BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjeorgjia, prova pėr post-Ari Hanin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Gjeorgjia, prova pėr post-Ari Hanin

    Mesazh nga Albatros 10/4/2009, 17:15

    Shqipėria do tė luajė njė ndeshje miqėsore mė 10 qershor kundėr Gjeorgjisė nė Tiranė. Lajmin e ka konfirmuar zyra pėr shtyp e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Bisedimet mes palėve kishin nisur prej kohėsh, por dje Federata gjeorgjiane ka pranuar zyrtarisht ftesėn e FSHF-sė. Nė kėtė datė do tė jetė sfidė e dyfishtė me gjeorgjianėt, pasi njė takim miqėsor do tė luajnė edhe Kombėtaren U-21, i cili gjithashtu do tė luhet nė Shqipėri. "Akordi ėshtė arritur sot (dje) dhe jemi tė kėnaqur qė Federata gjeorgjiane e pranoi kėrkesėn tonė", ka thėnė pėrgjegjėsi i zyrės pėr shtyp nė Federatė, Tritan Kokona.

    Pėrgatitjet


    Shqipėria nuk luan prej vitesh njė ndeshje miqėsore nė muajin qershor. Fakti qė FSHF po pėrpiqet qė gjatė muajve tė ardhshėm tė organizojė sa mė shumė ndeshje miqėsore, konfirmon edhe njėherė se po pėrpiqet qė t'i krijojė kushte optimale trajnerit qė do tė zėvendėsojė holandezin Ari Han nė krye tė pėrfaqėsueses. Ky i fundit kishte dhėnė OK-in qė tė nisnin bisedimet pėr njė ndeshje miqėsore kundėr kėsaj skuadre, por zor se do tė jetė ai qė do tė drejtojė Shqipėrinė nė kėtė takim. Gjatė ditės sė djeshme nuk ka pasur asnjė kontakt mes Federatės dhe teknikut holandez. "Ari Han ėshtė nė dijeni tė bisedimeve me Gjeorgjinė, sepse projekti i ndeshjeve miqėsore ėshtė diskutuar me tė qė para disa muajsh. Megjithatė, gjatė ditės sė sotme nuk kemi pasur asnjė kontakt, pasi ne sot (dje vendosėm ta bėnim publike marrėveshjen, ndonėse akordi nė parim ishte arritur qė para disa javėsh dhe Ari Han ėshtė nė dijeni tė kėsaj", ka sqaruar Kokona.

    Precedentėt

    Gjeorgjia, megjithėse njė kombėtare e re (e formuar pas vitit 1991), ėshtė njė ndėr skuadrat qė ėshtė ndeshur mė shumė me Shqipėrinė, nė eliminatore, gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit. Kombėtarja shqiptare ėshtė ndeshur 10 herė me Gjeorgjinė, ku ka fituar 3 takime ka barazuar 1 dhe ka humbur 6 ndeshje. Golavarazhi i pėrgjithshėm i kėtyre ballafaqimeve, ėshtė 8-16, nė favor tė pėrfaqėsueses gjeorgjiane. Ndėrsa ekipi shpresa ėshtė ndeshur katėr herė me skuadrėn gjeorgjiane. Tre nga takimet i kanė fituar gjeorgjianėt ndėrsa njė ndeshje, 21-vjeēarėt shqiptarė.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:46