Ndonjehere pas disa vitesh fejese, mendohet se ka ardhur "pika e akullt", ajo e momentit kur duhet thene PO. Por nuk eshte e drejte qe te mberrijme ne ultimatume, te tipit ose martohemi ose ndahemi. Duhet te kete motive me te forta, me te ndjera, e nese kemi ndjesine se ka dicka qe ju bllokon, duhet te ndaleni. Mos e lini veten te kushtezoheni nga gjerat e perditshme, dhe nga ajo rutine qe tashme ju pelqen. Le te shohim bashe se cilat jane:
Jeni bashke prej shume kohesh, tani ka ardhur momenti te martoheni. Kjo eshte logjike e gabuar, mund te rrihet si te fejuar edhe gjithe jeten, nuk ka pse te kete nje date te sakte, e cila te con nemartese. Vajza e djem, nuk keni pse ti kerkoni partnerit te organizoje martesen, se keshtu e ndjeni si pasoje e moshes. Nese nuk ndodhe 20 do te ndodhe 30. Martesa, keshillojne ekspertet, duhet te behet vetem per dashuri. Por nese nderkohe miqte tuaj martohen, keshtu e kane menduar ata, kjo nuk do te thote se jemi te gjithe njesoje. Ne kete rast nuk duhet te infektohemi nga ideja e borgjezeve te rinj qe martesa duhet te jete nje pike mberritjeje. Nje motiv me shume mund te jene edhe prinderit, te cilet me kalimin e moshes kerkojne ti shohin femijet e tyre me familje, ndoshta pa e menduar shume keto familje mund te jene efektive. Nese partneri kerkon insistim qe te martoheni, ky eshte nje motiv per ta menduar seriozisht martesen. Por duhet ta doni te dy, nuk eshte iniciative e njeanshme kjo, nuk duhet te mbetet e tille. Secilin nga partneret duhet ta shtyje dashuria per tjetrin, e jo kushtet e tjera. Ikub