Bashkejetesa para martese, eshte nje nga zakonet e koheve moderne.
Pra, dy njerez, kryesisht te sekseve te ndryshme, jetojne nen nje strehe, ndajne cdo hapsire te shtepise se perbashket me njeri-tjetrin. Por per te dy eshte e veshtire t'i pergjigjen pyetjes nese ky do te ishte fillimi i nje jete te gjate bashke, apo vetem nje eksperiment? Nese jo rralle ne filma e libra kemi marre si moral te fabules, pergjigjen: "te dyja jane te mundshme, duhet pohuar se bashkejetesa nuk ka gjithenje te njejtat rrezultate, por gjithnje vlen, pasi njeh tjetrin por edhe veten, e di se c'kerkon t'i jo vetem nga tjetri por edhe nje lidhje, sa je ne gjendje te japesh e sa kerkon te marresh prej saj.
Duke vijuar analizen e fenomenit mund te themi se nga njera ane kemi nje fejese qe arrin nje pike te rendesishme, ajo e hapit te pare drejt nje familjeje, e nga ana tjeter fillimi i nje bashkimi te ri me serioz e me te thelle. Nje eksperte e fushes, Eliana Monti, ka listuar nje sere keshillash per ciftet qe shkojne te jetojne bashke, vecanerisht per muajt e pare te jeteses nen te njejtet cati, ne menyre qe e gjithe dashuria e akumuluar te mos tretet si "kripa ne uje" apo edhe qe jeta e ndonjerit nga partneret te mos shnderrohet ne ferr.
1- Se pari nuk menduar qe gjate apo pas nje debati, nuk ka perputhshmeri mes ciftit duhet menduar vetem qe jeta ne cift po merr ritme te reja tashme.
2- E rendesishme gjithashtu eshte te ruhen hapsirat personale, e te mos kete tendence te pushtohen ato te tjetrit, pavaresisht faktit se jetojme ne te njejtin apartament. Pra, duhet te arrini te percaktoni hapesira te sakta personale, ku tjetri apo tjetra nuk ka shume pune, jo vetem fizike.
3- Duhet vene gjithashtu nje lloj rregulli fizik ne shtepi, vecanerisht per meshkujt, ne menyre qe gjerat jo vetem te perbashketa te mos behen te bezdisshme ne levizjen e perditshme ne shtepi. Meshkujt e kane qejf rremujen!
4- Meshkujt tentojne te mbingarkojne femrat me punet shtepise dhe menaxhimin e saj. Por duhen ndare edhe punet e shtepise mes te dyve, ne menyre qe te dy te mos kene shume debate per keto gjera, te jene te percaktuar sa me mire detyrat e perbashketa gje qe kalon ne rutine me kohen.
5- Edhe pse jetoni ne te njejten shtepi, kujtoni ti dedikoni kohen e duhur lidhjes tuaj. mund te jete nje menyre e mire ajo e te perftuarit nga darkat e ngrena bashke ne shtepi, duke folur per diten e kaluar apo transformimi i berjes se puneve te shtepise ne nje bashkebisedim per ciftin, duke mos e lene vetem nje proces punesh, por ne nje xhest kenaqesie te te jetuarit bashke. Ikub