BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Salihi “vallėzon” me golin, dopietė tjetėr pėr Rapidin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Salihi “vallėzon” me golin, dopietė tjetėr pėr Rapidin

    Mesazh nga Albatros 11/12/2010, 21:48

    Hamdi Salihi ėshtė “legjionari” i momentit, qė po spikat me golat e tij tė rregullt, por edhe me lojėn cilėsore qė po zhvillon nė radhėt e skuadrės kryeqytetase tė Austrisė, Rapidi i Vjenės. Dje, nė ndeshjen e radhės tė Bundesligės Austriake, sulmuesi ynė kuqezi ka realizuar dy gola nė barazimin e pėrgjithshėm 3-3, mes Rapidit dhe Vacker Insbruck. Pikėrisht nė minutėn e 17-tė, Salihi do tė hapte serinė e golave tė kėsaj ndeshjeje, pėr tė realizuar edhe golin e barazimit 3-3 pėr tė tijtė, nė minutėn e 66-tė, duke evituar kėshtu njė humbje nė shtėpi tė Rapidit tė Vjenės. Me kėtė dopietė, Salihi ngjitet nė kuotėn e 11 golave nė kėtė kampionat, nė 18 ndeshje aktivizim me Rapidin, nga tė cilat 8 i ka nisur si titullar dhe 3 si zėvendėsues. Gjithashtu, ai ka dhėnė 3 asiste pėr shokėt e tij tė skuadrės, ndėrsa ka marrė po aq kartonė tė verdhė.
    Po dje, nga “legjionarėt” tanė ka luajtur edhe lorik Cana. Gallatasaraji i tij ėshtė mundur 2-0 nė shtėpi nga Genēlerbirliği i Currit, Balės dhe Harbuzit (asnjėri prej tyre nuk po aktivizohet, pėr arsye dėmtimesh dhe tė tjera). Njė situatė kritike e skuadrės sė njohur tė Stambollit, qė po shkon nga humbja nė humbje, ndėrkohė qė dje Cana ka luajtur me kohė tė plotė. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Kristi Vangjeli, nė barazimin 1-1, qė Arisi i tij ka marrė nė transfertėn e Olimpiakos Volos.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 10:00