Shkenca ka treguar se as personat e shendoshe fizik e psikik nuk jane imun ne ndryshimet qe ndodhin ne atmosfere. Kokedhembja, pagjumesia, mundimet, ndjenja e lodhjes jane problemet me te shpeshta qe paraqiten me rastin e ndryshimit te kohes. Varesisht nga ndikimi i motit, ekzistojne 13 grupe te te semureve te cilet jane te ndjeshem ne ndryshimet e ketilla, ne mesin e te cileve reumatiket, astmatiket, te semurit e zemres (angina pektoris, personat me shtypjen e lart te gjakut), ata qe kane probleme me zorren dymbedhjetegishtore dhe lukthin, pacientet qe kane mundime psikike, para se gjithash, psikozen.
Sipas fjaleve te eksperteve, astmatiku e ndjen dhe reagon ne periudhe prej tri deri 48 ore para ndryshimeve te temperatures dhe ashtu eshte mire qe ata te dine bioprognozen, ne baze te keshillave themelore qe i jep mjeku ne menyre qe sa me te padhimbshme ta kaloje kete periudhe.
Keshillat per keto jane kryesisht qe te rrine ne shtepi, te mos shkojne ne udhetime, te mos merren me pune te renda fizike dhe psikike, si dhe te merren barnat e udhezuara. Personat qe kane probleme psikike mundet qe ato dite te marrin barna per qetesim. Nese duhet qe ti shmangni ndonje keshille te mjekut, atehere ju mund te shkoni ne pune, por te perdorni mjet te shpejt qe te arrini sa me pare atje, gjithsesi hani shujte te lehte dhe merreni nje shishe me uje. Ushqimi eshte shume i rendesishem gjate ketyre diteve te veshtira, ndersa mjeket keshillojne qe te rritet sasia e pemeve dhe perimeve, si dhe pijet. Shmangni alkoolin dhe pijet me shume sheqer. Ikub