BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lotet, kjo dhurate e vecante per te gjithe njerezit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lotet, kjo dhurate e vecante per te gjithe njerezit

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/1/2011, 19:47

    Lotet, kjo dhurate e vecante per te gjithe njerezit Images

    Te gjithe e dime se te qaret na ndihmon te qetesojme shpirtin dhe trupin, por tani kerkimet shkencore e konfirmojne plotesisht kete.

    Se fundmi, doktoret kane zbuluar se lotet mund te na ndihmojne te ndihemi me mire. Eshte provuar shkencerisht se te qaret ben nente njerez ne dhjete te ndihen me mire, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon te kemi nje shendet te mire. Per me teper, lotet jane falas, gjenden te cdo njeri dhe nuk kane asnje efekt anesor pervec skuqjes se syve, lagies se shamive dhe prishjes se tualetit. Te qaret mund te mos jete i efektshem sa ilacet, por kerkuesit kane deshmuar se eshte shume efikas ne qetesimin e trupit, sepse ndikon ne permiresimin e gjendjes shpirterore dhe rritjen e humorit te 88.8 per qind e njerezve, nderkohe qe i ben te ndihen me keq se me pare vetem 8.4 per qind.

    Kaq i dobishem eshte, sa mjeket sugjerojne se kjo mund te jete nje menyre e mire per te gjithe ata qe kane veshtiresi per t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse te gjithe ne derdhim lot te shkaktuar prej emocioneve, 47 here ne vit grate dhe 7 here burrat, mbetet ende nje mister se perse qajme dhe se cfare ndodh gjate ketij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemerimi qe kane avantazhet e tyre, edhe te qaret, si nje forme e vecante e njerezve per te shprehur emocionet, ka te mirat e saj.

    Nga ana tjeter, te qaret i ndihmon njerezit t‘i shohin gjerat me nje sy me optimist pas kesaj. Studiuesit ne Universitetin e Florides thone po ashtu se lotet emocionale, rrisin mbeshtetjen sociale dhe reduktojne ndjeshem agresionin. Nje tjeter studim ne Universitetin e Tilburgut ne Holande tregoi se si burrat, ashtu edhe grate, i jepnin me shume mbeshtetje dikujt qe ishte duke qare, por nuk ndodhte keshtu me personat qe thjesht perloteshin.

    U pa gjithashtu se burrat qe qanin pelqeheshin me shume se grate. Prof. Frei, autori i “Crying: mystery of tears”, thekson se: “Njerezit jane qeniet e vetme qe kane aftesine per te derdhur lot ne varesi te gjendjeve te tyre emocionale. Kjo eshte nje dhurate e vecante, me te cilen jane te pajisur vetem qeniet njerezore”, perfundoi ai.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 11:07