Shume lule, do te zbukurojne shtepine e nuses ndersa ajo do te fotografohet ne cdo moment, ambjenti i shtepise, makina, kisha si dhe vendi qe do te behet ceremonia.
Perendoi moda e luleve vetem te bardha, tashme duhet te kombinohen dhe me pjesen tjeter dhe te krijohet nje atmosfere homogjene ne ambjente te ndryshme.
Ne shtepi, do te jene te mjaftueshme disa buqeta lulesh te vendosur ne vendet me stragjike. Ne porten e hyrjes mund te vendosni lule te cilat te kombinohen me ambjentin, ne makine dekori me lule e ben akoma me romantike situaten. Te rendesishme gjithashtu jane dekorimet ne kishe, por ato nuk duhet te jene te ekzagjeruara, por te vendosura me delikatese dhe bukuri. Ne lokalin ku do te behet ceremonia, lulet duhet te transmetojne alegri, ashtu sikurse edhe pjesa tjeter e dekorit.
Buqeta. Perdorimi i saj kerkon qe dhendri tja dorezoje nuses heret ne mengjes ne shtepi. Ne te vertet eshte vet nusja qe e zgjedh, pasi duhet te jete ne harmoni te plote me fustanin e saj. Zakonisht buqeta ne forme te rrumbullaket eshte e pershtatshme per te gjitha staturat. Ajo e hapur dhe voluminoze kerkon nje figure te gjate dhe te holle dhe mund te zevendesohet nga nje lloj lule. Buqeta qe do te hidhet eshte e bere nga grup lulesh, te cilat duhet te jene te lidhura ne menyre te sigurt dhe elegante. Ne fund te ceremonise nusja do te hedh buqeten vajzave te cilat jane prezent. Ajo qe do te arrije te marre buqeten, do te martohet. Ikub