BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dinamo bie edhe nė Peqin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Dinamo bie edhe nė Peqin

    Mesazh nga Albatros 21/12/2010, 00:03

    Ndeshja pėrmbyllėse e javės sė 15-tė tė superligės, Shkumbini-Dinamo, ka pasur njė fitues, skuadrėn vendėse tė Peqinit, qė falė njė goli tė vetėm, tė realizuar nga boshnjaku Ahmet Mujdragic, nė minutėn e 42-tė, ka mundur kampionėt e vendit nė fuqi. Duke dėshmuar se, pavarėsisht largimit tė presidentit Ylli Ndroqi, skuadra bardhekaltėr di tė mbijetojė, madje edhe tė fitojė ndaj rivalėve mjaft tė fortė. Nga ana tjetėr, vjen humbja e radhės pėr Dinamon, qė vijon “rėnien e lirė” nė kampionat, aq sa kriza nė kampin blu tashmė ėshtė ulur kėmbėkryq dhe posti i trajnerit argjentinas, Luis Blanko, ėshtė mė i rrezikuar sė kurrė. Dinamovitėt nuk arritėn ta prishnin dot eksperiencėn e keqe tė tyre nė transfertat e Peqinit, ku edhe kampionatin e shkuar, kur dominuan totalisht garėn dhe u shpallėn kampionė tė vendit qysh nė fund tė fazės sė dytė, njihnin vetėm humbje ndaj Shkumbinit, nė fushėn e kėtij tė fundit. Edhe kėsaj here, Shkumbini ka fituar minimalisht, me rezultatin 1-0, falė golit tė realizuar nė fundin e pjesės sė parė nga Mujdragic. Njė sfidė e dominuar nė tėrėsi nga peqinasit, qė kanė kėrkuar ta thellojnė epėrsinė, por nuk ia kanė arritur kėsaj, mė shumė pėr mungesė konkludimi tė tyre, se sa tė njė qartėsie taktike dhe organizative tė bluve. Tė cilėt, nga ana e vet, e kanė kėrkuar barazimin nė mėnyrė tė sforcuar, pa qartėsinė e nevojshme, duke mos e vėnė shumė nė rrezik portierin Kotorri. Ky i fundit, edhe nė ato pak raste tė krijuara nga miqtė kryeqytetas, ka ditur t’i zgjidhė me profesioinalizėm dhe ta mbrojė portėn e Shkumbinit tė paprekur. Pėrfundimisht, Shkumbini fiton njė ndeshje delikate dhe tė fortė, merr tri pikė tė tjera dhe barazohet me Lacin, nė kuotėn e 20 pikėve, pas javės sė 15-tė, ndėrsa Dinamo mbetet nė vend-numėro, nė kuotėn e 24 pikėve, nė vendin e pestė tė superligės. Nė ndeshjen e radhės me Vllazninė, nė kryeqytet, kampionėt nė fuqi kanė rastin tė tregojnė veten dhe t’i japin njė shqelm krizės, pėr ta qetėsuar sadopak situatėn nė kampin blu pėr festat e fundvitit.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:54