BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Barra e gjithsecilit eshte nderi i vete

    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Barra e gjithsecilit eshte nderi i vete

    Mesazh nga Kleandra 5/1/2011, 10:21

    Opinionist! Ky zanat, nėse do ta quajmė tė tillė, ka rėnė pak a shumė nė duar tė tė krekosurve e tė kapardisurve, tė cilėt nė orėn e nevojės, kur duhet tė tregojnė zotėsinė e tyre, marrin trajta pa formė e tė ndjellin neveri. Djalli mė marrtė nė kuptoj se ē’kėrkon ky njeri qė prej kohėsh ėshtė i pranishėm nė shoqėrinė shqiptare me mėtimin pėr tė merituar emrin e “tribunit intelektual”, F. Lubonja, i cili, me shkrimin e botuar nė “Panorama”, “Pse refuzohet raporti i Dik Martit”, tė ndjell neverinė. Mirė, e kam tė qartė prej kohėsh se kėtij njeriu me mendje tė mbushur se ėshtė i zgjuar, nė shumė artikuj e qėndrime nė kanale televizive, nga ku rend mbrėmje pėr mbrėmje, i shpjegohen qėndrimet me nevojėn e sėmurė pėr t’u dukur, por cili ėshtė subjekti ku kėrkon ta ēojė lexuesin, ėshtė tej mase e vėshtirė pėr ta kuptuar? A s’kemi arsye ne shqiptarėt e Shqipėrisė tė druhemi e t’u qėndrojmė ftohtė artikujve tė kozmopolitit me pasaportė shqiptare, me mbiemėr sllav e dije qė i pėrkasin “botės mbarė”? Ja si e fillon shpalosjen e qėndrimeve tė tij qė kundrejt honorareve tė marra nga zanati qė ushtron, njėherėsh orvatet t’ua pėrēojė “maskarenjve” (kupto: atdhedashės) qė kanė zgjedhur si strehė tė fundit nacionalizmin: “...politikanėt dhe mediat shpalosėn ndaj raportit tė Dik Martit...njė refuzim me njė nivel tė tillė irracionalist, i cili habiti edhe shqiptarėt...”. Cilėt shqiptarė? Nga cila dritare zyre apo kafeneje i numėroi shqiptarėt e habitur nga reagimi pėr tė mbrojtur veten? Gjėja mė e mirė qė mund tė bėja ėshtė t’i lė lexuesit t’i nxjerrė vetė pėrfundimet se ē’dėm tė madh i sjellin emrit shqiptar opinionistė tė tillė. A do lexues i nderuar tė dish se ē’thotė mė tej racionalisti F. Lubonja nė artikullin e tij honorarmarrės? Lexo: Kush thotė se kjo akuzė nuk duhet hetuar, merr mbi shpinė dyshimin se e ka mizėn nėn kėsulė; qėndrimet e deritanishme e kanė burimin tek kufizimet mendore; kanė frikė se hetimi mund tė ēojė nė zbulime krimesh tė tjera; hetimi refuzohet se rrezikohet miti UĒK; hetimi rrezikon pushtetin kėtej e andej etj. Madje, ka disa pjesė tė artikullit ku gati nuk thotė: pse nuk shpalleni fajtorė. Njė lexues i rregullt i shtypit tė pėrditshėm nuk ka gjasa qė nė kėto dhjetė ditė pas raportit tė Dik Martit, tė hasė nė ndonjė politikan a media qė tė jetė shprehur se nuk do qė akuza pėr trafik organesh tė hetohet. Kėtė e dėshiron dhe e fut si argument nė shkrim vetėm artikullshkruesi. Ky “tribun opinionformues”, veshur me koracėn e atij qė ka vuajtur me burg nėn regjimin komunist, i dėnuar pa tė drejtė, mė kot, jo se kreu ndonjė veprimtari anti, por thjesht se, duke qenė pinjolli i njė prej tė dėnuarve tė hierarkive komunistė, mbi tė ra, siē i thoshte ati i tij, “lufta e kllasave”, koracė qė mendon se ėshtė e papėrshkueshme ndaj mund tė broēkullisė gjithēka, tashmė i mbrojtur nga ligji “Shtypi ėshtė i lirė”, nuk thotė njė emėr se kush e kundėrshton hetimin?

    Fuqia qė udhėheq gėnjeshtrat qėndron te dobėsia e njerėzve. Afėrmendsh se Dik Marti nuk mund tė pėrdorte nivelin serb tė fyerjes se “shqiptar i mirė ėshtė shqiptari i vdekur”, por po kaq mirė ai racizmin e tij mund ta shfaqte, siē bėri, edhe duke pėrshkruar qė nė hyrje tė raportit karakterin klanor tė strukturės tė shoqėrisė sė shqiptarėve, duke dhėnė jo prova por opinione personale siē janė edhe pėrfundimet skeptike pėr pavarėsinė e Kosovės, kėsaj “krijese” tė NATO-s. I shfaqur bindshėm i njėanshėm qė nė vitin ‘97, kohė kur reprezaljet ndaj shqiptarėve po shndėrroheshin nė gjenocid, Dik Marti gjen mbrojtės edhe nė Shqipėri. Artikullshkruesi F. Lubonja nuk pati fatin qė shkrimit tė tij t’i shtonte dėshminė e re, (se u dha njė ditė mė pas, mė 22 dhjetor, nė orėn 14:30, nė Radio B92) ku dėshmitarja serbe theksonte se “...heqjet e organeve janė bėrė nė fermėn private nė periferi tė Tiranės tė Sali Berishės, kur ai ishte President nė vitet 1998/‘99”. Gėnjeshtrat gjejnė kurdo njerėz tė dobėt, tė paaftė pėr tė mbrojtur dinjitetin e tyre, nėse kanė. Shpifjet e gėnjeshtrat, tani qė serbėt dėshtuan nė luftėn e tyre racore pėr tė shfarosur e zhdukur shqiptarėt, janė shndėrruar armėt bazė e skalion paraprijės kanė mjetet e tyre tė propagandės. Nėse bota e civilizuar qėndroi dyshuese nė argumentet serbe tė shekullit XX, se shqiptarėt kanė bisht, tani, nė mos jo me bisht, ata synojnė tė arrijnė t’i japin botės sė qytetėruar pamjen se “shqiptarėt janė tė egėr, tė pa civilizuar, tė organizuar nė fise”. Si mendoni ju, tė dashur lexues, “trafikantėt shqiptarė”, nė krye tė tė cilėve janė, as mė pak e as mė shumė, por udhėheqėsit e tyre, a do tė mundnin tė bėnin trafik organesh, duke operuar jashtė vėmendjes tė UDB-sė apo pa u marrė vesh nga rrjeta e pėrhapur dendur e “miqve” grekė, qė gėlonin nė ēdo skutė tė truallit arbėror?

    Ka pasur e ka njerėz qė nuk e mbajnė dot gojėn mbyllur dhe qė nuk dinė se ėshtė e rrezikshme t’i jepen lexuesit qėndrime, opinione e raporte qė mbahen mend. Shtiren sikur duan lirinė, por e ndiejnė veten mė mirė si skllevėr tė botėkuptimit e delirit tė tyre kozmopolit, pra pa atdhe, pa heronj e mundėsisht pa mite, qoftė ky dhe Skėnderbeu. I njoh mirė cilėt janė. Po, po, i njoh. Shfaqen rėndom nė mediat e shkruara, por dhe ato vizive. I njohin dhe ata, qofshin edhe pak, qė kanė kulturėn e kundėrshtimit tė sė keqes.

    Emri i Shqipėrisė ėshtė njollosur. Mund tė ndiesh neveri pėr Dik Martin e ata shqiptarė “tė paanshėm” qė e ndihmojnė, por kjo nuk e zgjidh dot vendosjen e drejtėsisė e daljen e sė vėrtetės. Le tė bėhen 100 hetime, dyshimet pėrsėri do mbeten, sepse mbi to ėshtė ngritur edhe akuza. Ne kemi dalė fajtorė pa u hetuar, ndaj kėta qė janė nė drejtim tė vendit, qė harxhojnė energjitė nė sherre parlamentare, qė rendin fjalorėve pėr tė zgjedhur fjalė sa mė fyese e poshtėruese pėr “kundėrshtarin” armik, qė harxhojnė paratė nė festa pa kuptim, pas kėtyre zhvillimeve janė tė detyruar tė gjejnė ēdo shumė parash qė do tė nevojitet dhe ta pėrdorin pėr tė rivendosur dinjitetin e nėpėrkėmbur tė njė populli me pak miq e shumė zuzarė keqdashės, figura tė urryera e tė rrezikshme. Ēdo plogėshtim e humbje e shpresės pos ndjell shkrime e raporte tė kėtyre zuzarėve qė bėjnė tė paanshmin, duke u pėrpjekur tė vendosin realitete qė nxjerrin jashtė kontrollit tėrė investimin e bėrė pėr zotėrimin e paqes nė rajon, ku ende shumė gjėra janė tė paqėndrueshme, sė bashku me pasigurinė qė lėkundet nė njė ekuilibėr tė brishtė.

    Ajo qė dje ministri ynė i Jashtėm e quante ofensivė, nuk merr asnjė kuptim nėse nuk shoqėrohet me euro, shumė euro pėr avokatė, pėrkthyes, botues, hapje gjyqesh pėr gjenocid, hapje gjyqesh pėr mbjelljen e territorit shqiptar me mina, botimin e shpėrndarjen e listave tė kriminelėve ushtarakė e paraushtarakė serbė e masakrat qė kryen nė Kosovė, kėrkesė pėr dėmshpėrblim tė tė dėmtuarve nga minat, kthimin e pasurive tė Kosovės tė grabitura e mbi tė gjitha shndėrrimin e vetė Ministrisė dhe ambasadave tona nė institucione tė larta, ku personeli, ngasjes Virtyt apo Pasuri, tė dijė t’i japė zgjedhje pa ngurrim. Historia na tregon se sa i menēur ishte paralajmėrimi pėr tė mos rėnė nė kurthin e serbėve, tė cilėt tani shtiren si viktima. Nė paditurinė e problemit, nėn presionin mbase tė ndėrkombėtarėve, tashmė ėshtė harruar lirimi nga akuza e ngjarjes tė para do kohe, kur nė Ēagllavicė u arrestuan disa serbė qė rekrutonin kundrejt pagesave tė majme “viktima” tė trafikut tė organeve, veprim i trashė qė do shėrbente pėr tė hedhur lehtė poshtė disa akuza. Sa naivė qė jemi.

    Ėshtė sot mė i pranishėm se kurrė nė botėn tonė shqiptare njė emėr i madh i letrave, Ismail Kadare. Ndėrsa unė e dua, e respektoj, e adhuroj, ndonjė tjetėr e urren ose pėrpiqet ta pėrdhosė. Ai, Kadareja, i pėrveēėm nė krijimtari, i udhėhequr nga vetėdija e ndėrgjegjja qė i jep kombi i tij, i aftė tė kuptojė marrėzitė e banorėve tė trevės me emrin Shqipėri, nė “Mosmarrėveshja - mbi raportet e Shqipėrisė me vetveten”, jo mė larg se dy muaj mė parė, na ndėrmend se kjo histeri antishqiptare, nė maj tė vitit 1999, kur Kosova mezi merr frymė nėn masakrėn serbe, merrte rrugė me albanologun e ri, F. Lubonja, (prap F.L) i cili boton mė 31 maj 1999 nė “Courrier International” tė Parisit shkrimin “Skėnderbeu e kish nėnėn sllave”. Mė tej Kadare cilėson “...dhe pikėrisht m’u midis makthit, nė njė nga revistat mė ndikuese europiane, F. Lubonja e boton kėtė shkrim, pėr tė cilin ndėrgjegjja e tij, sipas fajėsuesve, duhej tė pėrgjigjej mė pas. Shkrimi do tė quhej, as mė pak, as mė shumė, thikė nė shpinė kundėr Kosovės”. Me shkrimin e datės 21 dhjetor nė “Panorama” rreket medemek tė vihet nė rolin e njė tė paanshmi qė nuk i lejon vetes tė humbasė qetėsinė nė arsyetimin e njė raporti akuzues, ku janė bėrė pre “mendje tė kufizuara” dhe ata... ata pra, “maskarenjtė”, qė strehohen tek nacionalizmi shqiptar. Jo vetėm qė ndėrgjegjja e tij nuk u pėrgjigj, por ky opinionist kalimtar, i cili e mban veten si mbartės tė lavdisė sė letrave, nė delirin e tij i pėrdor letrat, frazat e opinionet pėr tė mjegulluar mė tej pozitėn e shqiptarėve.

    Serbėt, ndėrsa shqiptarėt nė tėrė kohėrat ishin tė vetmuar, kishin e kanė miq. Dihet se serbėt ishin vasalėt mė besnikė tė turqve, sulltanėt nė shekujt 15-19, ishin bij tė kurvave serbe qė mbushnin haremet e sulltanėve. Me pavarėsinė, pėrkrahjen e ka pasur me pashė nga rusėt, ortodoksėt, por dhe europianėt, tė cilėt ndonėse e dinin se zgjidhja mė e drejtė ishte dhe ėshtė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn, jo vetėm e lanė ta shqyenin, por sė fundmi e kodifikuan me pakon “Ahtisari”, qė nuk lejohet bashkimi. Serbėt dhe shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt veēse armiqėsinė shekullore, ndaj nuk ēuditem aspak se ē’thonė. Ajo qė di mirė ėshtė se nuk orvaten tė pėrbaltin emra tė cilėsuar nė raportin e Dik Martit e nė lehjet e “La Putana” tek “Gjuetia”, tė marra fjalė pėr fjalė nga raportet serbe.

    Nėpėrmjet emrave vetiu dilet tek UĒK-ja, kombi, raca dhe kolonėt “me pjellori tė lartė”, (si tė pa kulturė qė janė) qė guxuan lirinė e tyre, duke shkelur synimin serb pėr t’i mbajtur si skllevėr. Janė tė shumta metodat, format dhe shpifjet pėr zhdukjen e popullsisė shqiptare nė viset shqiptare tė Jugosllavisė dhe mė pas tė Serbisė. Qindra e mijėra vetė i zhduku, me akuzėn se “kanė lidhje me Shqipėrinė”, i shkombėtarizoi duke i nisur nė Turqi dhe emigracion. Tė tjerė i futi nė hasmėri. Edhe sot gėzohen njėlloj kur shohin kundėrshtitė e formacioneve partiake. Aplikoi nė vitet 1945/‘50 famėkeqin aksion tė armėve, mė i tmerrshmi dhe mė i rrezikshmi pėr shfarosjen e popullsisė shqiptare dhe sė fundmi, Gjenocidi 1999. Ata kryen krime qė kėrkojnė hakmarrjen e qiellit. Tė rrethuar nga njė pirg kufomash, serbėve kurrė nuk u ra ndėrmend se duhet tė kėrkojnė tė falur. Prapėseprapė, pėrpara gjithė torturave barbare populli shqiptar i Kosovės qėndroi e do qėndrojė i paepur, pėr tė jetuar i lumtur dhe i lirė nė truallin e tij. Raporti i Dik Martit tė jep tė kuptosh se shovenėt serbė kanė ndryshuar metodat, por thelbi mbetet i njėjtė: mohimi i sė drejtės njerėzore tė kėsaj popullsie pėr tė jetuar nė liri.

    Thėnien e Konicės “E kam pėr nder qė mė shajnė zgjebo tė tillė”, e shkėputa nga publicistika e tij, si njė shprehje qė do t’i shkonte shumė pėr shtat situatės qė po kalojmė, kur e tėrė bota sheh nga njėra anė serbė qė fėrkojnė duart nga kėnaqėsia ngase tėrbimi i tyre nė luftėn e fundit, nė Ballkan ka qenė i justifikuar dhe shqiptarė, nga ana tjetėr, tė vendosur nė mbrojtje tė nderit tė tyre. Si qytetar i kėtij vendi, si “maskara” qė jam strehuar me vetėdije tek atdhedashuria, nė mbrojtje tė nderit tim, njė gjė mund ta them pa droje: atė qė nuk ta pranon shpirti neverite, sepse tė ngushėllon. Ngjarjet e Kosovės dhe ndėrhyrja e NATO-s ishin njė vetėtimė qė u gdhendėn pėrjetshėm nė qiellin Shqiptar dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė qė pėrsėri mė ngushėllon e mė jep zemėr me vetėdijen se e vėrteta ka qenė, ėshtė e do jetė njė: lufta e drejtė e Ushtrisė sė Ēlirimit tė Kosovės nga pushtimi serb. Kjo e vėrtetė ėshtė nderi im dhe i popullit tė cilit i pėrkas. Tė prehen tė qetė ata 30 mijė shqiptarė qė vrau regjimi serb nė vitet 1981-1999, se gjaku e nderi i tyre nuk shkoi kot. Amanetin e tyre e kemi vendosur nė nderin tonė. Nuk ka asgjė qė do tė mundė tė kthejė mbrapsht rrjedhėn e historisė, e cila korrigjoi njė gabim dhe ka vendosur nė nderin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Europės mbrojtjen e njė populli tė shumėvuajtur.

    MAR NGA GAZETA SHQIP
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Barra e gjithsecilit eshte nderi i vete

    Mesazh nga Burrelsja 2/7/2013, 10:05

    e vrt kjo edhe shkrim i bukur

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 10:36