Mes mijera klasifikimeve dhe mijera opinioneve, ja nje permbledhje e qellimeve qe nuk duhen humbur ne cdo periudhe te vitit.
Kemi vendosur per ju nje tjeter renditje me 10 qytetet me te mirat nga klasifikimet me te larta. Qytete terheqese, te pasura me kulture, te animuara me levizje dhe krijimtari sociale.Vende me pamje te bukura dhe qe te lene pa fryme, ku eshte e pamundur te mos kerkoni ti vizitoni te pakten nje here ne jeten tuaj. Cdo person i cili ka udhetuar, ka nje renditje personale dhe madje edhe nga burimet autoritative nuk bien dakord mbi nje teme kaq subjektive. Pra ne kemi vendosur ti permbledhim ne nje kfasifikim emrat me te shpeshta te qyteteve.
Ne Europe eshte e pamundur te mos flasesh per Londren dhe Parisin, metropole moderne me histori te pasur, art, jeta e nates dhe mundesi te cfardo lloji.
Bukuria e ketyre qyteteve, te cilat me kalimin e kohes kane rritur rolin e kerthizes se botes dhe kjo eshte e pamohueshme, cdo vizitor percakton padyshim te vizitoje muzete dhe monumentet e tyre kulturore.
Rruget e ngushta, parqet dhe nje nga universitetet me antike dhe me te famshem, ai i Cambridge. Nje perle e voge e pozicionuar ne veri te Londres, me nje arkitekture antike dhe historike, pershkohet nga lumi Can, i cili e ndihmon per ta bere nje vend magjik.
Amsterdami, eshte nje qytet liberal dhe qe i pershtatet njeriut. Pershkohet nga nje rrjet i dendur kanalesh dhe pista bicikletash.Ketu ka shume pak vend per smogun dhe kaosin te makinave. Megjithate situata po ndryshon, por banoret ende jane njerez tolerant dhe te hapur. Per kete Amsterdami eshte bere nje lloj tenxhere ku shkrihen rracat etnike, nje shembull i admirueshem i lirise qytetare.
Duke lene Perendimin duhet absolutisht te vizitoni Isfahan-in, nje qytet i rendesishem i perandorise se lashte persiane, sot ne Iran qe me xhamite e saj te pasur me mozaike dhe mbishkrimet e shenjte, ishte dhe eshte pika fikse dhe qellimi i intelektualeve islame dhe poeteve.
Qendrojme ne boten arabe, eshte San'a, kryeqyteti i Jemenit, qytet i vjeter me muret e tij dhe vendosjen e ndertesave te gjate te erreta me dekore te bardhe qe jane filmuar nga Pasolini, vetem per te bindur UNESCO-n per ti njohur ato si pjese te trashegimise boterore.
Duke kaluar ne kontinetin afrikan, eshte Fez-i, ne Marok, i cili u ofron vizitoreve rrugica te ngushta, shtepi te zbukuruara dhe stolisura me kopshte te brendeshme mahnitese.
Cape Town, kryeqyteti legjislativ i Afrikes se Jugut, qe ne vendin simbol te aparteidit, tani njihet nga shume si nje nga qytetet me te bukura ne Afrike. Pavaresisht anetaresimit te tij ne kontinentin afrikan, eshte nje vend per te jetuar ndertesat e vjetra koloniale dhe rrokaqiejt moderne. Pavaresisht nga permiresimet per sa i perket sigurise mbetet nje vend ku eshte gjithmone mire per te pare perreth, por pamja nga maja e malit Table definitivisht i'a vlen.
Nga qytetet aziatike mbi te gjitha spikat Tokyo. Pak qytete e dine se si te perziejne plot magji anitken dhe modernen, ne njeren ane shtepi tradicionale dhe pallatin perandorik dhe ne anen tjeter arkitekturen futuriste ne celik, xham dhe neon ne gradacelat te grumbulluar prane njeri-tjetrit.
Sydney eshte nje qytet i vecante ne krahasim me qytetet e tjera australiane, edhe me shume ne krahasim me pjesen tjeter te botes. Klime te bute, plazhet mbushur perjetesisht me serfist dhe dhunti kozmopolitane. Kontribuojne jo pak per te dhene kete status per qytetin e tyre. Per me teper, ku bashkjeton kaq mire natyra me urbanizimin dhe ne fakt ku tjeter mund te gjeni nje pinguin ne rruge?
Statuja e Krishtit e kombinuar me nje gjeografi per te cilen kemi degjuar jo pak ngjarje per Rio De Janeiro, nje qytet me vlere per tu vizituar. Plazhet e bardhe te Copacabana, samba, dhe capoeira, kodrat tipike perreth dhe vazhdimesine e lagjeve te pasura dhe te varfera, ndertesa te larta dhe baraket jane imazhet me te famshme dhe simbol i qytetit te madh mes kontradiktave dhe bukurise se Brazilit.
Edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kontribuojne ne klasifikim me New York-un e famshem.
Qyteti madh, modern, me horizont dhe dyqanet me te famshme dhe te pasura, me te furnizuara te planetit. Pastaj metrote, muzete, galerite e artit, trotuaret te mbushur me njerez, per te mospermendur Statujen e Lirise.
Nga ana tjeter, ne bregun perendimor, eshte San Francisko, nje qytet i njohur ne mbare boten per uren Porta e Arte (Golden Gate), rruget e pjerreta, tramvajet dhe bukuria natyrore e gjirit.
Se fundi jane qytetet italiane, ku me populloret jane, Firenze, nje vend i vogel por i pasur me art, Venecia, me rruget e saj te mbushura me uje,si edhe Roma, qyteti kaotik, por gjithmone ne gjendje te te cudise dhe te magjepsi, me historine e saj shekullore.
Burimi:Infoalbania