BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    VLLAZNIA-SKĖNDERBEU 2-1

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje VLLAZNIA-SKĖNDERBEU 2-1

    Mesazh nga Albatros 19/12/2010, 19:35

    Dy ndeshjet e sė dielės, nė kuadrin e javės sė 15-tė tė superligės, kanė dhuruar emocione tė shumta, teksa kurbinasit kanė fituar nė Elbasan, ndėrsa Vllaznia ka pėrmbysur epėrsinė e miqve korcarė, tė minutės sė 33-tė, kur argjentinasi Soza ka realizuar nė portėn e Grimės. Njė javė, ku dy kryesuesit, Flamurtari dhe Skėnderbeu, janė ndalur nė transfertė, duke dėshmuar kėshtu se kanė luahtje jo tė vogla dhe do tė kenė punė tashmė edhe me rivalė tė tjerė pėr titull, sikurse ėshtė tashmė edhe Vllaznia, qė regjistron 9 ndeshje radhazi tė suksesshme, pa humbur. Ndeshja e “Loro Boricit“ ka qenė mjaft e bukur, e luftuar fort, por vendėsit kanė triumfuar falė shpirtit tė lartė tė garės, besimit nė vetvete dhe pėrmbysjes rrokamboleske qė i kanė bėrė golit tė Sozės pėr miqtė. Argjentinasi i Skėnderbeut ka shėnuar golin e vetėm tė kuqebardhėve, nė minutėn e 33-tė, duke e mbyllur kėshtu me fitore pjesėn e parė. Nė tė dytėn kemi njė Vllazni tepėr kėrkuese dhe qė synon me cdo kusht tė barazojė, qėllim tė cilit ia arrin nė minutėn e 57-tė, me anė tė kosovarit Ilir Nallbani. Kėtu nis edhe kthesa e madhe e kuqebluve, qė arrijnė tė gjejnė edhe golin e dytė dhe atė tė fitores me anė tė Vajushit, i ndihmuar edhe nga devijimi i Fagut tė Skėnderbeut, nė minutėn e 65-tė. Korcarėt shokohen dhe nuk u besojnė syve, teksa ndiejnė shijen e njė tjetėr humbjeje nė transfertė, njė pikė mjaft e dobėt e skuadrės korcare kjo. Me kėtė sfidė tė humbur, Skėnderbeu tregon se nuk ėshtė nė gjendje tė pėrfitojė nga hapat fals tė rivalit tė drejtpėrdrejtė pėr titull, deri mė tani, Flamurtarit (nė Ballsh), sepse duket se nuk ka kėllqe dhe mentalitet profesionist pėr kėtė gjė. Pavarėsisht se nė ndeshjen me Vllazninė i janė rikthyer edhe disa lojtarė tė dėmtuar, titullarė, ndėr tė cilėt edhe kapiteni Shkėmbi, skuadra e drejtuar nga Shkėlqim Muca nuk ka mundur dot tė bėjė diferencėn, duke mos dalė sėrish nė skenė si pretendente reale dhe e plotė pėr titull. Luhatjet e shumta tė juglindorėve tregojnė se objektivat e proklamuar nga drejtuesit e tyre janė mė shumė produkte mediatike, se sa punė serioze dhe profesionale e trajnerit Shkėlqim Muca dhe tė besuarve tė tij, qė nė kushtet e pagesave tė majme duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. Sepse, njė skuadėr qė fiton vetėm ndeshjet nė shtėpi, mė e shumta ka tė sigurtė mbijetesėn, ndėrkohė qė pėr t’u shpallur kampion, sikurse aspiron Skėnderbeu, i duhen patjetėr fitore nė transfertė, aq mė tepėr me rivalė tė fortė, si Vllaznia. Nga ana e vet, kuqeblutė konfirmojnė momentin e artė qė po kalojnė, futen tashmė fuqishėm nė vallen e pretendentėve, bashkė me Tiranėn, duke e bėrė edhe mė tė fortė luftėn pėr titull kėtė edicion.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:34