq pėr studim dhe iu ruajt nė Wichita, Kansas. Atje u vendos nė laboratorin e doktor Thomas Harvey, ish-shefi patolog i universitetit “Princeton”.

    44. Filozofi qė e influencoi

    Nė moshėn 13-vjeēare Ajnshtajni studioi idetė e filozofit tė shekullit tė 18-tė, Immanuel Kant. Ai pati njė influencė tė rėndėsishme tek Ajnshtajni i ri me idetė e kohės, hapėsirėn dhe universin harmonik. Kant gjithashtu kishte edhe njė sens tė lig humori dhe nuk honepse asgjė pompoze. Tė dyja kėto karakteristika u pėrcollėn tek Ajnshtajni.

    45. Lėnda qė s’kuptonte

    Lėnda qė nuk duronte nė shollėn fillore ishte greqishtja. Pėr kėtė arsye ra nė depresionin fėminor. Gjatė kėsaj kohe Alberti i ri kishte i kishte mėsuar vetes latinisht, matematikė tė avancuar dhe kishte zbuluar dashurinė pėr gjeometrinė. Mė vonė nė jetė ai njoftoi zbulimin e Euklidit, si njė kėnaqėsi e madhe nė jetė. Ai i referohet njė libri pėr gjeometrin euklidiane si “i shenjtė”.

    46. Teorinė e relativitetit e zbuloi nė gjumė

    Nė vitin 1905, gjėegjėza e fundit sė teorisė sė relativiteit u zgjidh nė gjumė. Ajnshtajni citohet tė ketė thėnė pėr zbulimin e tij: “Nė mendjen time shpėrtheu nė stuhi dhe me tė erdhėn edhe pėrgjigjet”. Njė mik mė vonė thotė: “Ai ka hyrė nė mendimet e Perėdnisė dhe kėto mendime zbulojnė planin e tij pėr universin”.

    47. Ē’do tė thotė E=mc2

    Ajnshtajni e pėrmblodhi teorinė speciale tė relativiteit nė njė revistė disa vite mė vonė me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion pėrkthehet, Energjia=masa e shumėzuar me shpejtėsinė e dritės nė katror. Masa pėrmban sasi tė mėdha energjie.

    48. Ēmimet e tjera “Nobel”

    17 vite pas botimit tė relativitetit, nė vitin 1922 Ajnshtajni fitoi ēmimin “Nobel” pėr Shėrbimin ndaj Fizikės Teorike. Kishte disa arsye pse ēmimin “Nobel” nuk iu dha aq shpesh. Relativiteti nė atė kohė ishte mjaft kontroversal dhe teorik. Nuk mund tė provohej. Fakti qė gjykatėsit nuk mund ta kuptonin ishte problem mė vete.

    49. Lėvizja “anti-Ajnshtajn”

    Gjatė viteve ’22 ishte krijuar njė lėvizje masive “anti-Ajnshtajn”, e nxitur nga nazistėt anti-semitikė tė mbėshtetur nga Philip Lenard, i cili kishte influencė nė panelin e gjykatėsve qė vendosnin pėr ēmimet “Nobel” tė vitit. Gjatė kėtij viti Ajnshtajni kishte mbėshtetjen dėrrmuese tė komunitetit shkencor. Gjykatėsit e ēmimit “Nobel” mė nė fund kapitulluan nga presioni i komunitetit shkencor dhe e shpėrblyen pėr Shėrbimin ndaj Fizikės Teorike, nė bazė tė punės sė kryer pėr efektin fotoelektrik.

    50. Njeriu i shekullit nga “Time”

    Revista amerikane “Time”, nė vitin 1999 e emėroi si “Personi i Shekullit”. Nė kulturėn e gjerė emri Ajnshtajnė ėshtė bėrė sinonii i gjeniut. /tirana observer/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 00:33